Më shumë

Gushti do të jetë muaji më i keq për këto shenja

Mërkuri në retrogradë tek Virgjëresha nuk i favorizon këto shenja ndaj edhe nuk mungojnë ulje-ngritjet dhe pengesat.

k.m.
Gushti do të jetë muaji më i keq për këto shenja
Foto ilustruese

TIRANË- Gushti fillon me vështirësi për tre shenja specifike të zodiakut. Mërkuri në retrogradë tek Virgjëresha nuk i favorizon këto shenja ndaj edhe nuk mungojnë ulje-ngritjet dhe pengesat.

Virgjëresha

Ju jeni ose të nxehtë ose të ftohtë këtë muaj. Mërkuri në retrograd në shenjën tuaj nga 5 gushti dhe në vend se të pushoni, duhet të punoni shumë për çdo gjë – qoftë edhe më të voglin problem. Nga ana tjetër, diçka e mirë ndodh nga ana profesionale, por duhet të shfrytëzoni çdo mundësi që ju vjen, pa hezitim.

Akrepi

Pesë ditët e para të muajit janë më të rëndësishmet. Jini të durueshëm, sepse tensionet në punë dhe bezdisjet në shtëpi nuk do të mungojnë. Nga fundi i muajit qetësoheni dhe shihni dritën në fund të tunelit. Deri atëherë… jini të durueshëm.

Bricjapi

Gushti sjell shpenzime, privime, tensione dhe keqkuptime – sidomos nga data 19 e në vazhdim, kur ndodh Hëna e Plotë. Më pas mund të merrni një ofertë që e keni pritur prej kohësh, por kini kujdes! Mund të rezultojë një mashtrim. Në çdo rast, mos u zhgënjeni. Gjërat nuk janë të qarta. Humbjet dhe fitoret shfaqen nga hiçi./ZËRI

Poll

MOS HUMB