
TIRANË- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve dhe në prag të festës së Kurban Bajramit, Ambasada e Republikës së Azerbajxhanit në Republikën e Shqipërisë organizoi një donacion humanitar për Fshatin e Fëmijëve SOS në Tiranë më 3 qershor 2025.

Shkëlqesia e tij. Z. Anar Huseynov, Ambasadori i Republikës së Azerbajxhanit në Shqipëri, mori pjesë në këtë ngjarje dhe dorëzoi kuti me ushqime në emër të Ambasadës. Ai u prit ngrohtësisht nga Znj. Mimoza Manaj, Drejtore e Programit, Znj. Arnita Ponari, Koordinatore e Kujdesit si Familje dhe Znj.Luiza Skerja, Eksperte per Ngritjen e Fondeve nga Korporatat të Fshatit të Fëmijëve SOS.

Gjithashtu u krye një vizitë e shkurtër në ambientet e fshatit, gjë që i mundësoi të kuptonte më thellë aktivitetet e fshatit, kushtet e jetesës së fëmijëve, u takua me fëmijët dhe shkëmbeu me ta biseda miqësore. Gjatë vizitës së tij, Ambasadori gjithashtu shprehu vlerësimin e tij të sinqertë për rolin jetik që luan fshati në mbështetjen e fëmijëve vulnerabël. Ai gjithashtu përcolli gatishmërinë e Ambasadës për të kontribuar më tej dhe për të mbetur aktivisht e angazhuar në iniciativa të ngjashme humanitare.

Duke shfrytëzuar këtë rast, Ambasada gjithashtu i përcjell urimet më të mira popullit mik shqiptar për një Kurban Bajram të begatë dhe paqësor.