
Kampionatet e futbollit rinisin në mënyrën më spektakolare në DigitAlb. Pas një pauze, emocionet e
futbollit rikthehen fuqishëm në DigitAlb. Ligat më elitare të Europës dhe kampionatet më të ndjekura
nga tifozët shqiptarë zbresin sërish në fushë, duke sjellë spektakël, rivalitet dhe përballje që nuk duhen
humbur.
Gjithçka nis me futbollin e Premier League, La Liga, Serie A, Bundesliga, Ligue 1, Eredivisie, Superliga
Turke, Scottish Premiership, Superliga Turke dhe Saudi Pro League. Çdo kampionat sjell historinë e tij,
çdo javë rezervon spektaklin e radhës dhe çdo ndeshje mund të kthehet në një moment të
paharrueshëm.
Spektakli arrin një tjetër nivel edhe me kompeticionet europiane: Champions League, Europa League
dhe Conference League të cilat pritet të ndezin atmosferën dhe të mbajnë tifozët të mbërthyer pas
ekranit. Duelet e famshme të kontinentit dhe rrugëtimi drejt trofeve më prestigjiozë po hyn tani në fazë
të rëndësishme dhe skuadrat po shpalosin ambiciet e tyre maksimale.
Një programacion i dedikuar në DigitAlb dhe një destinacion i vetëm për të gjithë ata që jetojnë me
futbollin. Përjetoni kampionatet dhe ndeshjet më të mëdha në një platformë që ju ofron një paketë të
plotë për të mos humbur asnjë moment të spektaklit.
Përfitoni deri në 25% ulje në abonimet Premium dhe Familjare dhe shijoni emocionet e futbollit së
bashku me familjen apo miqtë. DigitAlb ju pret në cdo pikë shtje të autorizuar kudo në Shqipëri dhe
jashtë saj, si dhe në çdo kohë në faqen zyrtare www.digitalb.al.
