LIVE UPDATES

Përcillet në banesën e fundit Enkelejda Danaj, momentet e fundit në jetë të 40-vjeçares

➤Enkelejda Danaj, 40-vjeçarja që u masakrua për vdekje nga bashkëshorti i saj, është përcjellë sot për në banesën e fundit, nga familja e saj në qytetin e Vlorës. ➤Ndërkohë që vrasësi gjakftohtë Eduart Danaj do të dale të hënën para gjykatës ku do të njihet me masën e sigurisë, ndërsa ka pranuar krimin e rëndë. ➤50-vjeçari e ka planifikuar prej kohësh krimin dhe i zuri pritë bashkëshortes së tij, duke e lënë të vdekur në vend, pasi e goditi me thikë, teksa ajo po shkonte në punë. ➤Mediat greke kanë publikuar dhe momentet e fundit në jetë të Enkelejdës, e cila shtanget sapo sheh që Eduarti ishte duke e pritur poshtë banesës.

3 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Shtanget sapo sheh Eduartin, momentet e fundit në jetë të Enkelejda Danajt, i bëri pritë gjakftohtë

Përcillet në banesën e fundit Enkelejda Danaj, momentet e fundit
Viktima dhe autori

GREQI- Mediat greke kanë publikuar momentet e fundit në jetë të 40-vjeçares Enkelejda Danaj, e cila u vra nga bashkëshorti i saj Eduart Danaj në Greqi. Çifti prej kohësh kishte konflikte të vazhdueshme, ndërsa Danaj portretizohet i dhunshëm dhe nga dy fëmijët e çiftit.

Momenti i përballjes

Video e marrë nga kamerat e sigurisë ka fiksuar momentin rreth orës 5:30 të mëngjesit sipas orës lokale greke, në zonën e Menidit, teksa Eduard Danaj kalon në trotuar pranë shtëpisë së ish-bashkëshortes. Ai shkon deri në një pikë më pas kthehet sërish pas.

Përballë tij shfaqet Enkeleida. Kjo e fundit shtanget dhe ngel në vend sapo e shikon. Ai i afrohet, ndërsa 40-vjeçarja qëndron pa lëvizur. Ato janë sekondat apo minutat e fundit të jetës së Enkeleida Danajt.

Më pas historia është fatkeqësisht e njohur. Eduard Danaj, që me vete mbante një thikë, e goditi të paktën 10 herë 40-vjeçaren dhe e la të vdekur në mes të rrugës. Ai u arratis në një hotel dhe më pas në një ndërtesë të braktisur ku u kap nga policia greke. Aty ishte duke konsumuar birra.

Në një tjetër video të mediave greke, 50-vjeçari shqiptar shfaqet duke hedhur në një kosh mbeturinash një qese me kanaçe birrash.

Pas arrestimit, Eduard Danaj pranoi në polici krimin dhe tha se e kishte planifikuar.

“E dija kur kalonte aty për në punë. Kur e pashë, nxorra thikën dhe fillova ta godisja. Më pas u largova në këmbë dhe shkova në një hotel. Qëndrova pak aty dhe pastaj shkova në një godinë në ndërtim dhe piva disa birra deri sa më arrestuan”, ka thënë Eduard Danaj në polici.

Enkeleida Danaj i kishte dhënë fund martesës me Eduardin, ndërsa që prej vitit 2013 e kishte denoncuar 3 herë për dhunë në familje. Kallëzimi i fundit ishte më datë 7 Maj 2024. 40-vjeçarja u përcoll sot për në banesën e fundit në qytetin e Vlorës, ndërsa familjarët kanë konfirmuar dhunën e vazhdueshme ndaj saj, dhe sakrificën e bërë për dy fëmijët.

/ZËRI 

1 VITE ME PARE

‘Nuk ka më rëndë, sakrifikoi jetën për fëmijët’, të afërmit i japin lamtumirën e fundit Enkelejdës

Përcillet në banesën e fundit Enkelejda Danaj, momentet e fundit
Ceremonia mortore

VLORË- Mes dhimbjes dhe lotëve të familjarëve të saj, është përcjellë sot për në banesën e fundir 40-vjeçarja Enkelejda Danaj (Limaj), e cila humbi jetën pak ditë më parë në Greqi, ndërsa u masakrua nga ish-bashkëshorti i saj, i cili tashmë është arrestuar nga policia greke.

Të afërm dhe familjarë e cilësojnë një ngjarje shumë të rëndë, ndërsa pranojnë se çifti kishte patur konflikte të herëpashershme.

“Më rëndë se kjo nuk ka ku shkon më. Nuk kam gojë të flas. Nuk dimë çfarë të themi. I kemi shok, kemi punuar me ta. U bëri dokumenta i mori atje, ndodhi kjo që nuk dimë çfarë të themi edhe neve”-u shpreh një i afërm.

“Nuk ka më rëndë, në një moshë të tillë të ikë njeriu, është e papërshkrueshme. Ata kanë jetuar jashtë, kanë pasur probleme siç thonë, por për hatër të fëmijëve ajo sakrifikoi sa dha dhe jetën”-u shpreh një tjetër.

Mes dhimbjes nuk mungojnë të kërkojnë edhe drejtësi që ngjarje të tilla të mos përsëritën.

Çifti ishte i martuar kur Enkelejda ishte vetëm 17 vjeç dhe e kishin zhvendosur jetën në Greqi. Jashtë kamerave i vëllai i saj ka theksuar se është shumë e rëndë dhe një plagë e madhe për familjen.

/ZËRI 

1 VITE ME PARE

U vra nga burri, Enkelejda Danaj do të prehet në Shqipëri, 50-vjeçari nuk pendohet: Hante lekët e mia

Eduart dhe Enkelejda Danaj

TIRANË- Enkelejda Danaj, 40-vjeçarja që u masakrua për vdekje nga bashkëshorti i saj, do të përcillet sot për në banesën e fundit nga familja e saj në Shqipëri. Ndërkohë që vrasësi gjakftohtë Eduart Danaj do të dalë para gjykatës ku do të njihet me masën e sigurisë, ndërsa ka pranuar krimin e rëndë. 50-vjeçari e ka planifikuar prej kohësh krimin dhe i zuri pritë bashkëshortes së tij, duke e lënë të vdekur në vend, pasi e goditi me thikë, teksa ajo po shkonte në punë.

Enkelejda do të përcillet për në banesën e fundit në Vlorë, nga ishte dhe qyteti i origjinës së çiftit. Vëllai i saj, duke folur për protothema.gr, përmendi torturat që po kalonte motra e tij edhe kur ajo ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë, ai i kishte futur kokën në zbardhues.

“Ai ishte i dhunshëm dhe përderisa ka pasur tre ankesa, ka pasur mbi 40 incidente. Ai e kishte kërcënuar disa herë me thikë dhe kur ishte shtatzënë me fëmijën e parë, i kishte futur kokën në zbardhues. Vazhdimisht kërcënonte edhe fëmijët, pinte shumë dhe nuk dinte se çfarë bënte…”, tregoi ai për mediat greke, ndërsa kërkon drejtësi.

“Ne kërkojmë që drejtësia të vendoset dhe motra ime të jetë gruaja e fundit që vritet. Ata ishin ndarë prej një viti e gjysmë por ai nuk pushoi kurrë së kërcënuari. Ai ishte një pijanec dhe mendonte se ne të gjithë ishim të padrejtë ndaj tij. Shkonim çdo javë në komisariat, e mbanin një ditë dhe e lironin. Kjo ndodhte gjatë gjithë kohës. Na kishte kërcënuar edhe ne…”, tha vëllai i saj. Ai foli edhe për 40-vjeçaren.

“Motra ime ishte një zonjë që i rriti fëmijët e saj me dinjitet dhe pavarësisht vuajtjeve ajo gjithmonë kishte një buzëqeshje”, tha ai.

Sipas avokates, ai e kishte planifikuar që më parë ngjarjen e rëndë. Nga kqyrja e provave të mbledhura deri tani nga grupi hetimor, Danaj i kishte ngritur pritë ish-gruas së tij dhe kur e pa atë duke kaluar rrugën, iu afrua dhe filloi ta godiste vazhdimisht me thikë, duke e goditur më shumë se 10 herë.

Më pas ai u largua nga vendi i ngjarjes, shkoi në një hotel dhe u përpoq të fshihej në një ndërtesë ku thuhet se kishte punuar. Ai kishte me vete edhe kanaçe birre duke konsumuar një sasi të madhe alkooli. Diçka që ai e bënte edhe kur jetonte me viktimën e tij. Ai pinte dhe pastaj e rrihte. Oficerët e policisë nga departamenti lokal e gjetën gjatë një patrullimi dhe e prangosën.

Në momentin e arrestimit, sulmuesi i dyshuar ishte qartësisht nën efektin e alkoolit dhe nuk dukej se e kuptonte se çfarë kishte ndodhur. Policia e përshkruan atë si një njeri cinik që nuk tregoi asnjë pendim për veprimet e tij.

“U zgjova në mëngjes, e dija që ajo dilte 5:30 të mëngjesit. Kur e pashë, nxora thikën dhe fillova ta godas. Më pas u largova në këmbë dhe shkova në një hotel. U ula aty për pak dhe më pas shkova në kantier dhe piva disa birra derisa më në fund më arrestuan”.

I pyetur nga policia se pse e kreu krimin e rëndë, autori i vetë dyshohet se është përgjigjur se “Nuk duroja dot të shikoja zogun e saj duke drejtuar makinën time. Unë punoja dhe ajo po hante paratë e mia”.

Edhe fëmijët e çiftit kanë treguar se babai i tyre ka qenë një person mjaft i dhunshëm./ZËRI 

Poll

MOS HUMB