'Mos fol gjë kur*a'/ PËRGJIMET që zbardhen rrahjen e burrit të gjyqtares, Shullazi s'i besonte Zyberajt

TIRANË- ZËRI ka siguruar dosjen e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila çoi në zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale në vend dhe lëshimin e 50 urdhër-arresteve. Kështu në një bisedë të zbardhur në Sky ECC, zbardhet dhunimi barbar i bashkëshortit të gjyqtares së Krimeve të Rënda, në atë kohë Saida Dollani. Bashkëshorti i saj, Kristaq Prifti, u dhunua jashtë ambienteve të një lokali, ndërsa dhunuesit i dhanë dhe një mesazh të koduar, i kujtuan fëmijët në Francë.
Grupi i Emiljano Shullazit kishte kërkuar vazhdimisht, 12 herë që gjyqtarja të tërhiqej nga dosja e tyre, por kjo e fundit nuk kishte pranuar duke dashur ti shkojë deri në fund gjykimit. Sipas SPAK, në ngjarjen e rëndë, Emiljano Shullazi ka pasur rolin e porositësit të dhunës, ndërsa zbatues të urdhrit kanë qenë Fabio Zyberaj (Ballabani) dhe një person tjetër i paidentifkuar, i cili ka pasur rolin e shoferit për të larguar Zyberajn nga vendi i ngjarjes.
Ka qenë një bisedë e Emiljano Shullazit me një person tjetër, të paidentifikuar., të cilit i kërkon që të interesohet tek Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës, në lidhje me shoqërimin në polici, të Fabjo Zyberajt. Po ashtu, Shullazi e porosit që të marrë vesh se çfarë ka thënë Zyberaj në komisariat, pasi sipas Shullazit, nuk duhet të flasë për ngjarjen. "Mos fol ndonjë trapllik kur*a", shkruan Shullazi me personin e paidentifikuar. Sipas Shullazit, Zyberaj nuk duhet të flasë asgjë, ndërsa sa i përket dëshmisë së gjyqtares Dollani, Emiljano Shullazi thotë se nuk ka rëndësi se çfarë thotë ajo.
Pjesë nga dosja:
7. EPISODI NENTE
Goditjet ndaj pjesetareve te familjes se personit ge kryen nje detyre shteterore
402. Me date 23.04.2019, ka bere kallezim penal ne DVP Tirane shtetasi Kristaq Prifti, bashkeshorti i shtetases Saida Dollani, e cila eshte me funksion zv-Kryetare e Gjykates se Apelit per Krime te Renda. Kristaq Prifti ka shpjeguar se kane dy femije, te cilet jetojne ne France.
403. Me date 23.04.2019, rreth ores 19:10, Kristaq Prifti ka shkuar tek lokali i lagjes ne afersi te pallatit ku banon, ne pronesi te shtetasit Nazif Shehu. Kristaqi ka qene aty se bashku me shokun e tij, shtetasin Behar Qose. Ne nje moment Kristaqi ka dale tek dera e jashtme e lokalit per te pire cigare. Aty ka kaluar edhe bashkeshortja e tij me nje shoqen e saj dhe vajzen. Pasi ka pershendetur bashkeshorten, pas 2-3 minutash, Kristaqit i ka ardhur ne te djathte te tij, nje djale i ri, rreth 20-22 vje9, i cili ishte veshur me bluze ngjyre si ne te zeze, pantallona te erreta dhe atlete ngjyre te bardhe. Ky person ka ardhur direkt me nje pistolete ne dore, i ka vene Kristaqin kemben e majte pas kembes se tij djathte, e ka rrezuar ne toke duke i drejtuar pistoleten ne goje, si dhe duke iu drejtuar me fjalet "Ti me ate shkerdhaten tende, mos harro se ke dv diemte ne France". Ne kete moment ka nderhyre Behari duke e kapur nga pas personin ne fjale, i cili menjehere eshte larguar nga pjesa e djathte e rruges .It;q ; znarre nje automjet me ngjyre te fer nje person me mjeker.
404. Kallezuesi ka theksuar se kanosja qe i eshte bere, ka ndodhur per shkak te funksionit te bashkeshortes se tij Saida Dollani, e cila ushtron detyren e gjyqtares dhe ne funksionin Zv. Kryetares se Gjykates se Apelit per Krimet e Renda Tirane.
405. Ai ka deklaruar qe nuk ka asnje konflikt vete personalisht ndersa bashkeshortja e tij Saida Dollani me date 23.04.2019 ka patur gjygin me grupin kriminal te shtetasve Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi. Gilmando Dani etj. Kristaqi mendon se personi ne fjale fillimisht mund te kete ndjekur bashkeshorten e tij pasi ate dite kishte gjyqin.
406. I pyetur sea mund ta njihte person qe e kishte kercenuar me arme zjarri me date 23.04.2019, Kristaq Prifti shpjegon se mund te thote se personi ishte rreth 22 vjeç, pak i holle, esmer ndersa tiparet e tjera ishte me sy te zi, dhe personin mund ta njohe po ta shikoje, pasi nuk jam shume i sigurt. Rrethanat e kallezuarajane konfirmuar edhe nga deklaruesi shtetasi Behar Qose, qe ka pare ngjarjen.
407. Lidhur me kete fakt me date 06.05.2019 Prokuroria e Tirane ka regjistruar procedimin penal Nr.3539/2019 per vepren penale "Kanosja per shkak te detyres" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi ; armeve, armeve shperthyese dhe i municionit", te parashikuara nga nenet 238 dhe 278/1 te Kodit Penal.
408. Nga veprimet hetimore te kryera, kthim pergjigja e Gjykates se Posa9me te Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar rezulton se shtetesja Saida Dollani me detyre Gjyqtare prane Gjykates se Apelit per Krime te Renda (ne vitin 2019) ka qene kryesuese e trupes gjykuese te procedimit penal Nr.24/138 te regjistruar me date 13.12.2018 ne Gjykaten e Apelit per Krime te Renda me te pandehur Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Blerim Shullazi etj.
409. Nga aktet e percjella me shkrese Nr.45 Ill, date 11.04.2024, rezulton te kete patur te pakten 12 kerkesa per perjashtimin e gjygtares Saida Dollani nga data 24.04.20] 9 deri me 24.06.2019.
Nga hetimet e deritanishme dhe keqyrja e komunikimeve SkyECC, rezulton se:
410.Referuar bisedave te realizuara nga perdoruesit e SkyECC te zhvilluara nga shtetasit Emiljano Shullazi "U2BA3G" me perdorues te paidentifikuar, ndermjet njeri tjetrit dhe me persona te tjere krijohen dyshime te forta qe shtetasi Emiljano Shullazi, ka organizuar kercenimin e shtetasit Kristaq Prifti, bashkeshorti i gjyqtares Saida Dollani me date 23.04.2019.
Me konkretisht roli i secilit prej te dyshuarve ne kryerjen e veprave penale eshte si me poshte:
Shtetasi Emiljano Shullazi dyshohet se ka pasur rolin e porositesit te kanosjes se shtetasit Kristaq Prifti.
Shtetasi Fabio Zyberaj (Ballabani) dyshohet se ka pasur rolin e personit qe ka kryer veprime konkrete duke goditur dhe kercenuar shtetasin Kristaq Prifti me date 23.04.2019.
Personi i paidentifikuar drejtuesi i mjetit me te cilin eshte larguar Fabio Zyberaj (Ballabani) nga vendi i ngjarjes, rolin e ndihmesit.
411. Me date 05.01.2020 Emiljano Shullazi komunikon me perdoruesin e pa identifikuar te cilit i kerkon qe te interesohet ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane ne lidhje me shoqerimin e nje personi me emrin Fabjo Zyberaj. Nga konteksti i pergjithshem i bisedes kuptohet qe shtetasi Emiljano Shullazi ka angazhuar personin Fabjo Zyberi per t .kryer nje ngjarje kriminale ne qytetin e Tiranes dhe punonjesit e policise e kane shoqeruar kete person per disa probleme me patenten. Emiljano Shullazi e porosit bashkebiseduesin qe, ai (duke ju referuar Fabjo Zyberaj) te bej kujdes se mos jlet ndonje trap/Uk. Biseda vazhdon ne lidhje me nje person qe i referohen si "burri i asaj'' se ndoshta thot qe e njoh, dhe ja ven gishtin !cot. Me gjithese ska si thot e njoh ai tani mbas nje viti. 0 shok ai qe e ka here nuk eshte fare nga Tirana, por kam hall mos me ngaterron kto qe me vijn ne taldm (personat qe i shkojne ne takim tek burgu Emiljano Shullazit) kurva se mos e ka mesu ndonje. Vetem tek ai me na rujt ky, se Saida te thoj cfare te do). Dyshohet se komunikojne ne lidhje me bashkeshortin e gjyqtares Saida Dollani i cili quhet Kristaq Prifti dhe me date 23.04.2019 ka bere kallezim penal se eshte kercenuar nga persona lidhje te shtetasit Emiljano Shullazi. Dyshohet qe shtetasi Emiljano Shullazi eshte i shqetesuar qe personit te shoqeruar (Fabio Zyberaj) mund t'i behet paraqitje per njohje nga shtetasi Kristaq Prifti dhe ai mund ta njohe qe ka gene i perfshire ne rastin e kanosjes se tij.
412. Me date 18.01.2020 Emiljano Shullazi komunikon me perdoruesin e pa identifikuar dhe dyshohet se e pyet nese eshte interesuar tek nje oficer policie ne lidhje me rastin e kanosjes se bashkeshortit te gjyqtares Saida Dollani. Emiljano Shullazi i shkruan ...me ate OPGJ per ate karin burrin e Seides (Saida Dollani) kefol? Ok.
413. Nga veprimet e kryera ne kuader te bisedave te mesiperme, konkretisht verifikime ne sistemet ADAM dhe raportime ngjarjes, rezultoi se ne komunikaten me Nr. 424952 eshte raportuar nje ngjarje e dates 05.01.2020 nga Seksioni i Hetimit te Aksidenteve Rrugore (Sherbimi i Policise Gjyqesore) ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane ku raportohet "Me date 05.01.2020, ora 04:00, u arrestua ne flagrance shtetasi Fabio Servel Zyberaj, i datelindjes 20.05.1987, banues ne Vlore, me arsim 12 klase, sepse ne oren 02:55, ne bulevardin "Gjergj Fishta", u kap duke drejtuar ne gjendje te dehur mjetin tip "Volkzvagen", me large AA 101 RC. Neni 291 i K P. Nr. Unik 202001050015. O.p.gj, Artur Mustabelli. ".
414. Po ashtu nga aktet e percjella me shkrese Nr.451/1 date 11.04.2024, gjyqtare Saida Dollani rezulton te kete gene anetare dhe kryesuese e tropes gjykuese ne gjykimin e procedimit penal Nr.24/138 i regjistruar prane Gjykates se Apelit te Krimeve te Renda me date 13.12.2018, ne ngarkim te te pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela. Nga aktet e percjella me shkresen Nr.451 evidentohet te kete patur te pakten 12 kerkesa per perjashtimin e gjyqtares Saida Dollani nga data 24.04.2019 deri me 24.06.2019.
415. Nga bisedat e keqyrura dhe te dhenat e marra gjate hetimit, krijohen dyshime te arsyeshme se Emiljano Shullazi ne vitin 2019 ka kerkuar me insistim perjashtimin e gjyqtares Saida Dollani duke derguar kerkesa te shpeshta me objekt perjashtimin e saj. Keto kerkesa nuk jane pranuar nga ana e gjykates. Ndodhur ne kete situate duke mos arritur qellimin ne rruge ligjore sipas procedures dhe kushteve te percaktuara ne ligj, ai i ka dhene porosi Fabio Zyberaj per te ushtruar dhune fizike dhe psikologjike ndaj familjareve te gjyqtares Saida Dollani, konkretisht bashkeshortit te saj Kristaq Prifti, per t'i shkaktuar pasiguri me qellim qe te heqe dore nga gjykimi i eshtjes ne ngarkim te tij.
416. Referuar pergjigjes se Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve me Nr.7634, date 07.05.2020, ku eshte kerkuar informacion nese shtetasi Emiljano Shullazi e te tjere kane vuajtur denim prane IEVP-ve,
rezulton se Emiljano Shullazi qe prej dates 28.04.2016 e deri me sot ndodhet i paraburgosur ne IEVP
417. Fabio Zyberaj (Ballabani) nuk ka vepruar i vetem, por pas goditjes se bashkeshortit te gjyqtares, ai eshte ndihmuar te Iargohet nga vendi i ngjarjes me makine nga person i paidentifikuar.
418. Sa me siper shtetasit Emiljano Shullazi, Fabio Zyberaj dhe persona te tjere te paidentifikuar, kane konsumuar elemente te vepres penale "Goditjet ndaj pjesetareve te familjes se personit qe kryen nje detyre shteterore" kryer ne bashkepunim ne formen e grupit te strukturuar kriminal, "Grupi i strukturuar kriminal" dhe "Kryerja e veprave penale nga grupi ; strukturuar !criminal dhe organizata kriminale ", parashikuar nga nenet 243 e 28/4, 333/a, 334 te Kodit Penal./ZËRI
'O unë, o ai'/ Martinaj dhe Duka, nga miq në armiq të përbetuar...PLANET për të vrarë njëri-tjetrin, "Damiano" pranoi të bëhej karrem

TIRANË- Ervis Martinaj, Erigers Mihasi dhe gjithë të njerëzit e afërm me ta ishin në plan të për t'u vrarë. Për të kryer ekzektimin janë angazhuar Leonard dhe Erlis Duka, Fatmir Hyseni, Altin Gega dhe Drianto Bardhi. E gjitha ka ndodhur pasi miqësia mes Leonard Dukës dhe Ervis Martinajt u prish pas 15 vitesh bashkëpunim. Të dy kishin punuar bashkë tek lojrat e fatit dhe në biznese të tjera si psh: hotele, bare, lokale në disa zona të Trianës. Konflikti ndërmjet tyre ka pasur pasi Duka ka vrarë Santiago Malkon, i cili i kishte marrë peng dhe i kishte dhunuar të atin, Muhamed Dukën. Kështu që për të marrë hak e vrau.
BISEDA E PLOTë MES TYRE:
Nga ana tjetër edhe Martinaj donte që të merrte hak për vrasjen e Santiago Malkos, por kundër kishte Fatmir Hysenin, i cili kishte marrë përsipër që të hiqte qafe biznesmenin që tashmë është i zhdukur prej 2 vitesh. Të vendosur që të vrisnin bossin e lojrave të fatit, e lokalizojnë më 10 korrik 2020 në Dhërmi, me një femër. Duka njofton Fatmir Hysenin, ndërsa ky i fundit fle me një person që e quan "nipçe" dhe e dërgon për të verifikuar informacionin. Drianto Bardhi shkon gjithashtu me armë në Dhërmi dhe takohet me "nipçen" e Fatmir Hysenit. Por në atë moment nuk ndodh asgjë. Më pas, Martinaj zhduket!
"Leonard Duka komunikon me Fatmir Hysenin dhe ky i fundit i tregon qe ai (duke ju referuar Ervis Martinaj) ka qene pardje ne Lezhe tek Nokt dhe mban dy te operacionales me vete dhe nuk del nga blindi. Mbase e terezisin por eshte shume i trembur nuk del fare nuk takon asnje dhe tek Arberia (Hotel Arberi ne La9). Ne vazhdimesi Fatmiri i shkruan qe Hatua (Elion Hato) nuk eshte, ka ikur ne Kosove se i kane shkuar shteti ne shtepi. Edhe "Boli" (Erigers Mihasi) nuk eshte aty ka ikur i ka heq edhe femijet dhe nusen nga aty. Babai i Visit ka vajt ne shtet kur u vra ai dhe ka dhene emra nje dite mbas varrimit te Arit (Bujar Lika), a kena mundesi me marr vesh ca emrash ka dhene? Ndihet i rrezikuar se ka njerez si ne mbas. Leonardi i shprehet qe ai (Ervis Martinaj) do rri mbyllur ca kohe por presim deri sa t'i vije ora. "Ai" (Ervis Martinaj) po rrin vetem tek Nokt, e mban ai Ndoka ne krevat. Ne vazhdimesi Fatmiri i shkruan qe, nuk ja ke idene sa veta i jane vene atij nja 50 veta, do ti qihet motra moterqirit. Nuk qan per Arin (Bujar Lika) po qan per Santin (Santiago Malko), o Santi me le halle te medhaja ne kurriz kishte thene. Fatmiri i shkruan qe ai ka marre vesh per lidhjet tona me Durresin, per "Lalen" dhe per lidhjet ne Shkoder dhe per Lict. Ai din te tera se shkon dhe qahet tek Nokt. Leonardi i shkruan qe nese i ka marre vesh kto ka per te ikur. Fatmiri i shkruan qe ai do vdesi, te kam thene dhe ta them prap, lutemi zotit vetem mos te iki dhe ta shikosh vlla. Leonardi i shkruan qe ishalla po na bjen ne dore shpejt pidhi robve."
Duke qenë se nuk e lokalizojnë dot, e ndjekin edhe tek vila e tij në Surrel.
"Leonard Duka komunikon edhe me Fatmir Hyseni te cilin e ben me dije qe ka cuar njeres te ruajne ne Surrel sepse i ka dhene informacion Klajdi qe mund te jete ne Surrel. Njekohesisht i dergon edhe fotot te cilat i ka derguar Drianto nga pika e vrojtimit. Fatmiri shkruan qe nese eshte aty me thuaj qe te vij edhe une andej dhe nese te duhet njeri tjeter me thuaj te vij me mua. Leonardi i shkruan qe nese eshte aty do t'i parkohemi dhe ishalla najep mundesi."
Në gusht, më datë 1, Leonard Duka siguron informacionin që Ervis Martinaj i ka "futur" disa femra që t'ja nxjerrin në pritë. Këtë informacion Duka ia zbulon menjëherë Fatmir Hysenit, kështu planifikojnë së bashku vrasjen e personave që do afrohen për të vrarë Leonardin. Për të finalizuar planin e tyre, Duka do të luante rolin e "karremit" dhe do të shkonte me vullenet të plotë që të takohej me femrat që i kishte vënë pas Martinaj, por në një territor që e njihte shumë mirë edhe vetë.
Kështu, Erlis Duka është takuar me një personi të identifikuar si "Sandri", ku do të ndodhte edhe takimi dhe i ka kërkuar që të fikë të gjithë kamerat. Ndërkohë Hyseni ishte nisur nga Vlora dhe kishte ardhur në Tiranë me makina, njerëz dhe armë. Në mbështetje të tij do të ishte edhe Altin Gega, sepse ia njihte të gjithë "gjuajtësat" Ervis Martinajt dhe nuk do të rrezikonte asnjë të pafajshëm. Por gjithashtu do të priste edhe ekzekutorët që t'i largonte nga vendi i ngjarjes pasi të kryenin vrasjen. Në këtë rast, Drianto Bardhi me motoçikletën e tij do të luante rolin e vëzhguesit për personat që do i afroheshin Dukës. Sipas tyre, personi që mund të bënte "vrasjen" do të ishte tashmë i ndjeri Erigers Mihasi i njohur me pseudonimin "Boli" dhe një punonjës i Policisë së Shtetit, të cilit i thërrisnin me emrin "Olsi".
"Po qe do ta bejme (vrasim) ate Olsi nqs ai ju mbyll ballet ktyre ai bythqiri se po e krruan bythen vete me sa po shikoj. Leonardi i shprehet qe duhet te nisim punen te forcohemi ekonomikisht se bejme ca te duam me kta. Ne vazhdimesi Leonardi i thote qe fol me Dashin, ai miku thote Altini duhet me ja bo ysmetin Olcit se Bolin ta mbyllim ne. (Me emrin Bali i referohen shtetasit Erigers Mihasi). Fatmiri i shkruan qe, po mire merremi ne me Olcin (lidhje e Ervis Martinaj) ca te bejme se Visin (Ervis Martinaj) e vogel vetem kur te dali nga gropa do ta gjejme. Leonardi i shkruan, po tani qe doli "boli" ne kerkim do e bejne, ato aty e kishin perdite,"-i shkruan Hyseni-Dukës.
Gjithçka ishte gati!
Leonard Duka më datë 12 gusht 2020 ka kontaktuar me vajzat, por asnjë nuk pranoi që të takohej me të, njëra i tha se ishte në Shkodër, e tjetra i shkruante se kishte angazhime. Kështu që plani u la përgjysmë!/ZËRI
HAKMARRJA e Durim Bamit, si iu vu pas Arben Ndokës, i bëri "benë" edhe Mihasit të Ervis Martinajt

TIRANË- Prej kohësh, Arben Ndoka kërkonte të vriste Durim Bamin prej 1 viti, por në një moment, edhe ky i fundit merr "masat" e veta dhe planifikon gjithashtu vrasjen e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka. Për vrasjen e tij ishin të interesuar edhe Xhelal Rraja, Endrit Dokle dhe Marklen Haka. Ndjekja e parë bëhet më 28 janar 2021, kur Arben Ndoka shkonte për kafe (qokë) tek rruga e Elbasanit në Tiranë. Ndoka kishte ardhur në "vakinë" e një gjyqtari në Lezha.
Sipas SPAK, informacionin e kishte siguruar Endrit Dokle, ndërsa Durim Bami dhe Arben Ndoka dhe Rraja bënë gati grupin, ku një prej autorëve do të ishte Marklen Haka.
"Endriti vazhdon biseden duke i thene Durimit se sot Arben Ndoka nuk do te shkonte, por neser dhe ditet ne vijim ishte 100% e sigurte qe dote shkonte dhe se kur te jete aty duke pire kafen do e marre vesh. Pas ki!saj i thoti! Durimit se nese i ka njerezit afer eshte e kryer puna. Durimi ja konfirmon duke i thene se ishalla nuk do e leje ti ike. Pas kesaj Endrit Dokle i thote Durimit qe te merret vesh me "Gabelin" pasi nuk po i shkojne mesazhet."
Gjithçka ishte gati dhe Durim Bami vihet në pozicion deri më orën 16:04, atëherë Haka e lajmëron që të mos qëndrojë më sepse Ndoka ka anuluar vizitën. Bami merr sërish Endrit Doklen, por ky i fundit i bën me dije se do të paguajë çfarëdo shumë për të marrë informacione të vlefshme.
"Endriti i thote Durimit se do te impenjohet me informatorin dhe do t'i jape cfare te doje pasi i jep te sakta informatat sepse takohen shpesh, por nuk ka dashur pasi eshte nip dhe djale gjyqtari dhe ka frike se mos flet."
Në shkurt, grupi vihet pas për të vrarë Erigers Mihasin dhe Tori Xheçukën. Një përdorues i "SkyECC" i identifikuar vetëm me user ID DZ, i ka dhënë një informacion Dokles duke vënë sërish në lëvizje Bamin. Edhe në këtë rast Marklen Haka ka pasur rolin e ruajtjes, ndjekjes dhe vrasjen bashkë me një tjetër person të identifikuar me kodin e "SkyECC" "ID H2". Më 17 shkurt, pas informacionit të dhënë nga "H2", grupi vihet pas një "Range Rover" që nga Larushka kishte marrë drejtimin për të Tiranë. Bami kërkon vrasjen e pasagjerëve dhe i kërkon "H2" që të shkojë dhe të marrë "Valin". Emri i asnjëherit prej tyre ende nuk dihet. Por aksioni është ndërprerë pasi mësojnë se "Policia ka kapur Rrelin tek lokali i Bledit me arme dhe dyshon se kane kapur dhe shtetasin me pseudonimin "Gabeli". Këtu aksioni u finalizua...pa sukses.
"Durim Bami pyet perdoruesin e H2 se ku ndodhet ne keto momente dhe sugjeron qe "ti bim". Pasi perdoruesi i H2 i thote se ndodhet ne Nikel, Durimi i thote qe te shkoje dhe te marre makinen se bashku me shtetasin me emrin Vali. Ne keto momente perdoruesi i H2 e pyet Durimin se kush do ta ruaje automjetin pasi ai i kishte qendruar pas, deri ne Larushk. Durimi i thote se do i rrije ai nga pas duke e ruajtur, vetem se ka frike se automjeti Range Rover, blu, me targa 003 dote futet tek shtepia e tij. Per kete arsye perdoruesi i H2 i thote se po i rri vete nga pas. Ne keto momente Durimi i thote qe t'i rrije nga pas dhe te shohe se ku do te ndaloje dhe nese e kalon Kamzen. Perdoruesi i H2 i tregon se eshte pas automjetit dhe ka marre drejtimin per ne Tirane pasi sa u fut ne Kamez. Ne oren 13:55, perdoruesi i H2 i tregon Durimit se automjeti ka ndaluar dhe parkuar aty ku behen reklama. Durimi e pyet nese do qe te vije ai dhe ta ruaje ndersa perdoruesi i H2 bashke mete tjere te shkojne dhe te marrin makinen. Ne oren 13:59, perdoruesi i H2 i thote se tani po iken atje dhe se automjeti ka ndaluar dhe se pa 20 minuta nuk leviz prej andej. Me date 17.02.2021, ne oren 13:46 shtetasi Durim Bami komunikon paralelisht dhe me shtetasin Marklen Haka, i cili i thote Durimit qe duhet te ruaje, e pyet nese ka kaluar Niklen dhe ne oren 13:58 e pyet nese ka rob (njerez). Data, ora dhe konteksti i ketyre mesazheve te derguara nga shtetasi Marklen Haka te krijon dyshimin e arsyeshem se dhe ky shtetas eshte i perfshire ne ndjekjen e automjetit te markes Range Rover, blu, me targa 003. Ne oren 14:40 perdoruesi i H2 lajmeron Durimin se policia ka kapur Rrelin tek Iokali i Bledit me arme dhe dyshon se kane kapur dhe shtetasin me pseudonimin "Gabeli". Pas diskutimeve se kush mund te jete ndaluar, Durimi i thote perdoruesit te H2 se kishte folur me Gabelin dhe kane kapur Rrelin. Ne oren 15:51 perdoruesi i H2 i thote Durimit qe te flase me dike qe te mos i shpallin ne kerkim dhe te tjeret,”-shkruhet ndër të tjera në dosje.
Erigers Mihasi u ekzekutua më 13 nëntor 2021 në Tiranë bashkë me mikun e tij, Armand Dumani teksa lëviznin në makinën luksoze në zonën e Astirit. Autorët që i morën jetën 2 të rinjve me breshëri kallashnikovi dyshohet se u larguan me mjetin e tyre në drejtim të Thumanës, ku edhe e braktisën për t'i vënë më pas flakën. Brenda në makinën e djegur u gjetën 2 kallashnikovë. 32-vjeçari i vrarë njihet si mik i ngushtë i Ervis Martinajt dhe i ish-policit të ekzekutuar në gusht 2019, Santiago Malko./ZËRI
HAKMARRJA mes fiseve/ Binjaku porositi vrasjen e Klementit, u ekzekutua Shkëlzeni. Zaja dhe Xheçuka gabuan

TIRANË- Albert Zaja dhe Hektor (Tori) Xheçuka ishin një dyshe që bashkëpunonin për vrasje, kështu të dy së bashku kanë vrarë edhe Shkëlzen Kastratin. Porosia ishte bërë nga Gentjan Binjaku. I përfshirë në këtë ngjarje rezulton që të jetë Gentjan Binjaku, por edhe persona të tjerë të paidentifikuar. Në fakt, objektivi nuk ishte viktima, Shkëlzeni, por Kelmend Kastrati, por mesa duket kësaj herë Xheçuka dhe Kelmendi gabuan objektivin e tyre.
"Ne daten 1 shkurt 2021, pas vrasjes se kryer, Albert Zaja komunikon me Gentjan Binjakun dhe i thote qe shoku i tij qe personi qe kane vrare nuk eshte ai qe ka kerkuar Gentjan Binjaku. Ai i dergon mesazhet "...Ca bon vlla si je...Vlla njerzi...Po me thot shoku nuk osht ai...Per son po ket me kan tregu...Tu dhe ate dit e pash me toyoto te vogel,jo ky tha po ky me benzin...Dhe ikam nejt nje jav tu epa...Se di vlla...Ket me kan tregu... E kam ndiek mire prei lokali, prei ke rrethi der ke rrethi tieter atie ku ka ndodh, e kam pa mire ne surrat, i kam dale anash pastai kemi vepru se sqellohet ne popull ...". Ne oren 15:12:48 Gentjan Binjakun pyet nje perdorues i paidentifikuar se cili eshte personi qe u vra ne Fier dhe Gentjan Binjaku i pergjigjet "...nje nga ata mq... ".
Këtu nisin problemet për Zajën. Me datë 3 shkurt 2021, Ervis Martinaj i shkruan Albert Zajës dhe i thotë që të pastrojë shtëpinë dhe të heqë sendet e paligjshme me urgjence, epo ashtu edhe të fshehë makinen Audi me targe 619 pas do ta arrestojnë.
"Duhet ta kishe hequr makinën Audi dhe i tregon se i kishte te gjitha mundesite per t'i shpetuar arrestimit."
Edhe pse viktimë sot, 40-vjeçari me origjinë nga Kukësi ishte një emër i njohur për Policinë e Shtetit, për shkak të vëllait të tij. Klement Kastrati, i vëllai i viktimës, i dënuar për plagosje dhe gjobëvënie në Belgjikë, rezulton si i përfshirë në një sagë hakmarrjeje me familjen Binjaku. Në vitin 2016, ai i shpëtoi një atentati në vendin e njohur si Ura e Mbrostarit, ku humbi jetën shoku i tij, Denis Kasaj dhe hetimet u fokusuan pikërisht tek kjo përplasje. Mirëpo duket se familja Binjaku e kishte vendosur, me çdo kusht donte vrasjen e Klementit, por që nuk e arritën. Tashmë kur kanë kaluar 4 vite nga vrasja në Sheq të Madh, mes familjeve nuk ka pasur më asnjë përplasje./ZËRI
PLANI për vrasjen e Durim Bamit/ Marklen Haka ndihmoi autorët me informacione...por 'i forti' i Niklës shpëtoi

TIRANË- Atentati ndaj Durim Bamit tek ura e Tapizës, ku mbeti i plagosur kushëriri i tij, Ervin Kodra ishte një porosi e Ervis Martinajt dhe jo e personit që e kërkonte prej kohësh, Arben Ndoka. Për këtë tentativë vrasje, të përfshirë ishin Hektor (Tori) Xheçuka, Florend Kelmendi, Albert Zaja dhe Marklen Haka. Po ashtu përmenden edhe persona të tjerë të paidentifikuar me emër. Por porositësi për vrasjen e vëllezërve Bami ishte Martinaj, ndaj Xheçuka dhe Albert Zaja ranë dakord që të kryenin punën, duke i kërkuar takim nga afër Martinajt.
Në këtë takim i tregojnë se punojnë bashkë dhe se kanë lidhje edhe me Marklen Hakën. Por nga ajo që flasin i lënë të kuptojë Martinajt se ndaj vëllezërve Bami kanë urrejtje.
"Tori Xhecuka i shprehet Ervisit qe, Bert Zaja (Albert Zaja) eshte shoku im dhe eshte ai qe me jep info dhe ai e din qe duan ta vrasin ato (i referohet Durim dhe Valter Bami). Tori i tregon qe Albert Zajen e kemi per gjithcka dhe e kemi me vete sepse Berti ka 3 plumba ne bark nga ata (i referohet Durim dhe Valter Bami) edhe perpara 3 muajsh i kane gjuajtur sepse Berti eshte lidhje e Mariglenit (Marklen Haka). Tori i shpjegon se ka degjuar qe Durimi flet keq per Ervis Martinaj dhe ne fund i thote qe nuk kerkon ta shtyje Ervis Martinaj ne konflikt por le t'i shohe vete gjerat."
Madje i kanë bërë me dije Martinajt, se vrasjen e Bujar Lika dhe Paulin Gjergjit, autor ka qenë Durim Bami dhe bashkëpunëtorët e tij. Nga ana tjetër, Marklen Haka sqarohet me Martinajn dhe i betohet se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të ish-deputetit Arben Ndoka, Aleksandrit, ndaj ky i fundit zotohet që t'i ulë bashkë për sqarim.
-
'Ta krym atë kur*'/ Zaja zotohet ta vrasë Durim Bamin
20 Maj, 21:30 -
"Ti per mua je i mirepritur tek shtepia ime dhe hajde kur ti! duash e ke deren hapur, ndersa ne lidhje me Arhen Ndoken as nuk e ndihmoj per ty, as ty per ti here dem atij. Nese deshiron me te ul me Arben Ndoken ne shtepine time, te ul me te dhe jam garant."
Kështu ditën e atentatit ishin Xheçuka dhe Kelmendi ata që qëlluan drejt mjetit "Range Rover" të Durim Bamit, ndërsa Marklen Haka i njoftoi të dy për lëvizjet e Bamit në zonën e Fushë Krujës, ndërsa Zaja për lëvizjet e tij teksa udhëtonte në aksin Kamëz-Tapizë. I plagosur mbeti vetëm Kodra, i cili u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, por pa pasoja për jetën pasi plumbi e kapi në krahë. Pasi gjendja e tij shëndetësore u përmirësua, Ervin Kodra dha shpjegimet e tij para Policisë.
"Durimin e kam djalë daje dhe bashkë me të shkova në Rinas. Na qëlluan dhe Durimi preu timonin e makinës majtas duke kaluar në krahun tjetër të rrugës duke u futur në një rrugicë të vogël brenda rrethimit të një fabrike mermeri. Ngaqë nuk manovroi dot më, u përplas me një mur të kësaj fabrike. Aty erdhi Valter Bami që më solli në spital dhe Durimi vajti në shtëpi."
Ervin Kodra tregoi se i kishte fiksuar personat që i kishin qëlluar nga mjeti "GOLF", njeri drejtues i mjetit, tjetri në sediljen e parë dhe njëri në sediljen pas shoferit. Ky i fundit, sipas asaj që kujtoi Kodra, kishte një kapele në kokë.
Ngjarja ndodhi më 5 nëntor por Durim Bamin Policia nuk e gjeti dot. Ai u dorëzua vetë pas 3 ditësh për të dhënë sqarimin e tij, por nuk tha asgjë. Thjesht u shpreh se nuk i kishte njohur autorët.
"Jam larguar nga vendi i ngjarjes dhe jam fshehur pasi i druhesha një sulmi tjetër të mundshëm me armë. Nuk kam arritur që të identifikoj personat që kanë qëlluar në drejtim të automjetit me të cilin kam qenë në lëvizje,"-deklaronte ai.
Deri më zbardhjen e kësaj dosje, autorët e kësaj ngjarje ishin mister për Policinë e Shtetit./ZËRI
300 mijë euro për 'kokën' e "Doqjes", + 50 për çdo krah që do i këputej/ PAZARI i Martinajt për 'të fortin' e Vlorës

TIRANË- Probleme, Ervis Martinaj nuk kishte vetëm me klanin Duka, por edhe me personazhe të tjerë të botës së krimit. Në shënjestrën e tij kishte edhe Armando dhe Fatmir Hysenin, ky i fundit, i njohur si "Doqja". Për eliminimin e tyre ka bashkëpunuar me Viktor Imerajn dhe Satilno Bashën, por edhe me persona të tjerë për t'i ekzekutuar. Vetëm se në këtë rast lista ishte e palimituar pasi kishte ndërmend që të eliminonte çdo person tjetër i vinte në ndihmë "Doqjas". Edhe për të, Ervis Martinaj kishte krijuar bindjen se kishte bashkëpunuar me Leonard Dukën për të vrarë Santiago Malon, ndaj për kokën e tyre jepte 250 000 - 300 000 euro.
"Viktor Imeraj i dergon nje fotografi personi duke i shpjeguar qe eshte djali ; xhaxhait Iii "Doqes" (Fatmir Hyseni) dhe nii momentin qe largohet policia do tii mbarojmii pune (do ta vrasim). Shtetasi Viktor lmeraj i shpjegon qe ky ishte personi qe e ndihmon per cdo gje "Doqen"; dergon para dhe ben levizje per ate. Ervis Martinaj i shkruan qe na duhet patjeter por vetem me kujdes."
Përsipër "punën" ia mori Viktor Imeraj, të cilit i dha automjete dhe armatim, madje në disa raste edhe e "furnizon" me informacione të siguruara nga lidhjet e tij me Policinë e Shtetit që të mos e kapte Policia.
"I dyshuari punonjes policie i kerkon qe ta lajmeroje Viktorin qe te zhduket sepse po kerkojne qe ta arrestojne dhe te bej kujdes se eshte ne pergjim."
Këtë e bënte pasi Imeraj i duhej jashtë për të vrarë kundërshtarët e tij. Por me datë 7 dhjetor 2020, Viktori arrestohet për vrasjen e Vajdin Lamaj.
Me kalimin e kohës, Martinaj e rriti pazarin e tij me të porositurin e dytë, Satilno Bashën, pasi nëse jepte 300 mijë euro për Fatmir Hysenin, për çdo person që do të kishte lidhje me të dhe që do të ekzekutohej, do shtonte nga 50 mijë euro.
"Basho i shkruan qe neser mund te kapim ate biseduam sepse kemi informacion. Satilno Basho i tregon qe ne momentet qe po shkruan eshte me personat qe do te kryejne vrasjen e "Doqes" (Fatmir Hyseni) dhe pyet Ervisin sa do te paguaj per vrasjen e tij. Ervis Martinaj i shkruan qe do tu jape 250 kur tefutet "Doqja" ne toke edhe 50 shtese per kedo qe eshte me te. Satilno Basho i shprehet qe do te njoftoj perpara se te dale ne televizjon dhe eshte organizuar me 6 persona, me dy makina dhe 4 gryka zjarr, te gjithe kallash me qyt metalike. Ervis Martinaj i shprehet qe rendesi ka qe te dale me sukses sepse nese shpeton na humbet dhe nuk e kapim dot me."
Në bisedë, nga burgu angazhohet edhe Emiljano Shullazi.
Fatmir Hyseni njihet në Vlorë me nofkën “Doqja” dhe ka një të kaluar kriminale pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë si një nga bashkëpuntorët e vrasjes së vëllait të Viktor Ymerit në Vlorë, ose siç njihet ndryshe në këtë qytet si “Tori i Xhihanes”. Viktori ka qenë daja i Edison Harizaj, (Faqedjegurit), i cili gjithashtu u vra në Durrës, në vitin 2018 bashkë me Genti Cacin. Për këtë ngjarje nuk ka autor, por ka dyshime se mund të jetë porositur nga një grup kriminal në Tiranë./ZËRI
Gaçajn e shpëtoi e bija nga VDEKJA! Martinaj-Cukalit: Gjynah!

TIRANË- Elvis Gaçaj ishte një person për të cilin Ervis Martinaj kërkonte ta vriste. Për të arritur objektivin e tij, Ervis Martinaj kontakton me Erigers Mihasin dhe Gjergj Cukalin për të kryer vrasjen. Në planet e Martinaj për t'u vrarë janë edhe Elvis Gaxha, Leonard Duka, Altin Gega, pasi ka bindjen se ata persona kanë organizuar dhe kryer vrasjen e ish-policit, mikut të tij të ngushtë, Santiago Malkos. Ndaj edhe angazhon Kristos Teta (djalin e tezes) që të mbledhë informacione për vendin ku ndodhen Duka-jt.
Teta i shkruan Martinajt: Nardi (Leonard Duka) eshte ne jug bashke me Lisin (Erlis Duka) dhe me familjen e vet, neser ose pasneser do kthehen dhe do ikin perseri. Nardi eshte lidhur me nje femer dhe se do e takoj. Ervis Martinaj i kerkon Kristosit qe te mesoj se ku eshte Leonardi dhe se ku do te ikin bashke me kete femer.
Teta gjen një vajzë dhe e angazhon që t'i afrohet Dukës, në mënyrë që të zbulojë kështu vendndodhjen e tij në çdo moment. Më 16 korrik 2020, Leonard Duka lë takim me vajzën në fjalë tek "Selvia" në Tiranë. Erigers Mihasi pozicionohet tek lokal "Oslo" në pritje të "çiftit". Por takimi mes tyre nuk është zhvilluar, ndaj edhe Mihasi është tërhequr.
Po ashtu, Ervis Martinaj shkruan se ka krijuar bindjen që edhe Elvis Gaçaj ka gisht në vrasjen e "Santit" kështu që i ofron Cukalit 150 000 - 200 000 euro për të kryer vrasjen.
"Hajde te te jap 200 dhe le ta bejne vete sepse kam pune tjeter ne dore jam duke u marre me Nardin (Leonard Duka) dhe nuk kam kohe per te humbur. Epo te sjell ne Tirane 200 dhe mbaji ti, nese e vrasin ju jap 200 nese nuk e vrasin ju jap 0."
Cukali nga ana tjetër ka angazhuar lidhjet e tij për të mësuar kur do largohej Elvis Gaçaj nga burgu i Rrogozhinës, që të kryente vrasjen në momentin që ai do të dilte nga burgu. Kështu që përveç parave, Martinaj i jep Cukalit edhe armë e makinë për të kryer vrasjen. Por për të qenë i sigurtë ka dërguar edhe Mihasin bashkë me persona të tjerë për të kryer vrasjen. Ndaj më 30 korrik, presin daljen e Gaçaj, por vrasja nuk është realizuar pasi ai sapo ka dalë nga burgu ka qenë në prezencë të vajzës së tij.
"Gjergji e lajmeron qe Elvis Gacaj ka dale nga burgu, eshte nisur drejt Kavajes dhe se eshte ulur mbrapa me gocen ndersa gruaja eshte ulur perpara bashke me shoferin. Gjergji i shprehet qe ai deri ne Vore e ndjek dhe nuk futet ne Tirane dhe i kerkon qe te bej gati personal me motorr. I tregon qe Elvis Gacaj me duket se eshte ulur nga krahu i shoferit por nuk eshte i sigurte dhe po te mos ishte me gocen do e kishte shplare (vrare) vete. Gjergji e njofton qe Elvis Gacaj eshte futur nga rruga e Ndroqit dhe e ka makinen e atij perpara. Gjergji Cukali kryen ndjekjen e automjetit ku ndodhet Elvis Gacaj deri tek varrezat e Sharres dhe e nderpret. Ervis Martinaj shprehet qe me mire qe nuk e beme bashke me femijen se gjynaf."
Pas Gaçajt, Martinaj i vë syrin Altin Gegës, i cili dyshon se e ka ndjekur. Për Gegën, i ofron Cukalit 300 000 - 400 000 euro dhe ky i fundit i gjen banesën, makinën dhe të dashurën e të riut.
"Do te jap nje pune per 300 euro te cilen e mbaron per 2 dit por nuk duhet te merret vesh qe jam une ne mes. Kësaj radhe nuk ju jap as arme dhe as makine dhe nese e beni kete Jave ju jap 400, nese e beni brenda muajit ju jap 300."
Për të vrarë Gegën, Martinaj ka angazhuar Denis Metën, të cilit i ka ofruar 200 mijë euro. Kështu Meta e informon në vazhdimësi për vendodhjen e Gegës, Erlis dhe Leonard Dukës. Aq me zell e kishte marrë "punën", saqe i premton Martinajt se me këto kushte Altin Gegën ia vret djali i dajës pa asnjë pagesë. Por Ervis Martinaj i ka premtuar që nëse kushëriri i tij e kryen vrasjen, atëherë do i dhuronte një apartament të mobiluar në qendër të Tiranës.
Por jo vetëm kaq! I premtoi edhe që do ta "mbante afër".
"Do vijë djali dajes, do ta vrase ai pa asnje lek dhe nese ti deshiron ta respektosh mund ta respektosh por jo me lek,",-ndërsa Ervis Martinaj i shprehet që: nese e ben do ti bej dhurate nje aparatament ne mes te Tiranes 150 metra katror, do ta mobiloj ai vete dhe do ta mbajme afer.
Meta e informon Ervis Martinajn nëe lidhje me vendet që frekuenton Erlis Duka (vellai i Leonard Duka).
"Rrin ne zonen e bllokut xhiro me makine dhe ne kembe del xhiro. Duka mund te strehohet ne Shijak. Leonard Duka eshte afruar edhe me "Bolin" (Ervin Mata). Po mu tha mundesia i gjej, por dua mbeshtetje se kam frike se ngelem ne burg dhe skam lekë medal nga burgu. E bëj vetë vrasjen, nuk dua lekë. Më lej disa dite kohe dhe do të kthej pergjigje te sakte per vendndodhjet se ka informacion te sakte."
Me datë 07 tetor një person i pa identifikuar i shkruan Ervis Martinaj duke e pyetur: Gabelin (Elvis Gacaj) a ta mbarojmë (vrasim) se jemi keq per lek sepse ate tjetrin spo e gjeme dot, ja kemi mesuar hyrjen dhe te gjitha por nuk po e gjejme dot.
Por asgjë nuk u bë, pasi asgjë vrasje për emrat e lartpërmendur nuk u krye! Madje përkundrazi, pasi u zbuluan, ndezën edhe më shumë rivalitetin mes miqëve të dikurshëm që ishin kthyer në armiq të përbetuar! /ZËRI
Operacioni ‘Revanshi’ i SPAK, Policia: 13 persona u larguan nga Shqipëria para zhvillimit të aksionit!

TIRANË- Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë lidhur me operacionin e zhvilluar me Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pak ditë më parë. Në një deklaratë për mediat, Policia thotë se 13 persona për të cilët është lëshuar "urdhër arrest" nga SPAK, janë larguar nga Shqipëria para se të zhvillohej operacioni për kapjen e tyre. Gjithashtu shtohet se asnjë strukturë e Policisë së Shtetit në nivel qendror apo vendor nuk është përjashtuar aksioni. E po ashtu theksohet deri tani nuk ka asnjë indicie për dekonspirim të operacionit.
"Policia e Shtetit është e vendosur për ta thelluar më tej procesin e vetëpastrimit, duke bashkëpunuar ngushtësisht me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, me qytetarët dhe me mediat,"-shkruhet ndër të tjera në reagimin zyrtar.
NJOFTIMI I PLOTË:
Në lidhje me një lajm të publikuar në disa portale, se Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale është përjashtuar nga pjesëmarrja në operacionin e koduar “Revanshi”, për ekzekutimin e 50 masave të sigurisë të caktuara nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, sqarojmë se: Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në kuadër të këtij operacioni, hartoi planin operacional për ekzekutimin e masave të sigurisë. Për zbatimin e këtij plani operacional u angazhuan 50 oficerë të Policisë Gjyqësore, Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Ogranizuar, personeli policor i Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, të gjithë efektivët e Forcës Kombëtare të Sigurisë, 80 % e efektivëve të RENEA-s, 100 punonjës të DVP Tiranë, 50 punonjës të DVP Durrës, 50 punonjës të DVP Lezhë, 50 punonjës të DVP Vlorë dhe 20 punonjës të DVP Shkodër.
-Gjatë operacionit, u kapën nga shërbimet e Policisë që morën pjesë në operacion dhe u arrestuan, 8 shtetas. -6 shtetas, të cilët u shpallën në kërkim në kuadër të operacionit, u kapën dhe u arrestuan jashtë shtetit, gjatë zhvillimit të operacionit, në bashkëpunim me partnerët italianë, spanjollë, belgë dhe gjermanë. -Për 6 shtetas të tjerë u ekzekutuan vendimet e Gjykatës dhe ata u njohën me akuzat, në IEVP-të përkatëse.
-Gjatë verifikimeve në sistemin TIMS, rezultoi se 13 shtetas ndodheshin jashtë shtetit dhe ishin larguar para zhvillimit të operacionit, si dhe 6 shtetas që ishin të shpallur në kërkim para operacionit, sipas vendimit të gjykatës, për vepra të tjera penale të kryera më parë. -Ndërsa 11 shtetas, mes tyre dhe 2 dy punonjës policie, të cilët iu shmangën organeve të drejtësisë, nuk u bë e mundur që të kapeshin gjatë operacionit.
Theksojmë faktin se asnjë strukturë e Policisë së Shtetit në nivel qendror apo vendor nuk është përjashtuar nga pjesëmarrja në operacionin “Revanshi” dhe deri tani nuk ka asnjë indicie për dekonspirim të operacionit. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka bashkëpunim shumë të mirë, të bazuar në ligj dhe në besueshmëri të plotë me SPAK-un, me GJKKO-në dhe me prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm.
Bazuar në rezultatet e punës, të arritura gjatë vitit 2023 dhe gjatë 5-mujorit të parë të vitit 2024, rezultate të cilat janë të pakrahasueshme me periudha të mëparshme, tregojnë qartë angazhimin maksimal dhe vendosmërinë e Policisë së Shtetit, në luftën ndaj krimit të organizuar dhe krimit në përgjithësi. Gjithashtu, Policia e Shtetit është e vendosur për ta thelluar më tej procesin e vetëpastrimit, duke bashkëpunuar ngushtësisht me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, me qytetarët dhe me mediat./ZËRI
I zbuloi "SkyECC"/ Efektivët ndihmuan Pëllumb Gjokën, lejuan lojrat e fatit dhe kanabisin në Lezhë

TIRANË- Klodian Shahini, Henerigert Mitri, Pëllumb Gjoka, Elton Zalla (kultivues kanabisi) dhe persona të tjerë të paidenfikuar janë identifikuar nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë marrë marrë me lojrat e fatit në Lezhë. Në dosjen e SPAK, sqarohet se Klodian Shahini, shefi i Sektorit kundër Trafiqeve të Paligjshme i është vënë në dispozicion Elson Reçit për t'ju përgjigjur për çdo kërkesë. Në bisedat mes tyre, Reçi i dërgonte foto targa makinash (AA075MG, AA448ZZ, AA481XY, AB799AB, AB207RD, AA448PN, AA994JY, AB871AU, ABl66AS, AA361 UT, AB765BK), pa i shkruar asnjë tekst, e Klodiani ia verifikonte.
Nga ana e tij, Henerigert Mitri si drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë së Lezhës, edhe pse e dinte, nuk ka marrë asnjë masë për të ndaluar aktivitetin e lojrave të fatit në "Bar Kafe Medusa". Këtë "nder" e bënte për llogari të Pëllumb Gjokës (i arrestuar gjithashtu nga SPAK). Edhe pse Mitri e dinte që aty vazhdonte aktiviteti i lojërave të fatit, sërish ka lejuar Pëllumb Gjokën që të vazhdonte i qetë angazhimin e tij kriminal. Siguria është dhënë nga vetë Gjoka, pasi ky i fundit ka biseduar me Oltian Bistrin për kolegun e tij, Mitrin. Por kishte bërë një gabim.
Pellumb Gjoka komunikon me Oltian Bistrin dhe ky i fundit i shkruan, ...Pa i thene Gertit shkuan ata? Ca thua! Me dere te fshehte e kishe aty? I hapen problem Gertit? Po si vajten pa i thene? Drejtor tjetri!.
Aksioni është bërë në lokalin "Medusa" dhe kishin arrestuar Ermando Permargjetën.
Por sipas bisedës së tyre, zbulohet edhe që Henerigert Mitri i përmendur si "Gerti drejtor", nuk duhet të kishte marrë përsipër mbulimin e ngjarjes pa marrë dakordësinë e eprorëve. Biseda lë të kuptohet se në lidhje me Pëllumb Gjokën, Henerigerti ka qenë i detyruar t'i përgjigjet pasi ka qenë dakordësuar më parë. Madje e orienton biznesmenin se ku duhet që të japë ryshfet.
"Pellumb Gjoka para OJtian Bistrit, ne oren 12.34 komunikon me Henerigert Mitri, me te cilin Jene takim dhe Henerigerti nderkohe ne bisede shpjegon ngjarjen dhe i permend emrin e oficerit te Drejtorise Hetimore Gentjan Ndoji, i cili ka mbajtur procesverbalin e kapjes ne flagrance date 31.01.2020, ora 20:30. Henerigerti i shpjegon edhe per takimet qe ka patur. Ne vazhdim ne oren 16.03, Pellumb Gjoka komunikon serish me shtetasin OJtian Bistri, i cili i thote Pellumbit qe nuk ka fare te beje tani pasi pajisjet jane kapur dhe se Henerigerti te cilit i referohet me "Gerti" nuk duhet t'i kishte dhene siguri Pellumbit ne zhvillimin e ketij aktiviteti nese nuk ka patur dakordesine e eproreve. OJtiani i tregon se do perpiqet per t'i gjetur nje zgjidhje. Ne oren l 8.07, Henerigert Mitri i shkruan Pellumb Gjokes dhe i tregon se ka mberritur ne Tirane, sipas takimit te Jene ne oren 13:34, dhe i tregon se gjyqtari (zbulohet se është Artan Hajredinaj)qe do shqyrtoje masen e sigurimit per shtetasin Ermando Permargjeta, do jete nje Tropojan dhe se eshte burre i mire. Henerigerti tregon, se i ka thene dikujt qe te takohet me Pellumbin. Me date 04.02.2020, Henerigert Mitri i shkruan Pellumb Gjokes dhe i tregon lidhur me nje bisede qe ka patur me nje te njohur, me te cilin ka shprehur opinione per dike."
Permargjeta është liruar me datë 19.02.2020, pas 15 ditëve burg.
"Me date 23.04.2020, Henerigert Mitri, komunikon me Pellumb Gjoken dhe dyshohet se lidhet me biseden e dates 09.03.2020, ku Henerigerti shfaq pakenaqesi qe "shoku" i Pellumbit nuk i ka thene faleminderit per punen qe i ka mbaruar Henerigerti. Me date 06.07.2020, Henerigert Mitri komunikon me Pellumb Gjoken dhe diskuton rreth nje shume IO mije euro ne muaj per nje person, mete cilin do e lidhe Henerigerti. Me date 13.07.2021, prokurori i yeshtjes Erjon Shehaj, ne diskutimet perfundimtare te yeshtjes penale Nr. l 05/2020 ka kerkuar deklarimin fajtor per Ermando Permargjeta per vepren penale "Moskallezimi i krimit" dhe denimin e tij me 1 muaj burg, ne aplikim te nenit 406 te Kodit te Procedures Penale, te denohet me 20 dite burgim. Erjon Shehaj eshte caktuar prokuror çeshtje me vendim te drejtuesit te Prokurorise Lezhe date 15.05.2020 pas kerkeses per heqje dore te Sabri Kastratit me date 13.02.2020. Me date 14.09.2021, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Lezhe me vendim Nr.274/474, ka vendosur denimin e Edmond Permargjetes per vepren penale "Moskallezimi i krimit" parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal, me 2 muaj burgim, ne aplikim te nenit 59 te Kodit te Procedures Penale, denimin me 4 muaj sherbim prove."
Por Mitri duket se nuk është marrë vetëm me lojrat e fatit, pasi rezulton se ka mbuluar edhe kultivimin e kanabisit në zonë. Edhe për parcelat, ka pasur dijeni por nuk ka vepruar, ose nëse e ka bërë, ka qenë selektiv duket mos i "dëmtuar" ata që e paguanin. Në biseda i permend edhe Arben Ndokën, për të cilin shprehet se në atë zonë vite më parë ka kultivuar edhe Arben Ndoka cannabis.
Mitri i dërgonte në "SkyECC" koordinatat Klodian Shahinit duke e njoftuar se në ato zona janë bashkëpunëtorët e tij. Në rastet kur kishte aksion, lajmëronte Shahinin për t'i çuar fjalë "personave' që të digjnin bimët. Në këto ngjarje Klodiani dhe Mitri ishin në një linjë mendimi, por shqetësimi ka nisur kur Henerigerti ikën nga DVP Lezhë. Atëherë, menjëherë njofton kultivuesit që të gjejnë kontate të reja për të qenë të sigurtë.
Dje, me urdhër të drejtorit të Policië së Shtetit u përjashtuan nga radhët e Policisë./ZËRI
'Vetëm Zoti në qiell e mbron'/ ATENTATI ndaj Preng Gjinit, "Soni" e vuri vetë minën, Dumanit i hoqi vizën

TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbardhur një tjetër ngjarje kriminale në vendin tonë, bëhet fjalë për atentatin e dështuar ndaj Preng Gjinit, ngjarje e cila ndodhi në Tiranë. Si të përfshirë në këtë ngjarje, SPAK përmend Elson Reçin, Arben Mërkurin, Fatmir Troplinin, Besian Xhixha, Enver Diva, Robert Lasin dhe shumë persona të tjerë. Reçi ka organizuar vrasjen e Preng Gjinit (e cila nuk u arrit) për të marrë hak për atentatin që familja Gjini organizoi ndaj Kastriot Reçit, i cili u vra me snajper në mes të Mirditës. Në aksion për të marrë hak, Reçi ka kontaktuar Besian Xhixhën, Enver Divën dhe Robert Lasin, duke i dhënë një makinë për të bërë vrasjsn. Shënjestrës i kishin vendosur GPSD në makinë, ndërsa atenatin menduan që ta bëjnë me minë poshtë makinës dhe jo me armë zjarri.
Detajet e tjera i merr nga miku i tij në Polici, Klodian Shahini.
"Me date 11.07.2020, shtetasi Elson Reçi komunikon me shtetasin Klodian Shahini te cilin i kerkon te verifikoje ne sistemet e policise nese shtetasi Preng Gjini ka kaluar kufirin ditet e fundit. Elson Reçi i shkruan ... ca kan shku sot helikopterat, per ku? A kan nda mendjen ma e bo rrafth gjith andej? ...A ma shef dot nese ka kalu kufinin kto dit ai "P"? Prengen, po ma shif ket se me duhet. ...vlla ma shif kete targen kur tejesh ne zyre, me duhen detaje."
Pasi kishte gjithçka thuajse gati, më datë 8 gusht 2020, Elson Reçi merr informacion nga Arben Mërkuri se Preng Gjini ishte tek banesa e Aleksandër Lahos (Rrumi i Shijakut) dhe direkt ka bërë gati grupin që ta prisnin në dalje të Sukthit.
"vella a je afer zones tende se ka mundesi te jet aty ne Durres ai pidh ropshi sot. Kush e ka andej nga ju, nje X6 me targa AAI 57NS ngjyr gri. I dergon nje foto harte me maps ku dallohet nje location ngjyre jeshil me shkronjen G tek nje rruge ne afersi te servis Juli Shijak dhe e pyet ku i bie ky vend ne Sukth. Ne vazhdimesi i shkruan, ...si mund ta verifikojme a eshte aty. Ajo targa e X6 a e ka ndonje rob; Rrumit (Aleksander Laho) a din gje? Ka ndjek kete X6 sot dhe i ka cu aty, ka hy tek shtepia e Rrumit, mendojme qe mund te jete ai por ske gje te sigurte,"-i shkruan Reçi-Mërkurit.
Shkuan në Sukth, por nuk e kapën dot në kohë.
Në vazhdimësi, Elson Reçi e ka njoftuar Arben Mërkurin se nuk e ka kapur dot prej trafikut.
Elson Reçi i shkruan: .. A more vesh gjo per pardje kush kishte qene aty. Edhe pardje ai ka qen aty. A je ne zone tende dhe a mundemi me cu te kjo adresa dike me pa se kush eshte me nje makine. I dergon nje foto nga Google Maps. 0 vlla, ku je se me duhet, kam nevoje me me verifiku dicka aty afor teje. Eshte nje benz Aklas ngjyre floriri, eshte nje djal me syze ne timon, du me pa me ke eshte, targa 903. Po nuk duhet me ra ne sy se mendoj qe eshte me ate robqimin. Ai rin me kapele dhe me maske virusi. Lene vl/a, ka ik tek shtepia e Rrumit (Aleksander Laho), mos bej muhabet me kend Si kam gati ato cunat se Jane ne krah tjeter. Vila mos i thuaj kujt, se po lidhem me i afru diku ne autostrade, vec ishalla e kapim ne kohe se shume trafik sot. Vila, sa te pozicionohen ato me duhet nje aty me konjirmu se eshte ne makine me qorrin. Rrin me kapele dhe me maske virusi. A kemi ken me lene aty ne hyrje te autostrades me pa kur te hyj, po duhet rob i besueshem. Vet mos di!, se te njohin dhe ma tremb. Lene see shofin vete vlla, po nuk jemi te sigurte a eshte me te
...se kapem dot, shume trafik, ai ka qene 1 miljon perqind. Nje grup kam, po ja sot pra e gjeta dhe ata ishin ne krah tjeter komplet dhe nuk erdhen dot. Rastesisht eshte gjet, meshte ndrru me dike ne rruge. Ore qe do e gjej, do e gjej, por me duhet tani shpejt."
Reçi zbulon se Preng Gjini rrinte në Tiranë në zonën e njohur si "Kodra e Diellit", por asnjë nga gjuajtësit e tij nuk e merr përsipër, për shkak se nuk largoheshin dot nga vendi i ngjarjes. Për ta, Gjini kapet vetëm po doli jashtë Tiranës ose në autostradë. Ndaj Reçi i kërkon Mërkurit që të flasë me ndonjë vrasës me pagesë, kërkesë që "Maneci" ia jep Fatmir Troplinit. Deri tani Reçi nuk është i kënaqur nga puna mes Xhixhës dhe Divës, por edhe Mërkurin nuk do ta përfshijë.
"Me date 12.08.2020, shtetasi Elson Reçi komunikon me shtetasin Arben Merkuri te cilit i tregon qe keta personat qe ka angazhuar ku i referohet shtetasve Besian Xhixha, Enver Diva dhe Robert La9i, nuk jane duke e bere punen ashtu siç duhet dhe se na duhet dikush qe kryen vrasje kundrejt pageses ose me versionin "me nderrim". EJsoni i shpjegon qe vrasja do te behet ne Tirane ose ne autostrade dhe se eshte e thjeshte per t'u realizuar, por nuk deshiron qe ta kryeje Arben Merkuri sepse do te dyshojne per shkak se ai ka marre pjese ne varrimin e shtetasit Kastriot Reçi. Vila une kam hall tjeter te thash pak a shume dje. Nuk Jane duke ma bere punen kta cunat si kam angazhu se e kam gjete ate ka 2 dit, po me lun mendja. Nuk ben as ti me gjujt vlla, se rrezik te thirrin dhe ty se te kan pa ktu ne varrim. Ne duhet o me ndrrim o me i dhane leket dikujt. Ti je i ekspozuar tek une, po ashtu e bej vete. Vila me i dhene leket dikujt do ishte me e mira por na duhet shpejt. Vila, ne Tirane po them. Nuk eshte veshtire ma e bo, o ne autostrade o ne Tirane. Shiko mos jep detaje se po na de! info. Me ke mic, me Visin, fol nje here vlla. Ka dy dit qe kam pas me mbaru pune.
Me date 12.08.2020, Arben Merkuri komunikon me shtetasin Fatmir Troplini te cilit i tregon qe do te iki pak larg te takoj nipin e Kastriotit ku i referohet Elson Reçit. Me datë 13, Enver Diva komunikon me shtetasin Besian Xhixha te cilit i tregon ne lidhje me komunikimet qe ka kryer me shtetasin Elson Reçi, i cili i kishte shkruar ...Mbeshtilluni gjith sonte bashke edhe bojeni mend, po deshet ma e mbaru. Po nuk deshet ma e mbaru edhe neser tha, terhiquni tha, se e mbaroj vete ate pune. Se e patem bo ne mend me shku ma e mbaru ate punen ne Tirane edhe e lam thot mbasdore tashi shifni ne Tirane a ku te doni vete po deshet ma e bo....mos meleni varii. Lejeni ket pune dhe vazhdoni punen e Lezhes se merrem vet me ket pune, po qe puna ashtu. Terhiquni shifni puniin ne Lezhe se ktu merem vete. Ose me thoni sonte, po, Jo.
Këtu nis dhe përflitet Nuredin Dumani. Xhixha dhe Diva i tregojnë planin dhe faktin që Elson Reçi kishte premtuar për kokën e hasmit të tij 100-120 euro për vrasjen e Preng Gjinit dhe një "Audi A5", por këtë ua kishte gjetur Policia në Fushë Krujë. Mjetin e humbur, Reçi ia kishte zëvendësuar me një model E-Class, të vitit 2012 me targa të huaja.
Pasi ka marrë vesh detajet, Dumani flet me Fatmir Troplinin ("Miri i Pojës") dhe ky i fundit ia ka kërkuar si nder vrasjen e Preng Gjinit.
"Ky miku im nuk ka shumë lekë por dua që t'ja bëjmë me pak lekë,"-i shkruan Troplini, ndërsa Dumani i kthen përgjigje: Ti e di që ne për lekë punojmë, meqë ai paska hall, nuk mbyllet halli pa lekë.
Më pas, bisedën e vazhdon Mërkuri.
"Me date 13;08.2020, shtetasi Nuredin Dumani komunikon me shtetasin Fatmir Troplini te cilit i dergon mesazhet qe ka komunikuar me shtetasin Arben Merkuri per ta bere me dije. Nuredin Dumani i dergon nje biseden qe ka kryer me shtetasin
Nuredin Dumani: ?.
Arben Merkuri: Ckemi. Si je. Jam miku atij shoku tat. Si je ti vlla mir. Sa te iki shpi se jam ne makin e flasim me qetsi se jam ne timon. 10 min.
Nuredin Dumani: mir vlla si kalove. ok vlla pa merak kur tkesh ko.
Arben Merkuri: 0 shoku cpb.
Nuredin Dumani: po vlla se isha pak i zen. ca bone si kalove ti. Me foli aji shoku im pak.
Arben Merkuri: Mir po ti.Puna eshte ne tiran te komuna parisit ne dalje te selites.
Nuredin Dumani: po.
Arben Merkuri: Me e bo o ne kembe o me motor.
Nuredin Dumani: shiko pak vllain.
Arben Merkuri: Makin kemi.
Nuredin Dumani: per punen e goditjes. mos caj kokfare mjafton ta shikojm. dhe vendosim ne. bashkerisht. ti na thuaj vendin dhe kohen. dhe na jep objektivin. do na tregosh vec nji her.
Arben Merkuri: Do ta tregojm personin eksakt ca ore dhe ku eshte
Nuredin Dumani: ku rin objektivit. ok.
Arben Merkuri: Ju keni vetem me godit.
Nuredin Dumani: dua te di dalja nga behet nga ty. ok.
Arben Merkuri: Tani vlla me thuj ca duhet me be dhe sa eshte cmimi. Dhe ti coj te shoku. Kur te marosh pun i ke aty.
Nuredin Dumani: shiko.
Arben Merkuri: Po.
Nuredin Dumani: cmimin nuk mund ta them pa par objektivin. se ka procese te ndryshme kupton. do shikojm sa veta duhen. do par objektivi. a esht i armatos dhe a ka njerz afer. do par dhe kur do goditet diten naten apo ne mengjes.
Arben Merkuri: Ok pak a shum me thuj o vlla unjam miku i shokut tat nuk eshte puna ime prandaj po te them.
Nuredin Dumani: o vlla. un ate e kam si vlla Jo shok. por dua te bejm dicka te paster. se un se di ca rob esht ai qe do goditet."
Me datë 14, Elson Reçi komunikon me Arben Mërkurin, të cilit i kërkon që t'i shpjegojë personit që do të kryejë vrasjen (Nuredin Dumani) që realizimi është i thjeshtë: Vlla e kane te thjeshte fare si me jua pas lidh. Vec ta presin ne mengjes nga ora 9-10.30, nga aty e shkon te lokali, thjeshte ma e prit aty ose rruges me dur ne xhepa shkon vet i dyti. Tregoju vendet par mos ju jep emer mbiemer dhe detaje pa na dhene cmimin.
Lekët në fakt janë ofruar por maksimumi 150 mijë euro, por Dumani donte 200 mijë, shumë kjo që Elson Reçit i është dukur shumë e ekzagjeruar duke i treguar se kishte mundësi ta vriste dhe me eksploziv sepse i kishte instaluar GPS në makinë por kishte hall se Gjini nuk do të vdiste nga shpërthimi. (ASHTU NDODHI NË FAKT)
Nuredin Dumani, në rrëfimin e tij si i penduar i drejtësisë tregoi se Besian Xhixha dhe Enver Diva nuk e bënë dot vrasjen, por nuk e mban mend arsyen se përse. Por mban mend faktin që automjetin tip Benz 'E Class 220', ngjyrë vishnje, e kanë përdorur edhe për vrasjen e Bujar Çelës. Pas kësaj ngjarje, Elson Reçi merr vesh që personat që ai vetë kishte kontaktuar Diva dhe Xhixha, ishin kërkuar për të kryer vrasjen edhe nga Dumani. Ndaj duke qenë se kishte vetë komunikim me ta, i kërkoi Mërkurit që të ndërpriste negociatat me Dumanin.
Reçi kërkoi që të kontaktonte persona të tjerë dhe kjo shkaktoi hatërmbetje mes tij dhe Besian Xhixha.
"S'kam fol me njeri tjetër, Mërkuri ka fol me mendjen e vetë sepse edhe ai ka të njëjtin interes për të vrarë Gjinin."
Pasi e ka sqaruar, Reçi i shkruan Mërkurit dhe i kërkon që t'i komunikojë Fatmir Troplinit që të mos interesohet më për vrasjen se po i ngatërrohen gjërat shumë.
Më 14 gusht, Elson Reçi gjen eksplozivin me telekomandë, e më 2 shtator tenton që t'i vendosë një tritolin në makinë, por nuk e ka realizuar dot vrasjen pasi eksplozivi nuk ka shpërthyer. Ndaj i kërkon Arben Mërkurit që të interesohet tek lidhjet e tij nëse ndonjë ka pult me telekomandë për të shpërthyer eksplozivin në distancë. Pas tij, flet edhe me një person tjetër të identifikuar me inicialet "AM", ku i kërkon të njëjtën gjë; pult me telekomandë pasi ka informacion se në Shkodër mund ta gjëjë atë që kërkon pasi i sillnin nga Mali i Zi.
"...vlla te te pyes dicka te shpejt dhe te lej ne merzine tende. Me duhet nje kshu me pult qe vehet ne makina. Te kete pak distance te larget, minimumi 100 metra. Vetem pulti me duhet. A po e pyet aka me dhe sa lek don. T’ja vej nje ropqimi ktu ne fshat se ma lea rrujt k**in."
Më 1 shtator, "AM" e kontakton, ndërsa Elsoni i dërgon një person për të shkuar në Shkodër dhe për ta parë e për ta provuar.
Më datë 11 shtator, Elsoni arrin ta vendosë eksplozivin në makinën me targa "AA903YG".
"Kam mbaru punë, presim dita-ditës me mbaru punë, vetëm Zoti në qiell e mbron tani,"- i shkruan Reçi-Klodian Shahinit.
Më datë 15 shtator, Elson Reçi, pasi nuk ka mbetur i vrarë Preng Gjini nga shpërthimi sepse ishte ulur në anën e shoferit./ZËRI
'Gjeni nai mënyrë'/ Si u fut me varkë në Shqipëri Aldo Avdylaj, e ndihmoi Mir Bruli (KONTRADIKTA me TIMS)

TIRANË- Lidhja e bandave kriminale me struktura e Policisë së Shtetit zbulohet në episodin e katërt të dosjes së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Kësaj here i është "kryer punë" Aldo Avdylajt. Më 3 korrik të 2020, Avdyli ka dalë jashtë Shqipërisë dhe ka kërkuar që të futet në Shqipëri prapë, por kësaj herë përmes doganës së Malit të Zi.
Arben Ndoka, Arian Tuku, Miri Bruli dhe persona të tjerë të paidentifikuar e ndihmojnë. Transportin ia ka bërë Miri Bruli, duke përdorur një varkë duke e zbrirut në Pulaj, Shkodër. Ai u fut në Shqipëri, por zyrtarisht në TIMS, Avdyli për herë të fundit ka hyrë në vend më datë 25.02.2016. Një alibi e përkryer për të nëse ndonjëherë do të dyshohej për ndonjë ngjarje kriminale. Për këto raste, përgjigjia e tij do të ishte krejt e thjeshtë: Nuk kam qenë fare në Shqipëri!
PJESË NGA DOSJA:
Me date 26.06.2020 shtetasi Astrit Avdyli komunikon me shtetasin Arben Ndoka, te cilit i tregon qe do te te shkruaj Aldo, don me hy nga Mali i Zi per ne Shqipri. Me date 27.06.2020 shtetasi Astrit Avdyli komunikon me shtetasin Arben Ndoka, e pyet nese ka komunikuar me "Aldon" dhe i tregon qe do te shkruaj. Gjithashtu i tregon qe ai kerkon te futet nga Mali i Zi pa regjistruar. Me date 30.06.2020 shtetasi Arian Tuku komunikon me shtetasin Arben Ndoka dhe nder te tjera i shkruan, ...e rregullova me me kalu me varke... Arian Tuku komunikon me shtetasin Miri Bruli te cilit i tregon ne lidhje me faktin qe shoku i tij (i referohet Aldo Avdyli) eshte ne Mal te Zi dhe e pyet se kur do ta kalojme. I tregon qe "ai (shoku) eshte duke mberritur ne Mal te Zi dhe i kerkon qe neser me trego oren dhe vendin ku te thuash ti. Me konkretisht i shkruan, ...Esht ai shoku im ne mal te zi, Kur do e kalojm? Ok vlla ma pyt. Tu mrri ne mal te zi vlla eshl Per me kalu sonte nta. PNeser me thuj nga cila or me qen ku te me thuash ti...Arian Tuku komunikon me shtetasin Aldo Avdyli te cilit i dergon si chat attachment biseden qe ka kryer me shtetasin Miri Bruli ku dallohet fakti qe takimi do te behet ne qytetin e Ulqinit./ZËRI
2.6 ton kanabis drejt Gjermanisë! Tuku zbulon lidhjen me vëllain e deputetit Ndreca, drogën e priste Kasandër Noga

TIRANË- ZËRI ka zbardhur tjetër detaj nga dosja e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kësaj here lidhur me trafikun e lëndëve narkotike. "Protagonistët" në këtë rast janë Arian Tuku, Oltion Zefi, Kasandër Noga, Edson Jozwik, por edhe disa persona të tjerë të paidentifikuar me emër. Në Mal të Zi janë kapur 2.6 ton kanabis që kishte për destinacion Gjermaninë. Droga ishte e fshehur në një kamion me targa shqiptare "AA137YE".
Në pranga asokohe u vendos shoferi i kamionit Ervis Çalliku, i cili ishte nisur nga Lushnja. Pasi merr vesh lajmin, Oltion Zefi njofton Tukun, Kasandër Nogën dhe Edson Jozwik, duke i dërguar edhe fotot e lajmeve. Tuku flet edhe me Armando Ndrecën (vëllanë e deputetit të Partisë Socialiste, Eduart Ndreca) duke i thënë: Bëre mirë që nuk fute pjesë për në Gjermani.
SPAK ka zbuluar se Arian Tuku ka investuar pasuri në Shqipëri për të pastruar paratë e drogës me biznese, firma ndërtimi, duke deklaruar punime fiktive. Kështu i pastron paratë! Ilia Ndoka pyetet nga Ariani se sa para ai ka gjendje në ltali, dhe flasin që të përgatisin një rrugë tjetër drejt Gjermanisë, pasi të marrin drogën nga "Armandi".
Kjo rrugë mesa duket i nxjerr me fitim dhe investimet i bëjnë në Shqipëri.
PJESË NGA DOSJA:
Arian Tuku komunikon me Oltion Zefin ne vazhdimesi dhe ne daten 18.06.2020 ne oren 16:43:03 dergon foto te nje paketimi jeshil te ngjashem me lenden narkotike hashash: ... Cdo muj dalin 12.500 euro...Barin critical tha me 3.7-38...Se ka dhe bar vet zv...Me tha...E bejm bashk...50 i hek...Cdo muj ai...Leket max i jav...Se leket e mallit dhe transportit direkt....Leket e fitimit....Esht dhe ai kampri ...Po pra...Ma kamion...Se e fitojm nej koqe lek...Me bar...Per to...Po neser do bredh te shoh...Vllaj un kam mbet ba lekpaguj... Nga italia me kalu ne zv ne kamper ...A; Bar; serave a esht i mir...Kur.fillo ai...Dhe a del gja e mir...Po kur mund te vazhdoj medal ai i serva...Ta provojm. Sa lek shko i seres?...Po ashtu i provojm ...Si mendo...Te marrim i 50 ...Se lam pa shit ....Na kena shit mallin
ton me 2200...1 serave do jet me i mir...Ngjyren aka jeshil ...Forc ka Po ashtu e provojm 50 cop sjan as shum as pak e perballojm ...Me marr atje me 1.5 ...me na shku deri ne zv me 1.9 max 2 provojm me Ian me 2.9-3..." ... " ...Se tani veres si ndalo njeri...Ok ne rregull ...Se kapim nej Lek te shpejt ".
Ne te gjithe biseden Arian Tuku flet ne veten e pare shumes duke perfshire Oltion Zefin ne aktivitet dhe vendimmarrjen. Po ashtu ne bisedat e kesaj date, nder tjera Arian Tuku i komunikon Oltion Zefit qe i kane thene se do hapet aplikacioni SkyECC dhe ne bisede shpreh shqetesim nese hapet do kete probleme, pasi eshte i ndergjegjshem qe bisedat e kryera ne kete aplikacion kane qene ne lidhje me zhvillimin e aktivitetit kriminal duke patur siguri se nuk ka mundesi pergjimi dhe interceptimi nga agjencite ligjzbatues, ai gjithashtu kerkon zgjidhje te reja per aplikacione te enkriptuara sis; ve ne dukje qe Oltioni perdor edhe nje program tjeter te cilin nuk e ka Arian Tuku. Ariani ka derguar mesazhet: Do thyhet sky ...Dhe me marr ...Njat model ...Pastaj a vertet a rren se di ...Ca bahet me hap ...A kaproblem Dmth
rrezikojm gja...Po problem...Qenka ...lzraelit ...Po ai programme ...Qe ke ti ne iPhone ...Po normaal direct ...Po normaal direct ...Me thy e me tret...Un sa ndrrova sky ...Jshalla spo hapet Mir qe e bera me offer! 3 mujore ..Ok ne rregull ...Te hanen; pronotoj...Po...Tja bej me 4 korrik Te shoh cfar dite i bje ...Me avion Verona... Por ndoshta do vi dhe vet 3-4 andej ...Ngafundi mujt ".
2I 0. Me date 26.06.2020 Arian Tuku komunikon serish me OJtion Zefin dhe i dergon bashkelidhur nje bisede qe ka patur me nje perdorues tjeter SkyECC ne lidhje me mundesine e perdorimit te nje aplikacioni tjeter te enkriptuar, dhe evidenton si njohjen me Oltion ku shprehet se para 3 vitesh kane patur ne perdorim aplikacion tjeter gjithashtu edhe faktin qe te dy se bashku kane patur ne perdorim edhe aplikacionin EncroChat, Ariani ka derguar mesazhet: A thu esht ai qe kemi pas un e ti para 3 vjetesh ... Mose kan ha prap... Se ishte i shpejt ne shkrim ... Pou kujtova kur me tha Samsung ... Po u mbyll ky dhe do/ encro ... Fiks ... Po ishalla spo hapin sky.
Nderkohe me date 27.06.2020, ne oren 17:53:07 Arian Tuku komunikon me Arben Ndoken, dhe i kerkon nese ka kontakt me nje person ne SkyECC dhe nese ky person ndodhet ne Shqiperi, gjithashtu ai i tregon edhe rreth aktivitetit te tij kriminal per te cilin dyshohet se Arben Ndoka eshte teresisht ne dijeni pasi shprehjet e perdorura nga Arian Tuku jane shprehje qe perdoren nga persona qe ushtrojne aktivitet ne fushen e trafikimit te lendeve narkotike dhe nga konteksti bisedes le te kuptohet qe Arben Ndoka nuk ka asnje veshtiresi te kuptoje se kujt i referohet me "bardhe" Arian Tuku. Arian Tuku e pyet edhe nese eshte takuar me "bubullimen" emer me te cilin Arben Ndoka dhe Arian Tuku i referohen Ervis Martinaj, person me precedent te theksuar kriminal. Ariani ka derguar mesazhet:...Ne sky...Esht ne shqipri ...A ka sky...Naja merr...A tupunu ma me bar...Atje...Flm thuj...Ati te ares... kapen 56 cop te bardh sot...Ne Brescia 2 milion euro.
Me date 03.11.2020, autoritet doganore te Malit te Zi gjate kontrollit te ushtruar ne kamionin me targa shqiptare AA l 37YE, kane gjetur dhe sekuestruar nje sasi prej 2.6 ton lende narkotike te dyshuar kanabis, e cila ishte e vendosur ne kutia kartoni dhe kishte per destinacion Gjermani. Ne ngarkesen e sekuestruar ne Mal te Zi, ka dyshime se personat e pershire e ne trafikimin e nje sasie prej 150kg, jane Arian Zef Tuku perdorues i SkyECC@4CSJQH, Oltion Zefi perdorues dhe psoedues i SkyECC@C8BCF9, Edison Jozwik perdorues dhe posedues i SkyECC@DZ69GD te cilet kane blere lenden narkotike tek shtetasi Armando Ndreca perdorues dhe posedues i SkyECC@HO5BA 7 me qellim trafikimin e kesaj sasie drejt Gjermanise. Me date 15.10.2020, Arian Tuku i tregon Oltion Zefit se nuk e ka takuar Edin, pasi diten e djeshme (14.10.2020) ka gene me Arben Ndoken, te cilit ne biseda i referohet me "miku", pasi Arbeni ka patur ditelindjen. Oltioni nderkohe i thote ne bisede qe ka biseduar me nje person nga Serbia per transportin dhe nga biseda le te kuptohet se personi nga Serbia do beje nje prove pa ngarkese ne vendin e fshehur per te provuar nese gjendet apo jo vendi i fshehur. Po lidhur me sasine e Iendes narkotike qe jane te interesuar, Ariani i tregon se ka derguar dike ne Kurbnesh per te marre disa prova lende narkotike me ymim 900 euro kg. Ne oret e mbremjes Ariani i dergon foto te ngjashme me ato te boyeve te lendes narkotike "cannabis sattiva" (hashash), te cilat jane provat e marra ne Kurbnesh. Ne vazhdim bisede ne mbremje, Oltioni e pyet Arianin nese do takohet neser me Edin, dhe Ariani i shpjegon se ka qene i zene ato dite pasi ka gene me Arben Ndoken. Me date 16.10.2020, pasdite rreth ores 17:00, Arian Tuku i shkruan Oltion Zefit dhe i tregon se ka komunikuar me vellane e Edit, Armando Ndrecen, lidhur me lenden narkotike qe kerkojne. Ariani i shpjegon se Armando Ndreca i ka thene ge sasine qe disponon eshte duke e gethur ne kete periudhe (procesi pas korrjes se cannabiss sattiva ku pastrohet boc;ja nga deget) dhe se nuk e di sakte sa kilogram Iende dalin pas procesit te gethjes. Bashkarisht me Armandon kane vendosur ge Armando do bej nje sasi prej 200 kg ku 150 kg jane te Arianit dhe Oltionit dhe 50 kg te tijat. Lidhur me kete, Ariani dhe Oltioni do paguajne 80 mije euro per 150 kg dhe Armando do paguaje 25 mije euro per transport per ne Gjermani. Ariani i tregon Oltionit se pasi te mbaroje qethja nga ana e Armandos, lenden narkotike te shkoje dhe ta shohe Edson Jozwik, te cilit i referohet me emrin "kushja" ne biseda. Arian Tuku rreth ores l 0:00 i dergon foto te ngjashme me hashashin, Oltion Zefit. Oltioni pasi shef fotot e Iendes narkotike, i kerkon Arianit qe te bllokoi nje sasi tjeter lende narkotike per rastin e dyte qe do trafikojne. Pasi ka pare lenden narkotike tek Armando Ndreca, Arian Tuku i shkruan Oltion Zefit dhe i tregon se deri javen tjeter do jene gati nje sasi prej 200 kg dhe se Armandos do i jape nje aparat telefonik me aplikacion SkyECC qe te komunikoje mete. Nderkohe Ariani i tregon Oltionit qe do iki per ne ltali dhe se ne oren 17:30 niset avioni. Duke qene se nuk do jete ne Shqiperi, duhet te saktesojne se si do takohet Armando Ndreca me Edson Jozwik per te dorezuar sasine prej 50 kg. Ne oren 17:20:56, Ariani i ka derguar Oltion Zefit foton e Armando Ndreces duke i kerkuar qe t'ja tregoje edhe Edsonit kete foto pasi ky do jete personi qe do dorezoje Ienden narkotike tek ai. Lenda eshte dorezuar rreth ores 18:00 pasdite dhe Oltioni i ka derguar foto te peshimit.
Me date 19.10.2020 ne mengjes Oltioni i shkruan Arianit dhe pyet nese eshte lidhur me SkyECC me Armando Ndrecen, por Ariani i tregon qe me vone do i jape telefonin me aplikacionin SkyECC Armando Ndreces. Ne oraret e drekes, Ariani pyet Oltionin nese ka shkuar Edson Jozwik ne vendin ku do takohet me Armando Ndrecen, pasi Armando i ka shkruar ne aplikacionin Telegram. Takimi konfirmohet pas rreth l ore pasi Edson Jozwik eshte nisur per ne vendin e takimit. Takimi midis Armando Ndreces dhe Edson Jozwik per dorezimin e lendes narkotike eshte zhvilluar rreth ores 19:00, kjo sasi lende eshte peshuar nga Edson Jozwik i cili i ka derguar foto te peshimit dhe te sasise se marre. Keto foto Oltioni ja ka derguar edhe Arianit i cili ndodhej ne Itali. Ariani me Oltionin diskutojne edhe rreth nje personi qe do prese lenden narkotike jashte Shqiperise, dhe ne oren 20:09:15 diskutojne rreth mundesise qe te ngarkojne edhe 20 kg shtese per ate person i cili 111:e pas do shesi te gjithe sasine me nje cmim rreth 2500 euro per kilogram. Armando Ndreca mban pseudonimin "Dobroshi". Ne komunikimet midis tyre, ku flitet per lenden narkotike dhe dergohen foto te peshimit te lendes narkotike qe Armando Ndreca ka dorezuar tek Edson Jozwik
Me date 29.10.2020, Kasander Noga njofton Oltion Zefin se ka gjetur nje transport per ne Gjermani nepermjet nje kontakti te tij. Kasandri i dergon kopje te bisedave me dike tjeter dhe transporti mund te behet brenda dy ditesh. Ai ja kalon me foto kontaktin e personit qe duhet te lidhet Oltioni dhe ky takim do behet nga Edson Jozwik, pasi Kasandri i kerkon te dergoj Edosni, ose nip9en si9 shkruan ai, qe te takoje personin qe do organizoje kontaktin. Duhet theksuar se Kasander Noga ku ka gjetur mundesine per transport ka derguar mesazhin " ...A ti them per ne?... ", duke treguar perfshirjen e tij ne organzimin qe po behet per transport lende narkotike per ne Gjermani. Pasi ka komunikuar me Kasander Nogen, Oltioni ka komunikuar me Arian Tukun dhe i ka treguar per mundesine e transportit nepermjet personit qe ka gjetur Kasandri dhe me tej flasin per sasine dhe modalitetet se si do paketohet dhe si do veprohet. Oltioni ka insistuar tek Ariani qe te komunikoje me Armando Ndrecen, te cilit ne biseda i referohen me "kashnjeti", dhe te gjej mundesine qe te behet nje sasi prej 150 kg per t'u trafikuar pasi rruga mund te behet me date 31 Tetor, pasi Oltioni eshte lajmeruar nga Edson Jozwik ne oren 12:58 se gjithsej disponojne 137 kg. Arian Tuku menjehere ka komunikuar me Armando Ndrecen duke i kerkuar te gjeje nje sasi lende narkotike gati pasi duhet te bejne trasnportin per Gjermani, Armando ka thene se ndodhej ne Kor9e dhe se e do shohe te beje sasine kur te kthehet, keto biseda Ariani ja ka derguar Oltion Zefit. Dhe teksa dergon kopje te bisedave, i shpjegon Oltionit se Armando punon tek tatimet, ku ka nga verifikimet e bera ne sistemin c@ts rezulton se Armando Ndreca ka qene i punesuar ne Drejtorine Rajonale Tatimore Shkoder. Me date 03.11.2020, Oltion Zefi ka rene ne dijeni nga media online qe ne Mal te Zi eshte sekuestruar nje sasi prej 2,6 ton cannabis sattiva, ka njoftuar Arian Tukun, Kasander Nogen dhe Edson Jozwik se ngarkesa prej 168 kg eshte kapur dhe ka shperndare foto te lajmit dhe te paketimeve. Ariani ka komunikuar me Armando Ndrecen duke i treguar qe lenda qe moren nga ai eshte kapur ne Mal te Zi dhe duke i thene Armandos qe beri mire qe nuk futi pjese per ne Gjermani. Me pas diskutojne edhe llogarine qe kane per lenden e marre dhe qe nuk eshte paguar./ZËRI
PRAPASKENAT e një atentati! Arben Ndoka vetëm përballë hasmit, si u tentua vrasja e "Leksit të Druve" (LIDHJA me Nikulajn)

TIRANË- ZËRI ka zbardhur një tjetër episod në dosjen e SPAK, ku kësaj herë shënjestër për t'u vrarë nuk është më Durim Bami, por Aleks Ndreka (Aleksandër Deda), i njohur si “Leksi i Druve”. Arben Ndoka, Arian Tuku, Samuel Ndoka, Vincens Tuku, por edhe persona të tjerë të paidentifikuar kanë planifikuar vrasjen e të ashtuquajturit "Leksit të Druve". Më 1 dhjetor 2020, u tentua vrasja e Aleksandër Dedës, i cili u plagos me armë zjarri. Arian Tuku pyet Arben Ndokën lidhur me veprimtarinë e Arben Mërkurit dhe Aldo Avdylit, të cilët i konsideron si "mjeshtrat" dhe janë personat, të cilët Arben Ndoka do shpërblejë me para nëse realizojnë vrasjen e Durim Bamit dhe Valter Bamit.
Për të vënë në zbatim planin, Ndoka shkruan me i shfaq Arian Tukut pakënaqësinë që ka me Arben Mërkurin, ku i shpjegon se ky i fundit i ka kërkuar që të marrë nipin e ish-deputetit, Samuel Ndokën me vete për të vrarë Durim Bamin, por i riu duket se nuk ka guxim për të hyrë në aksion. Ndaj edhe i kërkon që të flasë me Astrit Avdylin që të flasë nga ana e tij, pa e lënë të kuptohet se ka folur me Ndokën dhe t'i ankohet.
"Thuaj që Beni është mërzitur shumë me "tërmetin" (Arben Mërkurin) dhe me "nipçen" (Aldo Avdyli) pasi e kanë gënjyer disa herë dhe nuk janë marrë me Durim Bamin, por janë marrë me Sonin (Elson Reçin) e me "Prengën" (Preng Gjini),"-i shkruan ai, duke provuar faktin se Mërkuri është personi që ka vrarë Preng Gjinin, për llogari të Reçit. Madje e orienton që t'i shkruajë se ai ka investuar shumë para në armë, mjete dhe njerëz, të gjitha për të vënë në dispozicion të Arben Mërkurit dhe Avdylit për të vrarë vëllezërit Bami.
Ariani i tregon se Astrit Avdyli i ka thënë që Aldo Avdyli dhe Arbën Mërkuri kanë qenë duke u marrë me "L" (Plaurent Derivshaj), pasi ky i fundit ka qenë në Durrës. Ndaj duket se e kanë lënë "pas dore" planin për vrasjen e vëllezërve Bami. Ndoka flet edhe me Bardhyl Mavraj, i cili e ka pyetur nëse ka dijeni nëse Behar Brajoviq të jetë personi që ka takuar Durim Bamin me Ervis Martinajn, këtë informacion, ia ka dhënë vetë i zhdukuri.
Por në një kohë që Ndoka kishte kohë që planifikonte vrasjen e tij, edhe Bami nuk ka mbetur në vendnumëro. Ndoka ka marrë informacionin se Durim Bami i ka dhënë para Elvis Gaçës dhe 2 personave nga Vlora për ta vrarë. Këtu ka dyshime se në Lezhë qarkullon një person që punon për llogari të Bamit dhe spiunon çdo lëvizje të Arben Ndokës. Një tjetër sinjal i vjen Ndokës nga një miku i paidentifikuar, i cili i shkruan se Policia ka marrë informacione se njerëzit e Ndokës qarkullonin në Fushë Kuqe me targa të vjedhura, por po ashtu e njofton të bëjë kujdes me atë që ka folur në "Encrochat" se komunikimet janë zbërthyer dhe do ketë arrestime. Këtu Ndoka shqetësohet duke i treguar shokut të tij se ka folur shumë. Këtë informacion menjëherë ia jep Arian Tukut.
Më datë 01.10.2020, Ervis Ndreca i shkruan Arben Ndokës, ku ish-deputetit përmend Ardian Nikulajn (tashmë i vrarë) dhe "Ervisin", ndërsa duket se në vëzhgim po mbajnë edhe Xhulio Nikulajn.
"Qëllojeni me silenciator Xhulion pasi të erret,"-jep porosi Ndoka. Më pas, po atë ditë kur Ndoka takohet me Ndrecën, i tregon se nipi i tij Samueli ka komunikuar edhe me Jozi Krajën lidhur me mundësinë për të qëlluar me armë ne drejtim të Ardian Nikulajt, por ka pasur frikë se mos ky i fundit shfrytëzon lidhjet e tij dhe i vë nga pas Policinë e Shtetit dhe SHISH-in. Ndërkohë që planin për të vrarë "Bamët" vazhdon, rikthehet "Leksi i druve".
Me datë 15 tetor, një person i shkruan Arben Ndokës dhe i thotë që Ndreka ka vënë re një mjet që e ndjek dhe i ka kërkuar që të flasë më të (ish-deputetin) dhe Ervis Martinaj, nëse janë ata. Për të sqaruar çështjen, Ndreka kërkon takim me Samuel Ndokën për të sheshuar keqkuptimet. Në mungesë guximi për të kryer atentat, Samuel Ndoka duket se ka qenë vëzhgues i mirë, duke i treguar xhaxhait të tij se Ardian Nikulaj ka qenë në Shëngjin për të takuar disa persona. I tregon edhe se Arben Mërkuri është takuar edhe me Naim Stafukën, por s'kanë vepruar ndaj Durim Bamit edhe pse ai ia ka dhënë 3 herë vendndodhjen e tij.
I gjetur vetëm, Ndoka merr masa. Flet me Arjan Tukun dhe i kërkon që më 22 tetor të nisin sulmin sepse i kishte gjetur të gjitha mjetet e nevojshme, duke shtuar se mesa duket është lënë në baltë edhe nga Ervis Martianaj, për të cilin ka marrë fjalë se ka qenë tek lokalit i Durim Bamit dhe ka festuar me të. Arian Tuku e pyet se ku janë të tjerët (duke nënkuptuar Arben Mërkurin, Aldo Avdylin, Gentjan Bejtjan dhe Naim Stafukën), Ndoka i kthen përgjigje dhe i thotë që asnjë nuk është duke i dhënë edhe arsyetimin.
"Mërkuri ka takuar një person për punëtr e veta dhe ka mendjen tek porositë e "Rrumit". Mërkuri është shkëputur me Avdylin se në Durrës ka ardhur Plaurent Dervishaj,"-shkruan Ndoka. Por ka edhe hallin e atyre që e rrethojnë duke i shprehur se i nipi, Samueli, nuk është i aftë, është "i mbaruar", ndaj ka folur me Gentjan Bejtjan (tashmë i vrarë) dhe se të gjithë planin e ka gati. Ndërkohë që "Leksi i druve" vazhdon dhe interesohet për veten e tij, duke futur një person të paidentifikuar që ta pyesë "a ka gjë me të?". Se çfarë përgjigje i ka kthyer, nuk dihet...
Ndërkohë që Ndokat e kërkojnë, Durim Bami i shkon në Lezhë dhe takohet me Ardian Nikulajn dhe Aleks Ndrekën.
"Arben Ndoka dhe Arian Tuku presin qe Ndreka te shkoje diten e neserme tek puna apo te takoje Ardian Nikulajn. Ne bisede Arben Ndoka ka perdorur fjaline "Nuk esht i zoti as me fut njerz se e din qe ne e dim se ka shkuu ato te nikles" ku referuar edhe bisedave te meparshme personi qe eshte Arben Ndokaj mendon qe ka strehuar vellezerit Bami dhe shoqerohet me Ardian Nikulaj, eshte Aleks Ndreka i cili ka dhe nje biznes ne qytetin e Lezhes. Ne fund bisede Arben Ndoka i thote qe edhe 3 dite do jete jashte e me pas mund te takohen."
Tukut, Arben Ndoka i thotë se tashmë e ka bindje që është Aleks Ndreka personi që ka bërë lidhjen për vrasjen e vëllait të tij, Aleksandër Ndokës.
"Ne pasdite, Arian Tuku i tregon Arben Ndokes se Ervis Martinaj ka komunikuar me Arben Merkurin dhe e kane vendosur qe do marri 250 dhe paradhenie. Por shuma 500 mije qe do jepet, do jete per vrasjen e Durim Bamit, Valter Bamit dhe Marklen Hakes. Ariani i tregon se eshte i vendosur per te arritur qellimet e Arben Ndokes dhe do e ndihmoje. Ai i kerkon qe te merret vete dhe i kerkon qe Arbeni diten qe do beje ngjarjen te qendroje ne nje vend me kamera ge ta kete si alibi dhe mos te merret kush me te. Si edhe ka ndodhur ku Arben Ndoka diten qe eshte qelluar me arme zjarri ndaj Aleks Ndrekes ka qene jashte Shqiperie,"-shkruhet në dosje.
Por, po për të, këmbëzën e ka tërhequr Durim Bami. Po atë ditë vetë Arben Ndoka ndjek Bamin në Nokës dhe del në përfundimin se Ardian Nikulaj dhe Aleks Ndreka po strehojnë Durim dhe Valter Bamin. Tashmë tablonë e ka të qartë!
"Aleks Ndreka është i pari që do goditet!"
Duke qënë se Ervis Martinaj kishte premtuar se do të jepte 500 mijë euro për vrasjen e Bamit, Arben Ndoka i shkon tek hoteli me Jozi Krajën, Samuel Ndokën dhe Altin Mikajn (burri i motrës së Samuelit). "Visi" pranon që t'ja japë paratë Ndokës për t'ja dhënë më pas Arben Mërkurit, dhe jo Naim Stafukës pasi Ervis Martinaj nuk ka besim tek ky i fundit. Si paradhënie, Mërkurit i premtohen 200 mijë euro, më pas do të marrë pjesën tjetër. Por Naim Stafuka ndërhyn dhe i kërkon Ndokës që ti japë 400 (mijë euro) paradhënie, por ish-deputeti nuk pranon. Megjithatë dakordësia arrihet, por Stafuka dhe Bejtja nuk kanë makinë për atentatin, ndaj Ndoka i kërkon Ervis Martinajt makinë. Martinaj e drejton tek djali i hallës së tij, Elvin Merlika në Mamurras.
Megjithatë deri më tani, të gjitha shpenzimet i ka hequr Arben Ndoka. Kur Gentjan Bejtja i kërkon para shtesë, Ndoka i shkruan: I kam punët e ndara me Ervis Martinaj.
Kështu plani shtyhet dhe vetëm shtyhet.
Vetëm në dhjetor bëhet lëvizja e parë dhe jo ndaj vëllezërve Bami. Aleks Deda/Ndreka, mbrëmjen e 1 dhjetorit 2020 është qëlluar me breshëri automatiku, ku si pasojë ai ka marrë 3 plumba në trup, por ishte shëndoshë e mirë. Ndoka merr menjëherë Samulein në telefon dhe i jep lajmin, ndërsa lajmin më të keq për grupin e ka Arian Tuku, të cilit i ka rënë telefoni tek vendi i ngjarjes dhe se është i sigurtë që telefonin e tij e ka Policia. Se si, nuk dihet, por në një moment Arben Ndoka e orienton Arian Tukun me personin që do takojë për t'u interesuar për të zhdukur telefonin. Në të njëjtën kohë, Ndoka hap lajmin se atentatin e ka bërë Ervis Martinaj.
Ky ishte atentati i parë ndaj "Leksit", ndërsa plani për vrasjen e vëllezërve Bami...ende vazhdon./ZËRI
Përgjimet SKY ECC/ Lala: Pamjet që ka SPAK nga resorti i Troplinit kanë kapur personazhe të ‘jashtëzakonshme’

TIRANË- Hetimet e Prokurorisë së Posaçme në lidhje me grupet kriminale në Shqipëri, kanë nxjerrë në pah një përplasje të frikshme mes bandave në vendin tonë, ku nuk mungon përfshirja e segmenteve të biznesit dhe politikës.
Një pikë që sipas gazetares Klodiana Lala, do “zbërthejë” shumë mistere të bandave kriminale në vend është kompleksi i Fatmir Troplinit në Shkozet të Durrësit. Nipi i këtij të fundit është Ervis Doçi, i njohur me nofkën “Visi i Pojës”. Lala tha se nëse merren pamjet e kamerave të sigurisë të këtij biznesi, do të shihet se në këtë rezidencë periferike, kanë hyrë personazhe të jashtëzakonshëm të botës së krimit dhe jo vetëm. Ajo theksoi se SPAK zotëron pamje filmike që do nxjerrin zbuluar lidhjet mes bandave kriminale dhe politikës.
“Troplini është në përplasje shumë të forta me Shullazin sepse ai i vuri gjobë para shumë vitesh, ai nuk e pagoi…Dhe në kundërpërgjigjie u vra shoku i ngushtë i Emiljano Shullazit, Edison Harizaj ose “Edison Faqedjeguri”. Në gjithë këtë histori, është interesante që në gjithë kompleksin e Troplinit është marrë DVR-ja, në informacionet që SPAK ka, në atë biznes, vilë quaje si të duash, rezulton të kenë hyrë personazhe nga më të jashtëzakonshmit”, u shpreh Lala.
Çfarë personazhesh?!
“T’ja lëmë SPAK-ut. Përfshirë dhe politikën. Krimi nuk diskutohet! Personazhe nga më të jashtëzakonshmit. Në zonën e Shkozetit, të paktën 2 km e zonës janë të monituara nga kamerat”, vijoi më tej gazetarja.
Kujtojmë se dy ditë më parë, në lokalin e Doçit, u gjetën plot 3 milionë euro nga aksioni i SPAK dhe forcave RENEA. Një pjesë e parave ishin fshehur në fuçi, dhe në ambiente të tjera të banesës e biznesit./ZËRI