Ervin Salianji i bashkohet protestës së opozitës para Kryeministrisë (FOTO)
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i është bashkuar protestës së organizuar nga Partia Demokratike para godinës së Kryeministrisë. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, Salianji shihet nën shoqërinë e disa të rinjve, por jo pranë kupolës drejtuese të PD-së.
Në fakt, kjo nuk është hera e parë që Salianji del në tubimet e organizuara nga Partia Demokratike. Ai ka marrë pjesë në të gjitha protestat Kombatare të thirrura nga PD, pavarësisht përplasjeve të fundit me liderin e demokratëve, Sali Berisha./ZËRI
Vrasja me thikë e Egli Pashollarit/ Viktima u qëllua sapo doli nga makina, mes autorëve një vajzë, njëri e sulmoi pas shpine...(EMRAT)
TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e 31-vjeçarit Egli Pashollari, ditën e sotme në kryeqytet, në rrugën "Kongresi i Lushnjës". Sipas burimeve, Pashollari është sulmuar nga 3 persona, 2 djem dhe 1 vajzë menjëherë sapo ka dalë nga makina e tij. Burime bëjnë me dije se gjatë përleshjes fizike, njëri prej djemve e ka goditur të paktën një herë në kurriz.
Mësohet se Pashollarit i është dhënë ndihma e parë pranë një lokali ku ndodhi ngjarja. Ndërkohë që disa persona të tjerë dhe dëshmitarë në vendngjarje e kanë nisur drejt spitalit me makinën e tij, por 31-vjeçari nuk u ka mbijetuar plagëve të marrë dhe ka humbur jetën rrugës.
Në një njoftim zyrtar, uniformat blu bëjnë me dije se të dyshuarit janë identifikuar. Mësohet se personi që goditi me thikë 31-vjeçarin është identifikuar si Gazmend Buçpapa, i cili është shpallur në kërkim së bashku me 2 autorët e tjerë të sulmit. Ata janë me origjinë nga Tropoja.
Visualizza questo post su Instagram
/ZËRI
FOTO/ U qëllua me thikë, ky është i riu që humbi jetën, ish-gardiani që tentoi t'i fuste alkool në qeli Emiljano Shullazit
TIRANË- Personi që shihni në të majtë të fotos është Egli Pashollari, i cili humbi jetën, pas një sherri në rrugën “Kongresi i Lushnjës” në Tiranë. 31-vjeçari humbi jetën pasditen e kësaj të premteje pas një konflitki në një lokal në kryeqytet, që ka agravuar në përleshje fizike e deri në përdorimin e thikës.
Burime bëjnë me dije se sherri ka nisur brenda ambienteve të lokalit, ku dyshohet se u përfshinë të paktën tre persona. Megjithatë, rrethanat e sakta të ngjarjes momentalisht nuk janë të qarta. Edhe shkaqet nuk dihen ende. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe pritet që më shumë të dhëna të kemi në vijim.
31-vjeçari Egli Pashollari rezulton një emër i njohur për autoritet shqiptare. Raportohet se Pashollari ka punuar më herët si gardist. Ai dyshohet se ka pasur lidhje me grupin e Emiljano Shullazi. Ish-gardiani i burgut ishte i akuzuar më parë se tentoi t'i fuste alkool në qeli Emiljano Shullazit./ZËRI
Sherr me thika në Tiranë, humb jetën i riu, policia: Identifikohet autori, vijon puna për kapjen e tij (EMRI-VIDEO)
TIRANË- Një ngjarje e rëndë është shënuar në kryeqytet, ku 31-vjeçari Egli Pashollari ka humbur jetën pas një konflikti të ndodhur në një lokal. Paraprakisht dyshohet se i riu është goditur me thikë pas konfliktit me disa të tjerë brenda ambienteve të një lokali në rrugën “Kongresi i Lushnjës” në Tiranë.
Blutë e Tiranës bëjnë me dije se autori i ngjarjes është identifikuar dhe po punohet intensivisht për kapjen e tij.
"Rreth orës 15:40, dyshohet se gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, është goditur me një mjet prerës shtetasi E. P, rreth 31 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital.", njoftoi sot policia.
Burime bëjnë me dije se 31-vjeçari njihej si pjesë e grupit të Emiljano Shullazit. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave.
Visualizza questo post su Instagram
/ZËRI