Më shumë

Filmohet në Antarktidë pinguini i bardhë

Pinguini është kapur duke shijuar ambientin e akullt në fillim të janarit dhe i përket llojit Gento.

f.t
Filmohet në Antarktidë pinguini i bardhë
pinguini i bardhë

ANTARKTIDË- Një pinguin i rrallë, i bardhë u vu re në Antarktidë. Pinguini femër është kapur duke shijuar ambientin e akullt në fillim të janarit dhe i përket llojit Gento, i cili zakonisht ka pupla bardh e zi, por ky është pothuajse tërësisht i bardhë.

Pinguinët e bardhë janë të rrallë sepse leucizmi është një gjen recesiv dhe mund të jenë më të prekshëm ndaj grabitqarëve. Këta pinguinë janë shumë të rrallë dhe meqenëse nuk kanë ngjyrat tipike bardh e zi që shërbejnë si ‘kamuflazh’ kur gjuajnë peshq, është më e lehtë për grabitqarët t’i dallojnë dhe t’i gjuajnë.

Poll

MOS HUMB