LIVE UPDATES

E rëndë në Tiranë! Vrau gruan në prani të 2 nipërve dhe u arratis, 68-vjeçari rrëfen krimin pas arrestimit: Kishim konflikte, më gënjeu

♦Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një burrë dyshohet se vrau me thikë bashkëshorten e tij. ♦Ngjarja ndodhi në rrugën “Panorama”, në banesën e vajzës së tyre. ♦Hysni Patushi dyshohet se ka goditur me thikë në zemër bashkëshorten e tij, Lumturie Patushi, në prani të dy nipërve të tyre, 10 dhe 14 vjeç. ♦58-vjeçarja ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërsa 68-vjeçari është larguar nga vendngjarja pas krimit dhe u arrestua disa orë më vonë në Kamëz. ♦Ndërkohë, mësohet se ai ka dhënë edhe versionin e tij lidhur me motivin e krimit. ♦Sipas dëshmisë së tij, mes çiftit kishte pasur konflikte herë pas here, për shkak se bashkëshortja qëndronte në shtëpinë e vajzës së tyre dhe jo në banesën e çiftit. ♦Ai ka rrëfyer gjithashtu dinamikën e ngjarjes, duke pretenduar se, pasi kishte biseduar në telefon me 58-vjeçaren, ajo e kishte gënjyer për vendndodhjen e saj. ♦Sipas tij, ai e ka gjetur në banesën e vajzës së tyre, ku më pas e ka goditur me thikë në zemër.

4 artikuj për këtë temë.
20 ORE ME PARE

U godit nga bashkëshorti me thikë në zemër, kjo është Lumturie Patushi (FOTO)

E rëndë në Tiranë! Vrau gruan në prani të 2
Lumturie Patushi

TIRANË- Zonja të cilën e shihni në fotografi është 58-vjeçarja Lumturie Patushi që humbi jetën mëngjesin e sotëm në Tiranë, pasi  u godit me thikë në zemër nga bashkëshorti i saj Hysni Patushi 68-vjeçari.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën 'Panorama' pas një konflikti mes çiftit. Pas krimit bashkëshorti i saj u largua nga vendngjarja, por u arrestua rreth dy orë më vonë në Kamëz.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI

20 ORE ME PARE

E qëlloi me thikë në zemër, dëshmia pasi vrau gruan: Sot më gënjeu në telefon dhe në debat e sipër..

E rëndë në Tiranë! Vrau gruan në prani të 2
hysni dhe lumturie patushi

TIRANË- Është zbardhur dëshmia e 68-vjeçarit Hysni Patushi para grupit hetimor, pas ngjarjes së rëndë. Ai ka deklaruar se me bashkëshorten e tij, Lumturie Patushi, kishin pasur konflikte herë pas here.

Sipas dëshmisë së tij, gruaja qëndronte te shtëpia e vajzës dhe jo në banesën e tyre në “Don Bosko”. Madje, sipas burimeve, ai u ka thënë hetuesve se i kërkonte bashkëshortes të shkonte në shtëpinë e tyre, por ajo nuk pranonte.

Ndërkohë, paraditen e kësaj të shtune, ai e ka marrë në telefon dhe sipas tij, 58-vjeçarja i ka thënë se ndodhej te TEG-u. Sipas dëshmisë së tij, pas telefonatës ai ka shkuar banesës së vajzës dhe e ka gjetur aty. 

“Kam pasur konflikte herë pas here me gruan. Shkak ka qenë fakti se ajo nuk qëndronte tek shtëpia jonë në Don Bosko, por tek shtëpia e vajzës. I kam kërkuar disa herë gruas të qëndronte tek shtëpia jonë, por nuk pranonte.

Paraditen e sotme e kam marrë në telefon dhe më ka thënë se është në një qendër tregtare. Shkova tek shtëpia e vajzës dhe e gjeta aty. Ajo më kishte gënjyer. Në debat e sipër e qëllova me thikë në zemër”, citohet të ketë dëshmuar 68-vjeçari në polici./ZËRI

1 DITE ME PARE

Vrau gruan me thikë brenda në banesë dhe u arratis, arrestohet Hysni Patushi (FOTO)

E rëndë në Tiranë! Vrau gruan në prani të 2
hysni patushi

TIRANË- Hysni Patushi, i cili dyshohet se vrau me thikë bashkëshorten e tij, Lumturie Patushin, është arrestuar në Kamëz, pas disa orësh në arrati.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Tiranë, pas një konflikti në banësë, ku mësohet se i pranishëm ka qenë edhe nipi 14-vjeçar. Ndërkohë, vijon puna për zbardhjen e plotë të dinamikës dhe shkaqeve të konfliktit që çoi në ngjarjen e rëndë.

Njoftimi i Policisë: 

Vrau me mjet prerës bashkëshorten, vihet në pranga 68-vjeçari.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, bëjmë me dije se, shtetasi H. P., 68 vjeç, i dyshuar se ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen L. P., 58 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën, është lokalizuar dhe vënë në pranga nga shërbimet e Policisë.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

1 DITE ME PARE

Krim në familje në Tiranë, burri vret gruan me thikë, arrestohet pas disa orësh në arrati (EMRAT-VIDEO)

E rëndë në Tiranë! Vrau gruan në prani të 2
hysni patushi-vendngjarje

TIRANË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një 68-vjeçar dyshohet se ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, 58-vjeçe, e cila ka humbur jetën. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Panorama”, pas një konflikti në banesë. 

Viktima është identifikuar si Lumturie Patushi, e cila ka humbur jetën pasi nuk u ka mbijetuar plagëve të marra. Ndërsa autori i dyshuar Hysni Patushi. Ky i fundit u largua menjëherë pas ngjarjes, ndërsa u arrestua në Kamëz, pas disa orësh në arrati.

 

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në në banesën e vajzës së tyre në rrugën "Panorama" në Tiranë, pasi gruaja, kujdesej për dy nipërit e mitur. Pas një debati mes tyre, 68-vjeçari e ka goditur me thikë në gjoks 58-vjeçaren në prezencë të nipërve të vegjël 10 dhe 14-vjeç.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:20, në rrugën “Panorama”, dyshohet se, pas një konflikti në banesë, shtetasi H. P., 68 vjeç, ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen L. P., 58 vjeçe, e cila ka humbur jetën.

Autori i dyshuar, shtetasi H. P., 68 vjeç, është larguar nga vendngjarja. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Poll

MOS HUMB