Rrëzohet kërkesa e PD-së për rezolutë për gjenocidin në Kosovë
TIRANË- Kuvendi nuk miratoi kërkesën e Partisë Demokratike për diskutimin dhe votimin e rezolutës mbi gjenocidin serb në Kosovë. Kjo çështje as nuk u fut në rendin e ditës për votim, në seancën e sotme plenare.
Ndërkohë, një sërë raportesh dhe projektligjesh të rëndësishme u miratuan në seancë:
Raporti vjetor i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2024 - 73 vota pro, 2 kundër dhe asnjë abstenim.
Raporti i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri për vitin 2024 - 73 vota pro.
Raporti i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2024 - 73 vota pro dhe 1 kundër.
Projektligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” - 73 vota pro dhe 9 vota kundër.
Projektvendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kandidaturave për Komisionin Rregullator të KQZ-së - 73 vota pro dhe 1 kundër.
Më herët, gjatë seancës, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi miratimin e një rezolute për gjenocidin serb në Kosovë. Nga fotltoja e Kuvendit, Berisha deklaroi se mohimi i gjenocidit serb përbën një mohim të ndërgjegjes kombëtare dhe një fyerje për sakrificën e shqiptarëve që kanë rënë për Atdheun.
Tensione në Kuvend/ Peleshi përjashton Bardhin nga Kuvendi: Je i paaftë dhe i paburrë (VIDEO)
TIRANË- Kuvendi është përfshirë nga debatet dhe tensionet, deri në përjashtimin e deputetit demokrat Gazment Bardhi.
Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi ka përjashtuar nga seanca plenare kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhin, pas disa paralajmërimevre.
Bardhi është dëgjuar duke i thënë Peleshit “je i paaftë” dhe "i paburrë" ndërsa pasi e ka paralajmëruar disa herë që të mos ndërpresë seancën, kreu i Kuvendit e ka përjashtuar nga seanca.
"Je i paaftë. As sa Nikolla nuk u bëtë! Je i paburrë", tha Bardhi.
Visualizza questo post su Instagram
Kryeparlamentari paralajmëroi edhe deputetin tjetër demokrat, Klevis Balliun. Më pas Peleshi e ndërpreu seancën për 5 minuta.
Ndërkohë kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla u shpreh se socialistët do të kërkojë masë disiplinore ndaj Bardhit për përjashtim me 10 ditë nga punimet e Kuvendit.
Nuk ka mocion me debat për programin qeverisës, PS rrëzon kërkesën e opozitës
TIRANË- Me 73 vota kundër, është rrëzuar kërkesa e Partisë Demokratike për mocion me debat për programin qeverisës.
PD kërkoi ripërsëritjen e seancës së shtatorit kur u miratua pa votat e opozitës programi qeverisës i PS, por opozita atë seancë vendosi të braktisë punimet e Kuvendit.
Ndërkohë gjatë fjalës së tij sot, kreu i grupit të PS Taulant Balla tha se PD duhet t’i sjellë kërkesat sipas rregullores për të gjetur dakordësi nga mazhoranca.
“Kemi bërë një diskutim, në fakt kemi bërë 3 diskutime për 3 mocione të ndryshme me debat. Jam informuar që do të kemi një diskutim tjetër brenda afatit 3-ditor që përcakton rregullorja. Zonja dhe zotërinj, për sa i përket rregullores për mocionet, është shumë e qartë. Më e thjeshta është seanca e pyetje-përgjigjeve, për të shkuar te interpelanca, mocioni me debat apo komisioni hetimor. Sa i përket kërkesës suaj që lidhet me nenin 98, po e lexoj. Neni 98: mocionet – një kryetar grupi ose 7 deputetë mund të paraqesin një mocion për një zhvillim debati në Kuvend për një çështje të veçantë, dhe në fund mund të paraqitet edhe një rezolutë.
Kam një kërkesë nga kreu i grupit parlamentar të PD, që kërkon jo një çështje të veçantë, por disa çështje të veçanta; një kërkon bilancin e qeverisë nga 2013 e deri te 2025. A është kjo e veçantë? Duam, thotë, përveç kësaj edhe një çështje tjetër që ka të bëjë me programin qeverisës për periudhën në vijim. Pra, e thënë ndryshe, e dogjëm mundësinë ta bëjmë me 8 shtator, dhe të shfrytëzojmë këtë nen të rregullores dhe të kthehemi mbrapsht më 13 shtator. E kuptoj që kërkesat i keni bërë vetë të mangëta, sakate. E kuptoj që ju i sillni kërkesat vetë të mangëta, sepse ju vetë nuk doni të bëni një debat, sepse unë nuk mund të pranoj dot asnjë kërkesë që bie në kundërshtim me rregulloren.”, tha kreu i grupit parlamentar të PS-së.
“Me Kosovën apo me Vuçiçin”, Mediu: S’të pyes ty Taulant, me kë të më dojë qejfi! Balla i përmend Gërdecin
TIRANË- Ka nisur me debate seanca e sotme në Kuvend, për shkak se Partia Demokratike ka shprehur qëndrimin e saj që nuk do të marrë pjesë në protestën për UÇK-në që do të mbahet ditën e nesërme në Tiranë.
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu kërkoi që në Kuvend përveç gjenocidit serb, të shtohet dhe një pikë, ku kërkohet lirimi i menjëhershëm u krerëve të UÇK-së, ndërsa është përfshirë në replika me kreun e grupit parlamentare të PS-së, Taulant Balla.
“Kush harron historinë, është i detyruar që ta përsëris atë. Për fatin e keq, apo të mirë, një pjesë e juaja se ka njohur. Ky Kuvend jo vetëm që duhet të flasë për gjenocidin, por të shtojë dhe një pikë, lirimin e menjëhershëm të ish-krerëve të UÇK. Kam pasur nderin që i kam njohur personalisht, Thaçin, Veselin, Rexhep Selimin. Nuk duhet asnjë qëndrim politik me këtë çështje. S’mund të jemi në krah të udhëheqësve të UÇK dhe nga ana tjetër me Vuçiçin. Duhet të jemi të qartë. S’të pyes ty Taulant Balla, do të jem ku të më …dojë qejfi mua. S’të marr leje ty.”, tha ai. Ndërkohë, i menjëhershëm ishte reagimi i Ballës, i cili i kujtoi Mediut Gërdecin.
“E kam ruajtur por se mbaj dot më. Meqë ju bëra një kronologji të asaj që keni bërë për të dëmtuar Kosovën. Vetëm 28 ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të dy bashkë hodhët në erë Gërdecin", deklaroi Balla. /ZËRI
'Saliu 'dhëndri' i Serbisë'! Balla-Berishës: Pse s’vini në protestën e UÇK? Kryedemokrati: Rama, shërbëtor i Vuçiç
TIRANË-Në kuvend teksa po diskutohej kërkesa për mocionin me debat lidhur me gjenocidin serb në Kosovë, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla akuzoi kryedemokratin Sali Berisha, se çdo kërkesë e këtij të fundit nuk ështe asnjëherë me qëllim të mirë. Balla riktheu ndeshjen Serbi-Shqipëri, duke ironizuar se tifozët serbë kur shanin Shqipërinë, thërrisnin ermin e Sali Berishës. Ndër të tjera Balla përmendi edhe bojkotin nga ana e opozitës për protestën në mbështetje të kereëve të UÇK-së që do të zhvillohet nesër.
Taulant Balla: Tifozët serbë kur donin të na shanin na thirrni 'Sali Berisha Sali Berisha'. Një gazetar dhe mori në telefon dhe i tha more doktor pse thërrasin tifoz serb emrin tënd. E thërrasin se Saliu është dhëndri i mirë i Serbisë i ka shërbyer mirë Serbisë sa herë ka pasur mundësi. Kuvendi ka miratuar nga 1991 deri në 2025 9 rezoluta dhe 11 deklarata s ai përket gjtihcka ka ndodhur në kosovë nga 91 e deri në 2025….Do të kërkoja që përpara se të hedhim në votim këtë kërkesë tuajën të radhës t’i leoni dhe nuk do të harxhoj më asnjë seckond nga koha e vyer e Kuvendit për këtë çështje për të cilën ua kemi dhënë përgjigjen shpesh. Por po kaloj në diçka që është emergjente, asgjë që vjen nga Berisha, e kur lidhet me Kosovën nuk ka ardhur dhe ska për të ardhur kurrë ndonjëherë për mirë. Vendimi i PD i bërë publik dje për të bojkotuar protestën e nesërme mbarëkombëtare në mbështetje të UÇK është konfirmim i qëndrimeve dhe veprimeve kundër interesit të Kosovës. Meqë thatë se nuk doni të jeni përkrah kryeministrit, ai nuk do të jetë nesër. Pse nuk vini? Me kushtin që të mos e politizojë. Bëni dhe ju nesër një protestë meqë nuk doni me veteranët e luftës së UÇK. As me ne, bëni një tuajën. Mos hajdeni në shesh, por bëjeni në Shqup ose në ndonjë shesh tjetër dhe me këtë rast do tu vijë më shumë.
Në kundërpërgjigje nga foltorja, kryetari i PD-së Sali Berisha kujtoi masakrat e bëra në Kosovë, me data dhe numrin e viktimave civile. Kryedemokrati theksoi se ata që shkelin mbi gjakun tyre këtij gjenocidit, nuk janë shqiptarë, duke shtuar se kreu i Ps-së Edi Rama është një argat i Vuçiçit.
Sali Berisha: Të mohosh gjenocidin serb në Kosovë, të mohosh veten si shqiptar, ndërgjegjen e kombit tënd. Keni pasur njerëz në familje që kanë rënë për atdhe, e kanë dashur…Si mund të shkelmoni mbi këtë gjak?! Kreu juaj është argat i Aleksandër Vuçiç”. Ju sikur jeni ultranacionalistë serbë të verbër! Para se me ardhë këtu po lexoja, vitin e kaluar e kam ngritur këtu gjenocidin serb të Pobregut në Kukës. Gjenocidi serb i Kukësit është i stamposur në traktatet themelore të gjenocidit në botë. Dhe një përfaqësuesi juaj shkruante aty, gafa e Berishës, flet për gjenocid në Lumë. Çfarë ju shtyn ju të jeni kaq të pandjeshëm ndaj një çështje më thelbësore në ndërgjegjen e njeriut, në ndërgjegjen kombëtare? Pse keni ju këtë? Ku e gjeni ju forcën të shkelmoni mbi gjakun dhe jetën e këtyre njerëzve. Edhe serbë po të ishin, do ta votoja po ta kishin bërë shqiptarët. Edhe maqedonas po të ishin, do të votoja po ta kishin bërë shqiptarët. Gjenocidi është krimi më i shëmtuar dhe ai është jashtë çdo lloj koncepsioni. Ju bëheni bashkëautorë në krim me Edi Ramën. Ju bëheni bashkëautorë në krim monstruoz. Kur unë u thashë vitin e kaluar për Pobregun, lexoni mor. Po të jeni shqiptarë, lexoni. Në Pobreg 410 burra, gra e fëmijë i vranë dhe i dogjën të gjallë për civilë.