LIVE UPDATES

Viti nis përgjakshëm në Vlorë, burri mbyt gruan, më pas qëllon veten me armë. Djemtë thirrën ambulancën

➤Një krim i rëndë ka ndodhur këtë të premte në Orikum, ku burri ka vrarë gruan dhe më pas i ka dhënë fund edhe jetës së tij. ➤ Dyshohet se bashkëshortja ka qenë edhe më parë subjekt i dhunës në familje, ndërsa mësohet se ata janë prindër të dy djemve të rritur. ➤Policia njofton se rreth orës 13:30 është marrë njoftim nga urgjenca mjekësore për rastin, ndërsa nga veprimet e para hetimore dyshohet se viktima, Sose Xhebro është vrarë nga bashkëshorti i saj, Llogora Xhebro, 50 vjeç. ➤Gjatë kontrolleve të ushtruara në zonën përreth banesës, shërbimet e Policisë kanë gjetur në ambientin e garazhit trupin e pajetë të bashkëshortit, i cili dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pas ngjarjes.

4 artikuj për këtë temë.
6 MUAJ ME PARE

“Na ra si bombë”, krimi brenda familjes në Vlorë, fqinjët të shokuar, djemtë kërkuan ndihmë për të ëmën

Viti nis përgjakshëm në Vlorë, burri mbyt gruan, më pas
fqinja e ciftit

VLORË- Detaje të reja kanë dalë në dritë, nga ngjarja që ndodhi mesditën e sotme në Orikum, ku shtetasi Llogora Xhebro, 52 vjeç, vrau bashkëshorten e tij dhe më pas i ka dha fund edhe jetës.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit. Burime bëjnë me dije se 52-vjeçari fillimisht e ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, Sose Xhebro, dhe më pas e ka mbytur për vdekje. Kanë qenë fëmijët e çiftit ata që kanë lajmëruar Qendrën Shëndetësore të Orikumit.

Trupi i pajetë i viktimës është transportuar drejt morgut të Spitalit Rajonal të Vlorës, ndërsa pak më vonë, bashkëshorti i saj ka kryer vetëvrasje duke qëlluar veten me armë zjarri tip pistoletë në garazhin e banesës. Në vendngjarje është gjetur edhe një gëzhojë.

Mësohet se çifti kishte në pronësi një ambient lokal në dalje të Orikumit rruges per fshatin Dukat,dhe ishin prindër të dy djemve 15 dhe 18.

Sipas familjarëve, ata kishin pasur konflikte të vazhdueshme dhe ishin ndarë rreth dy vite më parë, për t’u ribashkuar më pas, por konfliktet kishin vijuar dhe së fundmi ndodheshin në proces divorci.

Ndërkohë, fqinjët e çiftit kanë deklaruar se janë tronditur nga ngjarja, duke theksuar se i njihnin si njerëz të qetë dhe nuk kishin dijeni për konfliktet mes tyre.

“Ishin njerëz të mirë, në punën e tyre. Njerëz punëtorë. Jemi të habitur nga ngjarja. Na ra si bombë. Kishin biznesin e tyre, një lokal ku punonin bashkë burrë e grua. Kishin dy djem”, shprehet fqinji.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë./ZËRI

6 MUAJ ME PARE

Mbyti gruan dhe më pas vrau veten me armë, ky është çifti që vdiq sot në Orikum. Sose Xhebro ishte kthyer nga Italia…

Viti nis përgjakshëm në Vlorë, burri mbyt gruan, më pas
llogora dhe sose xhebro

VLORË- Një krim i rëndë në familje ka tronditur këtë fillimviti qytetin e Vlorës, ku Llogora Xhebro i mori jetën bashkëshortes së tij, Sose Xhebro, me të cilën kishin filluar procedurat e divorcit. ZËRI ka siguruar foto të çiftit dhe detaje nga ngjarja e rëndë, që ndodhi në banesën e tyre në zonën e Orikumit.

Mësohet se çifti i bashkëshortëve nuk jetonin më së bashku prej rreth dy muajsh dhe kishin vendosur të qëndronin të ndarë, për shkak të problemeve të vazhdueshme mes tyre.

Viti nis përgjakshëm në Vlorë, burri mbyt gruan, më pas

Sipas asaj që raportojnë burime nga grupi hetimor, Sose Xhebro, ishte kthyer së fundmi nga Italia, ku jetonte, për të kaluar festat e fundvitit në Shqipëri. Pikërisht gjatë kësaj periudhe dyshohet se janë përshkallëzuar konfliktet, të cilat kanë çuar në ngjarjen tragjike, ku Llogora Xhebro i ka marrë jetën 40-vjeçares.

Hetimet po vijojnë për të sqaruar dinamikën e plotë të rastit, ndërsa autoritetet po mbledhin dëshmi nga familjarë dhe persona të afërt me çiftin, për të kuptuar më mirë rrethanat që paraprinë vrasjen dhe vetëvrasjen.

Viti nis përgjakshëm në Vlorë, burri mbyt gruan, më pas

“Në datë 02.01.2026, rreth orës 13:30 jemi njoftuar nga urgjenca Kombëtare, se në Orikum kishte marrë për ndihmë mjekësore shtetasen Bozhe Bozhani, rreth 48 vjeç, ku kanë konstatuar në trupin e saj ( në pjesën e grykës ) dhe trup, shenja dhune të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga dhuna që është ushtruar ndaj saj nga bashkëshorti i saj shtetasi Llogora Xhebro, rreth 52 vjeç. Kjo shtetase ka ndërruar jetë në banesë.

Rreth ores 13:50, ne momentin qe sherbimet e policise kane shkuar ne banesen e shtetasit Llogora Xhebro, rreth 52 vjeç, kanë konstatuar të vetvrarë me armë zjarri shtetasin Llogara Xhebro dhe pranë trupit të tij është konstatuar një armë zjarri tip Glock dhe një gëzhojë kalibër 9 mm.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Vlorë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje!”, thuhet mes të tjerave në njoftimin e Policisë së Vlorës. 

6 MUAJ ME PARE

“Ishin në prag divorci”/ DETAJE-Burri e la gruan të pajetë në urgjencë, vetë u kthye në banesë

Viti nis përgjakshëm në Vlorë, burri mbyt gruan, më pas
pamje nga vendngjarja

VLORË-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Orikum ku Sose Xhebroi u dhunua për vdekje nga bashkëshorti i saj, Llogora Xhebroi i cili më pas kreu vetëvrasje.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në konflikt e sipër mes çiftit, ku burri dyshohet se e ka dhunuar bashkëshorten dhe më pas e ka transportuar atë në urgjencën e spitalit, por fatkeqësisht ka mbërritur pa shenja jete.

Vetë 50-vjeçari pasi e ka lënë gruan në spital është kthyer në banesë, ku më pas dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij me armë zjarri. Të afërmit e çiftit kanë deklaruar se kohët e fundit marrëdhënia mes bashkëshortëve ishte e tensionuar dhe ata ndodheshin në prag të ndarjes./ZËRI

6 MUAJ ME PARE

Krim brenda familjes në Orikum! Burri vret gruan, më pas veten

 

Viti nis përgjakshëm në Vlorë, burri mbyt gruan, më pas
pamje nga banesa

VLORË-Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Orikum, ku një grua është gjendur pa shenja jete në banesë. 40-vjeçarja u vra nga bashkëshorti i saj, Llogora Xhebroi i cili e kishte dhunuar për vdekje.

Pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth banesës, autori i dyshuar është gjetur i pajetë në garazh, ku dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë zjarri.

Ngjara ka ndodhur ku rreth orës 13:30 urgjenca mjekësore ka njoftuar se Sose Xhebroi ishte gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 13:30, është marrë njoftim nga urgjenca mjekësore se një shtetase, në Orikum, është gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune në banesë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja S. Xh., 40 vjeçe, është vrarë nga bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Xh., 50 vjeç.

Pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth kësaj banese, në garazh është gjetur dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi Ll. Xh.

Arma pistoletë e gjetur në vendngjarje u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Poll

MOS HUMB