Më shumë

Doni besnikëri? E gjeni tek këto shenja horoskopi

Besnikëria është një veçori që evidentohet edhe në horoskop.

k.m.
Doni besnikëri? E gjeni tek këto shenja horoskopi
Foto ilustruese

TIRANË- Ne priremi të mendojmë për besnikërinë. Por jo gjithmonë përkushtimi mund të jetë i dukshëm. Besnikëria është një veçori që evidentohet edhe në horoskop. Lexoni më poshtë cilat janë shenjat më të përkushtuara dhe më besnike të zodiakut, për të kuptuar më mirë se tek cilët njerëz mund të mbështeteni.

Akrepi

Besnikëria është e kushtëzuar. Ata që i përkasin shenjës së Akrepit do të tregojnë besnikëri vetëm ndaj njerëzve që zgjedhin dhe që së pari kanë prova se e meritojnë. Kjo shenjë famëkeqe është shumë selektive. Akrepat janë edhe të përkushtuar dhe mbrojtës. Ata e vlerësojnë besnikërinë mbi të gjitha dhe nuk e tolerojnë tradhtinë. Nëse ndodh diçka dhe ata humbasin besimin tek ju, atëherë prisni hakmarrje. Edhe nëse kanë kaluar vite, ata nuk harrojnë.

Bricjapi

Bricjapi drejtohet nga Saturni, planeti i përgjegjësisë dhe angazhimit, kështu që kjo shenjë praktike luan "sipas rregullave". Edhe pse besnikërinë e tyre mund ta vini re më shumë në vendin e punës, ata janë besnikë me të gjithë. Të tradhëtosh ose të braktisësh dikë në momentin e tij më të vështirë është diçka që nuk i shkon në mend një Bricjapi.

Peshqit

Mund të themi se Peshqit e ndjeshëm janë besnikë deri në fund. Thellësisht intuitivë, ata priren të përvetësojnë ndjenjat e të tjerëve sikur të ishin të tyret. Ata ëndërrojnë për një botë plot me njerëz të lumtur dhe do të bëjnë gjithçka për të arritur këtë vizion. Tradhtia e një miku ose të një personi të dashur do t'i lëndonte aq thellë sikur të kishin tradhtuar veten. Ju mund t'u besoni atyre pa frikën e gjykimit dhe mos u habitni nëse ata shfaqen në derën tuaj me një kuti me shami para se t'u thoni se jeni të mërzitur.

Gaforrja

Ashtu si Peshqit, edhe Gaforret janë shumë vetëmohues. Kjo shenjë e ndjeshme vendos miqtë dhe familjen në radhë të parë, shpesh edhe para vetes. Por ndryshe nga disa prej shenjave të tjera në këtë listë, ata nuk presin asgjë në këmbim. Kujdesi për të tjerët vjen natyrshëm tek Gaforrja dhe të dish se i ke zgjedhur t'u drejtohesh në një kohë nevoje, i mbush me gëzim. Gaforret aspirojnë të krijojnë një marrëdhënie dashurie. Ata duan që ju të ndiheni rehat në vendin e tyre.

Demi

Në krye të listës së shenjave më të përkushtuara janë Demët - ata që e duan stabilitetin dhe nuk ndjehen rehat me ndryshimin. Ata mund të jenë kokëfortë, por patjetër që mund të mbështeteni tek ata. Ata janë shpatullat tuaja për të qarë dhe mos hezitoni të merrni përsipër vështirësitë e një marrëdhënieje. Ata rrallë hyjnë në marrëdhënie, por kur e bëjnë do keni një mik për gjithë jetën. Ata ruajnë gjakftohtësinë e tyre në situata stresuese dhe arrijnë të qetësojnë edhe të tjerët./ZËRI

Poll

MOS HUMB