
TIRANË- Disa shenja të zodiakut kanë favorin e yjeve në muajin prill. Për ta, yjet po tregojnë anën e tyre më të mirë dhe kështu, patjetër që do të shohin sesa jeta e tyre do të ndryshojë për mirë. Por nga 12 shenjat, vetëm 3 janë ato më të favorizuarat nga horoskopi.
Ja për kë bëhet fjalë:
Dashi
Dyert hapen, mundësitë shfaqen, njohje të reja për ju. Vetëbesimi juaj është rritur dhe humori juaj ndryshon. Nuk keni frikë të merrni iniciativën dhe të bëni lëvizje që do t'ju largojnë nga ajo që tashmë e dini - dhe kjo është pikërisht ajo që dëshironit.
Luani
Kalimi i Marsit në Luan më 18 Prill sjell emocion dhe dinamizëm, duke përshpejtuar zhvillimet. Kjo favorizon veçanërisht shenjat fikse, si Luani, duke ofruar mundësi për avancim personal dhe profesional.
Shigjetari
Fat dhe mundësi, sidomos për ata që kanë ditëlindje në 15 ditëshin e dytë të shenjës. Ju takoni njerëzit e duhur në kohën e duhur për të përjetuar aventura që keni dashur gjithmonë që t'i përjetoni. Universi po ju thërret ta ndiqni në të panjohurën. A do të shkoni?/ZËRI