
TIRANË- FSHF ka dënuar disa tifozë duke i ndaluar hyrjen në stadium për një kohë të pakufizuar. Pirro Fufi, Klejdi Lamllari, Raid Kavaja, Mateo Gjoka janë tifozët e pezulluar të cilët nuk do të kenë mundësi të ndjekin nga afër ndeshjet e skuadrave të tyre të preferuara. Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka dhënë këtë dënim për ta për shkak të dhunës së shkatuar në ndeshjen Partizani - Tirana, e zhvilluar më datë 21.09.2024.
Njoftimi i FSHF:
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës, pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, korrespondencën me Drejtorinë e Policisë së Lezhës, lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen e Abissnet Superiore Laçi - Partizani, të zhvilluar më datë 16.09.2024 në stadiumin e Laçit, si dhe me dokumentacionin e Drejtorisë së Policisë në Tiranë, lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen e Abissnet Superiore Partizani - Tirana, e zhvilluar më datë 21.09.2024 në stadiumin “Air Albania”, ku janë konstatuar gjithashtu shkelje të parashikimeve ligjore të nenit 48 e vijues të Ligjit 79/2017 “Për Sportin”, si dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi, duke u bazuar në nenin 59 e vijues të KDE.
VENDOSI:
Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë, ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF për një periudhë të pakufizuar kohe personave të më poshtëm:
Pirro Gjok Fufi
Klejdi Alket Lamllari
Raid Lantan Kavaja
Mateo Thoma Gjoka
Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF-së, të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.
Një kopje e këtij vendimi do t’i përcillet Policisë së Shtetit.
Gjithashtu edhe skuadra si Tirana, Partizani dhe AF Elbasani në Superiore nuk i kanë shpëtuar masave të marra nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF. Ndaj tyre janë marrë masa disa administrative financiare për sjellje të gabuar të tifozëve të tyre.
Ndëshkime administrative kanë marrë edhe klube si Flamurtari, Burreli apo Lushnja. Gjithashtu edhe të dënuar janë edhe disa trajnerë e zyrtarë klubesh.
Njoftimi i plotë i FSHF:
● Zyrtari i FK Apolonia, Artan Mergjyshi, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
● KF Burreli, për mos respektimin e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa gjatë ndeshjes, në bazë të neneve 8/1 dhe 13/2/a të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
● KF Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
● Lojtari i KF Valbona, Elvis Kovaci, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
● Zyrtari i FK Kukësi, Qemal Koçi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
● KF Valbona, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
● Lojtari i Luzi i Vogël 2008, Jurgen Rushi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
● Lojtari i Luzi i Vogël 2008, Redon Laho, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
● KF Iliria, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
● Lojtari i KF Vllaznia U-18, Valter Ledinaj, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
● Lojtari i FK Apolonia U-18, Valon Misliu, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
● KF Pogradeci U-19, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtarë të Kategorisë së Parë U-19, kundër KF Erzeni U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
● AF Triumph U-19, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtarë të Kategorisë së Parë U-19, kundër KS Besa U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
● KF Pogradeci U-17, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtarë të Kategorisë së Parë U-17, kundër KF Erzeni U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
● AF Triumph U-17, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtarë të Kategorisë së Parë U-17, kundër AF Elbasani U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
● KF Pogradeci U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtarë të Kategorisë së Parë U-13, kundër KF Erzeni U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
● AF Triumph U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtarë të Kategorisë së Parë U-13, kundër KS Besa U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
● Flamurtari FC U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtarë të Kategorisë së Parë U-13, kundër KF Vora U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
● Pranimin e kërkesës së kërkuesit Nevil Dede. Futboll Club Dinamo City sh.a, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 17, datë 19.07.2024 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
● Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Këlcyra, Renis Spahiu, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
● Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Delvina, Markelian Alinani, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
● Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Delvina, Donou Jules Kadnel, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
● Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Edmir Vidrica të KF Valbona si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
● Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Aleks Dedgjonaj të KF Burreli si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
● Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Klauz Cergani të KF Erzeni U-21 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
● Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Laert Sallaku të KF Erzeni U-21 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
● Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Klajvi Zeneli të KF Erzeni U-21 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.