LIVE UPDATES

SPAK 'në rrjetë' call center-at e vëllezërve Prekaj! Kompjutera dhe 'Ferrari' të sekuestruar, punonjësit u kapën duke boshatisur zyrat

➤SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksionin e ndërmarrë në bashkëpunim me autoritet italiane mbrëmjen e 17 janarit në kryeqytet për goditjen e Call Center-ave. ➤Prokuroria e Posaçme njofton se janë kontrolluar 28 ambjente, mes tyre kullën "Atti ToWer”, ku ndodheshin zyrat qëndrore.➤Gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë 8 persona, ku 6 prej tyre janë: Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerimi, Elis Merkaj, Rentjan Peposhi, Odeas Kuqi. Punonjësit u kapën teksa transportonin pajisje kompjuterike drejt një ambienti tjetër në Bulevardin “Bajram Curri”. ➤Ndërsa janë shpallur në kërkim 3 vëllezërit organizatorë Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj. ➤Gjatë aksionit janë sekuestruar qindra pajisje kompjuterike, serverë, telefona, laptopë, karta SIM, dokumente, kamera sigurie dhe automjete. Mes tyre është edhe një Ferrari, që dyshohet se i përket organizatorëve. ➤Punonjësit e Call Center-it telefononin viktimat dhe i bindnin të transferonin para në kriptomonedha, duke u premtuar fitime. Në realitet, paratë shkonin në llogari virtuale të kontrolluara nga drejtuesit e aktivitetit.

4 artikuj për këtë temë.
5 MUAJ ME PARE

Me kosh mbeturinash drejt zyrës tjetër! Kush janë 6 të arrestuarit e operacioni të SPAK kundër Call Center-ave

SPAK 'në rrjetë' call center-at e vëllezërve
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Janë zbardhur emrat e 6 nga 8 të arrestuarit në kuadër të aksionit të zhvilluar nga SPAK gajtë një hetimi për të goditur një rrjet call centerash. Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerimi, Elis Merkaj, Rentjan Peposhi, Odeas Kuqi janë vendosur në pranga në kuadër të operacionit, ndërsa 3 vëllezërit drejtues të rrjetit, Agim Prekaj, Alfred Prekaj dhe Arjan Prekaj, janë shpallur në kërkim.

Konkretisht gjatë të arrestuarit u kapën në flagrancë teksa transportonin një kosh mbeturinash, i cili përmbante sende të dyshuara të marra nga Qendra e Thirrjeve në rrugën “Ibrahim Rugova”, në kullën “Atti Tower”, ku ndodheshin zyrat qëndrore, me qëllim asgjësimin. 

Punonjësit e arrestuar, mbrëmjen e 15 janarit 2026, pas dyshimeve për një ndërhyrje të mundshme, ambientet e Call Center-it në “Atti Tower” boshatisën zyrtat dhe pajisjet po i vendosnin në një tjetër ambjent të marrë me qera në një tjetër godinë. Gjatë kontrolleve në zyrën e marrë me qera u gjetën pajisje kompjuterike, telefona, hard disqe, laptopë, karta të ndryshme SIM, dokumente, blloqe me shënime./ZËRI

5 MUAJ ME PARE

Tre vëllezërit Prekaj 'kokat' e mashtrimit me call centera! Qendra në kullën “Atti Tower”, kush qëndron pas kompanisë 'Infinite'

SPAK 'në rrjetë' call center-at e vëllezërve
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Një rrjet call centerash është goditur në Tiranë, pas një operacioni të SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane. Tre vëllezër, Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj të shpallur në kërkim janë në fokus të operacionit të madh të SPAK-ut dhe BKH-së. Njëri prej tyre, Alfred Prekaj, rezulton pronar i kompanisë “Balkanspro”, e cila merret me Call Center dhe telemarketing.

Vëllezërit dyshohet se operonin nga një call center i kamufluar me kompaninë 'Infinite', me zyra qëndrore në katin e 9-të dhe të 13-të të “Atti Tower”. Kompania Call Center 'Infinite' rezulton e themeluar në vitin 2023 me zyrë qëndrore tek kulla 'Alban Tower Tirana'. Pronar dhe administrator i 'Infinite' është David Prendi, 29 vjeç. Nga kjo zyrë autorët e mirëorganizuar dyshohet se kanë mashtruar shtetas italianë dhe europianë për investime në kriptomonedhave të ndryshme.

SPAK 'në rrjetë' call center-at e vëllezërve

Emri i 29-vjeçarit nuk është përmendur në njoftimin e SPAK dhe mbetet për t’u parë nëse tre organizatorët e call centerave kanë lidhje me David Prendin. Ajo çfarë dihet deri më tani është se nga veprimet e para hetimore të BKH-së, rezultoi se organizatorët, tre vëllezërit Prekaj kishin ngritur një strukturë të sofistikuar sigurie, me disa perimetra mbrojtës, duke përdorur jo vetëm kamerat filmike statike, por edhe personel civil vëzhgimi, jashtë kësaj qendre.

Por, për të mbajtur kompaninë 'gjallë' dhe të përgatitur për një aksion, nuk kanë mjaftuar vetëm zyrat qëndrore në kullën “Atti Tower”. Mësohet se ky grup përdorte një skemë të mirë menduar për të humbur gjurmët, duke ndërruar herë pas herë ambientet me qira ku ushtronte aktivitetin e paligjshëm.

Nga njoftimi i SPAK rezulton se një tjetër zyrë e marrë me qera ishte në ndërtim e sipër në katin e 5-të në një tjetër godinë. Një ditë para aksionit në datën 16 Janar 2026, punonjësit ishin angazhuar në boshatisjen e ambientit dhe largimin e pajisjeve dhe personelit nga kulla zyrat qëndrore.

Gjatë kontrolleve në zyrën e marrë me qera u gjetën pajisje kompjuterike, telefona, hard disqe, laptopë, karta të ndryshme SIM, dokumente, blloqe me shënime. Personat e kapur në flagrancës, po transportonin një kosh mbeturinash, i cili përmbante sende të dyshuara të marra nga Qendra e Thirrjeve në rrugën “Ibrahim Rugova”, të cilat ishin duke i asgjësuar. 6 të arrestuait janë Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerimi, Elis Merkaj, Rentjan Peposhi, Odeas Kuqi.

6 MUAJ ME PARE

'Pronarët u njoftuan"-SPAK: Zyrat u boshatisën një ditë para aksionit, nga ‘Atti Tower’ u gjetën në një tjetër godinë

SPAK 'në rrjetë' call center-at e vëllezërve
pamjet nga aksioni

TIRANË-Prokuroria e posaçme ka dhënë detaje lidhur me operacion e zhvilluar në Tiranë kundër disa Call Center-ëve që dyshohet se mashtronin shtetas të huaj. Call Center funksiononte në godinën 'Atti Tower', në rrugën “Ibrahim Rugova”, por pajisjet u gjetën në një ambienti tjetër në Bulevardin “Bajram Curri”.

Sipas SPAK mbrëmjen e 15 janarit 2026, pas dyshimeve për një ndërhyrje të mundshme, ambientet e Call Center-it në “Atti Tower” janë boshatisur dhe pajisjet janë larguar. Në orët e para të 16 janarit, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kapur 6 persona në flagrancë, teksa transportonin pajisje kompjuterike drejt një ambienti tjetër në Bulevardin “Bajram Curri”.

“Ekzistojnë indicie të qarta se mbrëmjen e datës 15 Janar 2026, pas përfundimit të punës, pjesëtarë të këtij personeli vëzhgues, kanë njoftuar pronarët e Qendrës për një ndërhyrje të mundshme. Pas kësaj, në orët e para të mëngjesit të datës 16 Janar 2026, janë larguar pajisjet dhe është boshatisur edhe ambienti i Qendrës së Thirrjeve. Pas ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Posaçme, nr.85, datë 15.1.2026, hetuesit e BKH-së konstatuan në datën 16 Janar 2026, boshatisjen e ambientit dhe largimin e pajisjeve dhe personelit. Falë veprimeve të shpejta dhe të pandërprera hetimore u bë i mundur identifikimi i personave dhe automjeteve të përdorura për largimin e pajisjeve kompjuterike dhe sistemeve nga Call Center-i. Pas gjurmimit të tyre, në një kohë të shkurtër, u realizua kapja në flagrancë e disa shtetasve, të cilët kishin transportuar gjatë natës materiale drejt një ambient tjetër të marrë me qira në një godinë në Bulevardin Bajram Curri," -thuhet në njoftim.

6 MUAJ ME PARE

Goditja e Call Center-ave në Tiranë, SPAK: U sekuestrua Ferrari, kompjuterë dhe kamera, 8 në pranga, 3 në kërkim

SPAK 'në rrjetë' call center-at e vëllezërve
PAMJE NGA AKSIONI

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me operacionin që zhvilloi mbrëmjen e 17 janarit në kryeqytet për goditjen e Call Center-ave. SPAK njofton se gjatë hetimeve është identifikuar një Qendër Thirrjesh (Call Center) që ndodhet në Tiranë, në ndërtesën “Atti Tower”, në rrugën “Ibrahim Rugova”, përballë Katedrales Ortodokse, nga ku, autorët e mirëorganizuar dyshohet se kanë mashtruar shtetas italianë dhe europianë për investime në kriptomonedhave të ndryshme.

Në listën e objekteve të kontrolluara bëjnë pjesë edhe 2 kulla lukzoze në kryeqytet, konkretisht "Atti ToWer”, në rrugën “Ibrahim Rugova”, përballë Katedrales Ortodokse, dhe në një tjetër godinë në Bulevardin Bajram Curri. Sipas SPAK, punonjësit e Call Center-it telefononin viktimat dhe i bindnin të transferonin para në kriptomonedha, duke u premtuar fitime. Në realitet, paratë shkonin në llogari virtuale të kontrolluara nga drejtuesit e aktivitetit të paligjshëm. Hetimet tregojnë se drejtuesit kishin vendosur edhe kamera dhe persona që vëzhgonin ambientet nga jashtë, për të sinjalizuar çdo rrezik.

Gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë 8 persona, si dhe janë shpallur në kërkim 3 vëllezërit Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj, ndërkohë që të paktën 28 objekte ku ushtronin veprimtarinë e tyre Call Center-at janë kontrolluar nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Policia e Shtetit.  

Çfarë u sekuestrua

Gjatë kontrolleve në 28 ambiente, banesa, zyra, makina dhe garazhe janë gjetur dhe sekuestruar qindra pajisje kompjuterike, serverë, telefona, laptopë, karta SIM, dokumente, kamera sigurie dhe automjete. Mes tyre është edhe një Ferrari, që dyshohet se i përket organizatorëve.

NJOFTIMI ZYRTAR:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rregjistroi procedimin penal nr.03/2026, për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit Kompjuterik”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal,“Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Procedimi u regjistrua në datën 9.1.2026 në Byronë Kombëtare të Hetimit pas paraqitjes së gazetarëve italianë të emisionit investigativ “Le Iene”, që trasnmetohet në Mediaset. Ata kanë dorëzuar materiale të punës së tyre.

Gjatë këtij hulumtumi është identifikuar një Qendër Thirrjesh (Call Center) që ndodhet në Tiranë, në ndërtesën “Atti Toëer”, në rrugën “Ibrahim Rugova”, përballë Katedrales Ortodokse, nga ku, autorët e mirëorganizuar dyshohet se kanë mashtruar shtetas italianë dhe europianë për investime në kriptomonedhave të ndryshme.

Investigimi mori shkas nga ankesat e disa shtetasve italianë të mashtruar nga Qendra e Thirrjeve. Gazetarët italianë mundën të infiltrojnë një shtetas italianë, i cili nisi të punojë aty dhe realizoi regjistrimin e të dhënave në ambientet e Qendrës së Thirrjeve. Nga të dhënat rezulton se në këtë veprimtari dyshohet të jenë përfshirë shtetas italianë, rezidentë në Itali dhe të tjerë që jetojnë në Shqipëri, ndërsa transaksionet kryheshin në kriptovaluta, në portofolet e monedhave virtuale të menaxhuara nga drejtuesit e këtij aktiviteti të kundraligjshëm, duke përdorur platforma mashtruese.

Duke iu referuar materialeve video bëhet fjalë për një Qendër Thirrjesh, që ndodhej në katin e 9-të dhe të 13-të të “Atti Toëer”. Nga pamja e përgjithshme, dinamika e komunikimit dhe veprimet e personit që kryen regjistrimin apo edhe personave të tjerë, shihet se është një qendër e mirëorganizuar e thirrjeve telefonike, me poste pune të ndara, role të përcaktuara dhe staf që operonte në gjuhën italiane, franceze, spanjolle dhe gjermane.

Pas regjistrimit të këtij procedimi penal, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë nisur menjëherë puna për identifikimin e organizatorëve dhe dokumentimin e aktiviteti kriminal të mashtrimit.

Nga veprimet e para hetimore të BKH-së, rezultoi se organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale kishin ngritur një strukturë të sofistikuar sigurie, me disa perimetra mbrojtës, duke përdorur jo vetëm kamerat filmike statike, por edhe personel civil vëzhgimi, jashtë kësaj Qendre.

Ekzistojnë indicie të qarta se mbrëmjen e datës 15 Janar 2026, pas përfundimit të punës, pjesëtarë të këtij personeli vëzhgues, kanë njoftuar pronarët e Qendrës për një ndërhyrje të mundshme. Pas kësaj, në orët e para të mëngjesit të datës 16 Janar 2026, janë larguar pajisjet dhe është boshatisur edhe ambienti i Qendrës së Thirrjeve.

Pas ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Posaçme, nr.85, datë 15.1.2026, hetuesit e BKH-së konstatuan në datën 16 Janar 2026, boshatisjen e ambientit dhe largimin e pajisjeve dhe personelit. Falë veprimeve të shpejta dhe të pandërprera hetimore u bë i mundur identifikimi i personave dhe automjeteve të përdorura për largimin e pajisjeve kompjuterike dhe sistemeve nga Call Center-i. Pas gjurmimit të tyre, në një kohë të shkurtër, u realizua kapja në flagrancë e disa shtetasve, të cilët kishin transportuar gjatë natës materiale drejt një ambient tjetër të marrë me qira në “Doëntoën One”, në Bulevardin Bajram Curri.

Pas kapjes në flagrancë të këtyre shtetasve, hetuesit kanë bërë kontrollin me iniciativë të ambientit në katin e 5-të të godinës, ku është konstatuar një Qendër tjetër Thirrjesh, në ndërtim e sipër. Aty u gjetën pajisje kompjuterike, telefona, hard disqe, laptopë, karta të ndryshme SIM, dokumente, blloqe me shënime. Personat e kapur në flagrancës, po transportonin një kosh mbeturinash, i cili përmbante sende të dyshuara të marra nga Qendra e Thirrjeve në rrugën “Ibrahim Rugova”, të cilat ishin duke i asgjësuar.

Në kushtet e kapjes në flagrancë është kërkuar mbështetja e punonjëve të Policisë të Drejtorisë Vendore Tiranë.

Shtetasin e arrestuar në flagrancë janë 6 persona me inicialet: R.Gj., D.Q., E.Gj., E.M.,R.P.,O.K..

Gjithashtu, paralelisht me identifikimin e Qendrës së dytë të thirrjeve, në sajë të veprimeve verifikuese, janë nxjerrë dhe ekzekutuar urdhrat e ndalimit për shtetasit me inicialet; K.K. dhe H.XH., si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunimin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 143/b, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Në ecuri të veprimeve hetimore, në datë 17.1.2026, janë lëshuar dhe urdhrat e ndalimit për tre shtetas të tjerë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunimin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga netet 143/b, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, të cilët nuk janë gjetur deri në këto momente.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në 28 ambiente; banesa, automjete, zyra, garazhde, etj, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, qindra pajisje kompjuterike të cilat janë në proces verifikimi, sisteme monitorimi të kamerave, sisteme të rrjetit kompjuterik, pajisje memorizuese, server, dokumente të Qendrës së Thirrjeve, subjektit “Infinite” shpk dhe subjekteve të tjerë në proces verifikimi.

Gjithashtu janë sekuestruar edhe automjete të përdorur nga autorët e dyshuar, motomjete si dhe një automjet luksoz i markës Ferrari, që dyshohet se i përket organizatorëve të këtij aktiviteti. Prokuroria e Posaçme vijon kryerjen e veprimeve hetimore për inventarizimin e të gjitha pajisjeve kompjuterike, sekuestrimin, analizimin e tyre si dhe identifikimin e të gjithë viktimave të veprës penale, në bashkëpunim me autoritetet e huaja.

Falenderojmë Policinë e Shtetit për mbështetjen e dhënë në fazën e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Posaçme si edhe gjatë veprimeve të mëtejshme për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar. Prokuroria e Posaçme falenderon në mënyrë të veçantë edhe stafin e emisionit investigativ italian “Le Iene” të  “Mediaset”, falë punës të së cilëve, u bë e mundur inicimi dhe hetimi i këtij rasti të mashtrimit masiv në Qendrën e Thirrjeve në Shqipëri.

Gjithashtu, SPAK u tërheq vëmendjen qytetarëve dhe medias për fenomenin e mashtrimit online përmes Qendrave të Thirrjeve (Call Center) dhe kjo është një veprimtari që do vazhdojë të ndiqet me prioritet edhe në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë. Nga ana tjetër, një apel u shkon edhe shtetasve që punojnë në këto qendra, për t’u ndërgjegjësuar dhe për t’u mos bërë pjesë e veprimtarive të paligjshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB