Më shumë

Diell dhe temperatura të larta, si do të jetë moti për ditën e sotme

Temperaturat maksimale pritet që të arrijnë deri në 35 gradë Celsius

E.K
Diell dhe temperatura të larta, si do të jetë moti për
moti me diell ne tirane

TIRANË- Kjo e premte do të sjellë mot me diell në të gjithë vendin. Sipas MeteoAlb, depërtimi gradual i masave ajrore me origjinë nga Afrika do të bëj që Shqipëria të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe temperatura të larta.

Orët e pasdites do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë territorin ku më të theksuara vranësirat do të jenë në skajin verior dhe verilindor, megjithatë nuk priten reshje në territor. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 13°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 35°C vlera maksimale e shënuar në qytetin e Beratit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 30 km/h nga drejtimi perëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë./ZËRI 

Poll

MOS HUMB