LIVE UPDATES

Shkrumbohet tregu i rrobave të përdorura te "5 Maji"! Zjarrfikëset dhe Ushtria në luftë me flakët, ja çfarë dyshohet (FOTO-VIDEO)

➤Flakë masive kanë përfshirë mbrëmjen e sotme një kapanon me rroba dhe mallra të ndryshëm në tregun e rrobave të përdorura te "5 Maji", në Tiranë. ➤Në vendngjarje janë dërguar rreth 60 forca dhe 11 mjete të shërbimit zjarrfikës për shuarjen e zjarrit të madh, i cili mësohet kanë nisur prej më shumë 2 orësh. ➤Për shkak të situatës së vështirë janë kërkuar përforcime nga shërbimet zjarrfikëse të bashkive Vorë, Kamëz dhe Elbasan, si dhe ndërhyrje nga Ushtria. ➤Raportohet se si pasojë e zjarrit janë djegur 200 dyqane në zonë. ➤Ka dyshime se zjarri është shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike nga një biznes që ka qenë brenda kapanonit. ➤Disa banorë të zonës janë evakuuar nga shërimet e poliicsë, pasi dyshohet që pranë kapanonin të përpirë nga flakët ndodhen disa bombola gazi.

3 artikuj për këtë temë.
6 MUAJ ME PARE

Vijon ende zjarri te "5 Maji", shkrumbohen 200 biznese, zbulohet shkaku (VIDEO)

Shkrumbohet tregu i rrobave të përdorura te "5 Maji"!

TIRANË- Zjarri në tregun e rrobave të përdorura në zonën e "5 majit" po vijon prej më shumë se dy orësh, teksa flakët sa vijnë e përhapen edhe më shumë, pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfiëksve. Flakët janë përhapur në mënyrë të frikshme, teksa raportohet se janë djegur 200 dyqane të zonës. 

Shërbimet e Ushtrisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që të pranishëm në vendngjarje janë edhe 70 efektivë të shumtë të Policisë së Shtetit. Aktualisht disa banorë janë evakuuar, ndërsa policia u bën thirrje qytetarëve, që të largohen nga perimetri i sigurisë.

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da ZËRI (@zeri.albania)

Ka dyshime se zjarri është shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike nga një biznes që ka qenë brenda kapanonit. Megjithatë, sipas autoriteteve është ende herët për të arritur në përfundim pasi pritet një zbardhje e plotë e ngjarjes. /ZËRI

6 MUAJ ME PARE

Ç'po ndodh me zjarrin te "5 Maji"? Kërkohet ndërhyrja e Ushtrisë, evakuohen banorët, dyshohet se në magazina ka bombola gazi

Shkrumbohet tregu i rrobave të përdorura te "5 Maji"!
zjarri te 5 maji

TIRANË- Situata ka agravuar me flakët te "5 Maji", pasi zjarri ka marrë përmasa të frikshme duke u përhapur me shpejtësi në mjediset e magazinave të tjera të tregut. Raportohet se për shkak të materialeve tekstile lehtësisht të djegshme, zjarri është vështirë të vihet nën kontroll, ndërsa dyshohet se brenda në magazina ka bombola gazi.

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da ZËRI (@zeri.albania)

Aktualisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa një pjesë e banorëve në zonë janë evakuuar. Sa i përket dëmeve materiale, është shumë i madh, teksa rrezikojnë seriozisht dhe bizneset e tjera që janë në këtë zonë, pasi raportohet se zjarri është përhapur në një tjetër vatër.

Ndërkohë në vendngjarje janë përqendruar të gjitha forcat zjarrfikësve, si dhe janë tërhequr edhe ato që ndodheshin në Durrës për përmbytjet. Gjithashtu është lëshuar thirrje për ndihmë për Repartin Zjarrfikës të Durrësit, Vorës dhe Elbasanit, si dhe ndihma edhe e ushtrisë.

Ndërkohë, prefekti i Tiranës Afrim Qendro, theksoi se nuk ka lëndë të rrezikshme të përfshira nga zjarri, por janë kryesisht rroba. Qendro thotë se është kërkuar ndërhyrje, duke theksuar se situta është nën kontrollin e zjarrfikësve. Janë rreth 11 zjarrfikëse dhe 60 efektivë në terren.

“Po mundohemi që të rregullojmë problemin. Kjo është një magazinë e madhe, ku operojnë disa biznese. Nuk ka gjëra të rrezikshme, por rroba dhe sende të tjera. Po pritet të vijë dhe zjarrfikësja e Elbasanit, do vijnë dhe zjarrfikëset nga ushtria. Do na ndihmojnë me furnizimin me ujë. Nuk ka persona të lënduar. Forcat e rendit kanë siguruar një perimetër. Zjarri po vazhdon. Është zjarr masiv, është magazinë shumë e madhe dhe kërkon kohën e vet. Situata është nën kontrollin e zjarrfikësve. Janë në terren 11 zjarrfikëse dhe 60 efektivë”, tha prefekti Qendro./ZËRI

6 MUAJ ME PARE

Zjarr i madh në Tiranë, përfshihet nga flakët tregu i rrobave të përdorura te "5 Maji", detajet e para (VIDEO)

Shkrumbohet tregu i rrobave të përdorura te "5 Maji"!

TIRANË- Një zjarr masiv ka shpërthyer mbrëmjen e sotme dhe ka përfshirë tregun e rrobave të përdorura te “5 Maji”, në kryeqytet. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se një magazinë është përfshirë totalisht nga flakët, ndërsa ende nuk bëhet me dije se çfarë e ka shkaktuar zjarrin në këtë zonë. 

Zjarri masiv ka agravuar dhe përveç magazinës në fjalë rrezikohen edhe të tjera aty pranë. Sakaq, mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur 30 forca zjarrfikëse dhe 6 automjete./ZËRI

Poll

MOS HUMB