LIVE UPDATES

SKANDALI 'Wisdom'/ Pronari i dhuroi çantë 'Louis Vuitton' presidentes së ASCAL', MAS: Do e mbyllim Kolegjin!

➤ Zbardhen detaje të tjera nga dosja e skandalit të zbuluar nga Guardia di Financia lidhur me falsifikimin e diplomave nga Kolegji Universitar "Wisdom". ➤ Prokuroria italiane ka zbuluar se grupi kriminal (9 prej të cilëve janë prangosur) jepnin diploma që varionin nga 7000-10.000 euro. ➤ Madje gazetarja Aranita Brahaj ka zbuluar se pikërisht ky Kolegj kishte votuar për të zgjedhur anëtarët e Institucioneve të Drejtësisë. ➤ Lidhur me skandalin, ka reaguar edhe Ministria e Arsimit dhe Sportit. ➤ MAS thotë se për periudhën 2023-2024, u ngrit një grup pune për të verifikuar pajtueshmërinë me aktet ligjore dhe nënligjore dhe aktualisht po ndiqet procedura ligjore në lidhje me mbylljen e veprimtarisë akademike të institucionit jopublik të arsimit të lartë.

7 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

'Mashtruesa'/ 1 koment në Facebook 'shkatërroi' gjithçka! Si u zbulua skandali me diplomat false të "WISDOM"

SKANDALI 'Wisdom'/ Pronari i dhuroi çantë 'Louis
Foto e të arrestuarve

ITALI- Gazetari i "Corriere", Pablo Petrasso ka zbuluar rrëfimin e një prej personave të mashtruar nga rrjeti i diplomave false që funksiononte mes Shqipërisë dhe Italisë. Në mediat italiane është publikuar një dëshmi e një mësuesi 48-vjeçar, i cili ishte futur në Kolegj për të pasuruar "CV-në" e tij.

"Kam dhënë mësim në një institut në Altamura, pastaj më pushuan nga puna. Drejtori më tha se certifikata që kam është e rreme,”-tha ai, por nuk është i vetëm. Ka edhe shumë të tjerë që kanë pranuar se kishin paguar mijëra euro në këmbim të diplomave që merrnin. Ishte zemërimi i tyre, ai që duhet se i dha fund grupit kriminal. Të gjithë të mashtruarit kishin hapur një grup në në Facebook (Uniforma gruppo truffati) dhe aty ngrinin dyshimet dhe përvojat e këqija. Por zemërimi nuk mbeti për shumë gjatë në internet, sepse shumë shpejt nisi edhe hetimi që çoi në arrestimin e 9 personave dhe sekuestrimin e 10 milionë euro pasuri që ishte ndarë mes të prangosurve. Megjithatë duket se hetimet për diplomat false ende vazhdojnë, pasi hetuesit kanë zbuluar se kanë hapur një kuti pandore.

Një tjetër detaj që zbuloi lidhjet në Shqipëri ishte një koment në rrjetet sociale në faqen "Formamentis Albania", një kompani e cila çoi hetuesit tek Lucia Catalano, 44 ​​vjeç dhe Savino Cianci, 60 vjeç, të dy nën hetim. Kolegji Universitar "WISDOM" vepronte në Tiranës prej gati tre dekadash, por 3 vite më parë i ishte shitur kompanisë FORMAMENTIS (ish CS Uniforma), me ortak të vetëm Savino Cianci dhe administrator Leonardo Catalano.

Në koment shkruhej: Jeni mashtrues!

Kështu, hetuesit bënë lidhjen se edhe personi në fjalë ishte "viktimë" e mashtrimit me titujt që jepeshin nga Kolegji. Nga përgjimet e Guardia di Financia është vënë re shqetësimi i Catalanos dhe Ciancit, të cilët kërkuan menjëherë fshirjen e komentit. E shqetësuar ishte edhe Maria Saveria Modaffari.

Është kjo e fundit, ajo që shpjegon se komentuesi i zemëruar kishte dashur të diplomohej për mjekësi duke blerë diplomën. Maria Saveria Modaffari ishte kundër por Lucy (Lucia Catalano) i kishte marrë 20 mijë eurosh. Pikërisht ky është një nga episodet që shkakton 'prishjen e marrëveshjes' mes anëtarëve të grupit. Modaffari, nga ai moment edhe pse ishte në dijeni që jepnin diploma false, kishte vendosur që të distancohej nga bisedat me klientët dhe bashkëpunëtorët. Nga ky moment, në vitin 2021, grupi ndahet dhe lindin tre nëngrupime: i pari do të ofronte shërbimet në zonën e Tranes; i dyti kishte ngritur një bazë në Foggia duke shfrytëzuar kompani dhe shoqata kulturore dhe duke marrë blerë aksionet e një universiteti privat shqiptar. Grupi i tretë, funksiononte po ashtu në Foggia dhe kërkonte pagesa 500 dhe 2500 eur

Ndarja do të materializohej në vitin 2021./ZËRI

1 VITE ME PARE

Skandali me shitjen e diplomave false në Itali, Ministria e Arsimit: Po e mbyllim "Wisdom"

SKANDALI 'Wisdom'/ Pronari i dhuroi çantë 'Louis
Pamje nga aksioni

TIRANË- Ministria e Arsimit ka lajmëruar se ka nisur procedurat për mbylljen e Kolegjit Universitar "Wisdom" pas skandalit për shitjen e diplomave false në Itali. Pas publikimit të lajmit nga mediat italiane, të cilat publikuan edhe një pjesë të dosjes, MAS pretendon se që në vitin 2022 ka nisur procesin e verifikimit të pajtueshmërisë me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi të Kolegjit Universitar "Wisdom". Ndër të tjera në reagimin zyrtar, MAS njofton se po ndiqet procedura ligjore në lidhje me mbylljen e veprimtarisë akademike të Kolegjit. Madje, theksohet se për vitin e ri akademik 2024-2025, nuk ka pasur kuota pranimi.

REAGIMI I PLOTË: 

Ministria e Arsimit dhe Sportit, lidhur me Institucionin Jopublik të Arsimit të Lartë Kolegji Universitar ëISDOM dhe aktivitetin e tij në Shqipëri, informon se: Ministria e Arsimit dhe Sportit, bazuar në aktet nënligjore në fuqi, të ligjit nr 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë” ka nisur prej vitit 2022 dhe në vijim, procesin periodik të verifikimit të kontrollit të pajtueshmërisë së veprimtarisë të gjithë institucioneve të arsimit të lartë. Në vijim të këtij procesi, për periudhën 2023-2024, MAS, bazuar në dispozitat ligjore në fuqi, përmes grupit të punës të ngritur për këtë qëllim, me përfaqësues të strukturave përgjegjëse të ministrisë, Agjensisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të Lartë dhe Qendrës së Shërbimeve Arsimore, ka nisur verifikimin e pajtueshmërisë me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi të Kolegjit Universitar ëISDOM.

Pas procedurave të ndjekura në kuadër të këtij procesi, dhe verifikimeve të kryera përgjatë periudhës së kontrollit në këtë institucion, në përfundim të tij, grupi i punës, në korrik të këtij viti, ka përfunduar raportin final të kontrollit, duke konstatuar shkelje ligjore, gjatë ushtrimit të veprimtarisë akademike, administrative dhe financiare të Kolegjit Universitar ëISDOM për periudhën e ushtrimit të kontrollit, referuar dispozitave të ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.

Bazuar në rekomandimet e grupit të kontrollit, po ndiqet procedura ligjore në lidhje me mbylljen e veprimtarisë akademike të institucionit jopublik të arsimit të lartë Kolegji Universitar ëISDOM. Nënvizojmë se ndërkohë, Ministria e Arsimit dhe Sportit, për vitin e ri akademik 2024-2025, nuk ka çertifikuar kuota pranimi për Kolegjin Universitar ëISDOM. Pra Ministria e Arsimit dhe Sportit ka ndjekur jo vetëm me vëmendje, po edhe me hapa konkretë masash ligjore anomalitë e nxjerra nga inspektimet, duke siguruar mbrojtjen e studentëve bazuar në dispozitat ligjore në fuqi. MAS mbetet e përkushtuar për të garantuar cilësi dhe transparencë në të gjitha aspektet e sistemit arsimor, duke garantuar se të gjitha diplomat dhe certifikatat e lëshuara nga institucionet e arsimit të lartë në vend janë në përputhje me standardet më të mira./ZËRI

1 VITE ME PARE

Skandali i dhënies së diplomave nga 'Wisdom', reagon ish-ministrja Kushi: Nuk kam marrë asnjë dhuratë!

SKANDALI 'Wisdom'/ Pronari i dhuroi çantë 'Louis
Evis Kushi

TIRANË- Ish-ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar në lidhje me skandalin e diplomave që jepeshin nga Kolegji Universitar "ëisdom". Në rrjetet e saj sociale, Evis Kushi ka mohuar se ka marrë dhurata nga pronari, apo nga administratori i kolegjit. Në mbrojtje të saj, Kushi thekson se Ministria e Arsimit nuk është pjesë e procesit të akreditimit të universiteteve. Po sipas saj, akredimi bëhet nga një bord i pavarur ekspertësh, vendas dhe të huaj.

REAGIMI I PLOTË:

Në lidhje me disa abuzime të bëra nga disa media gjatë ditës së sotme, mbi hetimet e dosjes italiane për mashtrimet me diploma të Universitetit ëisdom, dua t’ju sqaroj se: Në dosje ka një paragraf ku thuhet: "Ia vlen të përmendim që në vazhdim të dhuratave Catalano Lucia e Cianci Savino përpiqen të përgatisin dhe të dhurojnë dhurata simbolike në kuadër të festës së Krishtlindjes (shporta) për amabasadorin, përfaqësues të ambasadës, ministre, zv. ministre, shefes së kabinetit, zyrës së matrikullimit dhe zyrës së akreditimit". Dua të ndaj qëndrimin tim me opinionin publik se Ministria e Arsimit dhe Sportit, si institucion dhe në rastin tim si ish drejtuese e këtij institucioni, MAS nuk është pjesë e procesit të akreditimit të universiteteve apo programeve të studimit në asnjë hap të procesit. Akreditimi i institucioneve arsimore bëhet nga një bord i pavarur ekspertësh, vendas dhe të huaj, të zgjedhur me një konkurs të hapur. Si titullare e këtij institucioni për periudhën shtator 2020 - shtator 2023, edhe pse ngrihen dyshime në media, nuk kam shkëmbyer asnjëherë dhurata kortezie për urime festimesh me simbolika të tilla./ZËRI

1 VITE ME PARE

Jo vetëm me diploma false/ Universiteti ‘WISDOM’ zgjodhi anëtarët e Institucioneve të Drejtësisë!

SKANDALI 'Wisdom'/ Pronari i dhuroi çantë 'Louis
Foto ilustruese

TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga skandali i diplomave të nxjerra nga Kolegji Universitar "Wisdom". Gazetarja Aranita Brahaj ka reaguar pas skandalit me shpërndarjen e diplomave false. Në rrjetet e saj sociale, Brahaj shkruan se skandali nuk është ndalur vetëm me diplomat false, por madje kanë votuar edhe mbi kandidatët potencial për Institucione të Larta të Drejtësisë KLGJ dhe KLP.

NJOFTIMI KU PËRMENDET WISDOM:

Mbi përzgjedhjen e pesë organizatave të Shoqërisë Civile të cilat do të kryejnë verifikimin paraprak të kandidaturave për anëtarin që përfaqëson Shoqërinë Civile në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Në përputhje me procedurat e parashikuara nga nenet 56 dhe 154 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, pas përfundimit të procesit të votimit pesë organizatat që morën më shumë vota ishin si më poshtë: ✓ Qendra “Qëndresa Qytetare”; ✓ Shoqata “Drejtësia Sociale”; ✓ Klinika Ligjore “Wisdom”; ✓ Fondacioni “Kontribut për Edukim”; ✓ Qendra Shqiptare për një Zhvillim të Qëndrueshëm. Organizatat e mësipërme të përzgjedhura si anëtarë të komisionit të shoqërisë civile zgjodhën si kryetar të këtij komisioni z. Gentian Serjani, përfaësues i shoqatës “Drejtësia Sociale”. (Avokati i Popullit; përzgjedhje; kritere; Komision Ad hoc; shoqëria civile; organizata të shoqërisë civile; anëtar KLP; anëtar KLGJ; Këshilli i lartë gjyqësor; Këshilli i Lartë i Prokurorisë; Reforma në Drejtësi; institucionet e reja të drejtësisë).

Reagimi:

""WISDOM" zgjedh antaret e Institucioneve te Drejtesise !! Ndodh edhe kjo ne Tirane ... Ndersa autoritetet italiane po na tregojne "lajkat luxoze" te WISDOM per te mbajt licensa duke korruptuar grate e Qeverise me canta brendi e dhurata , skandali paska qene me i thelle./ZËRI

1 VITE ME PARE

Skandali me shitjen e diplomave, arrestohet administratori i "WISDOM", mediat italiane: I dhanë ryshfet një zyrtari shqiptar

SKANDALI 'Wisdom'/ Pronari i dhuroi çantë 'Louis
Pamje nga aksioni

ITALI- "Guardia Di Finanza" ka zbuluar një skandal me shitjen e mijëra diploma false për dhjetra shtetas italianë. Sipas "Foggia Today", 9 persona kanë përfunduar në burg, ndërsa u janë sekuestruar asete me vlerë 10 milionë euro. Të arrestuar janë për çështjen janë:Maria Saveria e Fortunata Giada Modaffari, 38 e 35 vjeç; Maria Ornella Attisano, 57 vjeç; Lucia Catalano, alias Lucy, 44 vjeç; Savino Cianci, 60 vjeç; Leonardo Catalano, 42 vjeç; Marco Lombardi, 52 vjeç; Antonio Caporale, 33 vjeç; e Maria M’Daraa, 36 vjeç.

SKANDALI 'Wisdom'/ Pronari i dhuroi çantë 'Louis
Savino Cianci
SKANDALI 'Wisdom'/ Pronari i dhuroi çantë 'Louis
WISDOM

Nga të gjithë të lartpërmendurit, Savino Cianci rezulton administratori i "WISDOM" me objekt: Kurse kualifikimi profesionale te gjuheve te huaja / Kurse per mesimin e programeve kompjuterike / E drejta e ushtrimit te aktivitetit ne fushen e arsimit / Hapje shkolle e mesme, 9 vjeçare, cikel parashkollor / Universitet (per studime universitare e pasuniversitare te te gjitha niveleve) / kopshte, dhe konkretisht: Shkolle te Mesme te Pergjithshme dhe te Profilizuar.Shkolle te Mesme Profesionale.Dega Ekonomik.Dega Hoteleri-Turizem. Informatike Elektronike –Arte .Shkolla 9-vjeçare.Cikli i ulet.Cikli i larte.Kopshte.Universitet, perfshire te gjitha llojet e Fakulteteve, Fakulteti i Gjuheve te Huaja, Arkitekture, Psikologji, Ekonomik, Shkenca Politike, Shkenca Shoqerore, Drejtesi, etj. Studime ”Pas-Universitare” pas ciklit te pare “Bachelor ” - 3 vjeçar. Studime te ciklit te dyte “Master i Shkencave” dhe “Mater Profesional”. Studime te ciklit te trete “Doktorature”. Mesimdhenia ne te gjithe nivelet eshte (do jete) ne gjuhen shqipe, ose te huaj, ose te dyja bashke. Botime librash, revistash, broshurash gazetash, dhe materiale te tjera publikuese.

VIDEO: 

Por si funksiononte rrjet që shpërndante diploma false?

Shkolla e Foggia ishte një nga tre "brinjët" e organizatës, e cila përdori shoqëri të tjera dhe shoqata kulturore, duke përfshirë edhe një universitet privat në Shqipëri, edhe pse ky i fundit nuk kishte vlerë juridike në Itali. Sipas mediave italiane, një nga anëtarët e grupit i kanë dhënë ryshfet një zyrtari të qeverisë shqiptare për të garantuar aktivizimin dhe akreditimin e institucionit. Por edhe pse e kanë përmendur si rast, nuk e kanë bërë me dije emrin e zyrtarit që ka ndihmuar për akreditimin e universitetit privat. 

Të dyshuarit kryesorë për mashtrim kishin krijuar një qendër universitare me një bazë operacionale në Trani, e cila kishte 55 pika kudo në Itali dhe përdorej për të rekrutuar studentë të panumërt, mësues aspirues ose të diplomuar që paguanin 8000 euro për të marrë një kualifikim tjetër për të hyrë në konkurse publike dhe/ose për të krijuar marrëdhënie pune, veçanërisht në sektorin e arsimit. Kështu, anëtarët e grupit fitonin miliona të paligjshme.

Mësimet për studentët mbaheshin nëpërmjet një platforme ueb të krijuar posaçërisht për këta studentë, në të cilën ngarkohej materiali mësimor dhe në fund të kurseve u jepeshin certifikata. Në disa raste dorëzimi i këtyre certifikateve bëhej gjatë ngjarjeve të organizuara posaçërisht në një hotel në Romë.

Pas konflikteve që lindën për shkak të ndarjes së fitimeve të paligjshme, ai që u cilësua nga Guarda di Financa si "grupi kriminal" do të ndahej më pas në tre nëngrupime: i pari do të ofronte shërbimet në zonën e Tranes; i dyti kishte ngritur një bazë në Foggia duke shfrytëzuar kompani dhe shoqata kulturore dhe duke marrë blerë aksionet e një universiteti privat shqiptar. Grupi i tretë, funksiononte po ashtu në Foggia dhe kërkonte pagesa 500 dhe 2500 euro.

Të ardhurat e paligjshme u përllogaritën në rreth 10 milionë euro, që më pas ishin riinvestuar në blerjen e pasurive të paluajtshme, psh. një makinë tip Maserati./ZËRI

Poll

MOS HUMB