Më shumë

Fundjavë e nxehtë dhe e thatë, si do të jetë moti për sot edhe nesër

Sot edhe nesër, në disa qarqe të vendit temperaturat do të shkojnë deri në 37 gradë Celsius

E.K
Fundjavë e nxehtë dhe e thatë, si do të jetë moti
Moti me diell

TIRANË- Këtë fundjavë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira fare të pakta kalimtare në relievet malore në lindje.

Era do të fryjë relativisht intensive dhe shpejtësi mesatare 3-9 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore ajo fiton shpejtësi 10-16 m/s duke u bërë relativisht problematike.

Temperaturat do të luhaten nga 14 deri në 37 gradë Celsius, ndërkohë që me fillimin e javës së ardhshme ato do të jenë në rritje, duke kapur sërish shifrat e 40 gradë Celsius.

Fundjavë e nxehtë dhe e thatë, si do të jetë motiFundjavë e nxehtë dhe e thatë, si do të jetë moti

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB