LIVE UPDATES

Shqipëria në 2 orë/ STUHIA godet vendin, pemë të rrëzuara, pezullim fluturimesh, qytete nën ujë, 20 të lënduar (ZHVILLIMET)

➤Era e fortë merr çdo gjë para në Tiranë. Pemët janë shkulur në disa zona të kryeqytetit, duke bllokuar qarkullimin rrugor, ndërsa objektet në ambientet e jashtme si çadra, karrige dhe të tjera janë rrëzuar.➤Në spitalin e Traumës janë paraqitur 20 persona, me dëmtime të ndryshme, si pasojë e stuhisë që përfshiu në pak minuta kryeqytetin. 10 prej tyre vijojnë të jenë ende në spital, duke marrë shërbim të specializuar.➤Për shkak të situatës të rënduar të motit, fluturimet në Aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas janë ndërprerë për rreth dy orë, duke rinisur vetëm pak muinuta më parë.➤Stuhia përfshiu edhe jugun e vendit, ku në zonën e Fierit, janë rrëzuar edhe pemë në aksin Fier-Cakran. Ndërsa në Lushnje disa rrugë kryesore janë përmbytur.➤ Si pasojë e stuhisë dhe erës së fortë kanë mbetur pa energji elektrike, zona e Xhafzotajt, Gjit të Lalzit, Hamallajt dhe Manzës në Durrës.➤ Prej dy orësh në asket rrugore Shkodër- Lezhë dhe Lezhë-Milot ka trafik të rënduar, ku situata më e rënduar paraqitet në dalje të Shëngjinit.

6 artikuj për këtë temë.
10 MUAJ ME PARE

Pushuesit largohen nga plazhet, rradhë kilometrike në Lezhë, bllokohen disa akse

Shqipëria në 2 orë/ STUHIA godet vendin, pemë të

trafiku në Shëngjin

LEZHË- Stuhia që goditi sot vendin ka larguar qindra pushues nga zonat bregdetare. Situata e vështirë e motit ka bërë që pushuesit të drejtohenn shtëpive të tyre duke sjellë trafik dhe bllokim në disa akse.

Prej dy orësh në asket rrugore Shkodër- Lezhë dhe Lezhë-Milot ka trafik të rënduar, ku situata më e rënduar paraqitet në dalje të Shëngjinit. Forcat e policisë ndodhen në terren për të zhbllokuar trafikun kilometrik në këto akse rrugore.

Situata ka rënduar edhe rrugët dytësore, të cilat nuk kanë përballuar dot volumin e shtuar të mjeteve. Edhe pse situata e motit është përmirësuar, rradha e automketeve vijon të mbetet e gjatë./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

Moti i keq, ndërpritet energjia elektrike në Durrës

Shqipëria në 2 orë/ STUHIA godet vendin, pemë të
foto nga Durrësi

DURRËS- Moti i keq ka sjelle probleme dhe në qytetin e Durrësit, ku ka pasur dëmtimë të linjës së energjisë elektrike, përmbytje dhe trafik. Si pasojë e stuhisë dhe erës së fortë kanë mbetur pa energji elektrike, zona e Xhafzotajt, Gjit të Lalzit, Hamallajt dhe Manzës. Gjithashtu shumë pushues janë detyruar të largohen nga zonat e plazheve.

Edhe në qytetet e tjera të vendin janë raportuar probleme në energjinë elektrike dhe në rrugët e qyteteve. Në Tiranë ka pasur edhe njerëz të lënduar, ku raportohet se 20 persona janë paraqitur për ndihmë mjekësorë te spitali i Traumës, ku 10 prej tyre po marrin trajtimin mjeksor të veçantë./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

Stuhia prek vendin! Përmbytje në Lushnje, pemët bien në rrugën Fier-Cakran

Shqipëria në 2 orë/ STUHIA godet vendin, pemë të
pamjet nga Fieri

FIER-Stuhia përfshiu edhe jugun e vendit, ku në zonën e Fierit, janë rrëzuar edhe pemë në aksin Fier-Cakran, veçanërisht në vendin e quajtur “Qafa e Shkozës”. Pemët e rrëzuara kanë qënë të djegura më parë nga vatrat e zjarrit, ndërsa kanë bllokuar edhe qarkullimin e automjeteve.

Reshjet intensive të pasdites kanë përmbytur disa rrugë në qytetin e Lushnjës. Mjaftuan vetëm 30 minuta shi për të mbushur me ujë rrugët kryesore, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim. Përveç Lushnjës, reshjet kanë shkaktuar përmbytje dhe vështirësi në Vlore, Durrës, Fier dhe Tiranë./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

Stuhia e fortë pezulloi punën në aeroport, rinisin 2 orë më vonë fluturimet në Rinas

Shqipëria në 2 orë/ STUHIA godet vendin, pemë të
PAMJE NGA AEROPORTI

RINAS-Mesditën e sotme vendi ynë u përfshi nga një stuhi e fortë ere, shoqëruar me reshje të dendura shiu, duke shkaktuar përmbytje, trafik dhë dëme materiale. Për shkak të situatës të rënduar të motit, fluturimet në Aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas janë ndërprerë për rreth dy orë, duke rinisur vetëm pak muinuta më parë. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës bëri me dije se pezulloi për 30 minuta operacionet në pistë, ndësa situata aktualisht vijon normalisht.

Reagimi nga aeroporti ‘Nënë Tereza’

“Mot i keq ka ndikuar përkohësisht në operacionet e Aeroportit ‘Nënë Tereza’ në Rinas. Megjithatë, aeroporti konfirmon se puna ka vijuar normalisht pas një pezullimi prej vetëm 30 minutash për sigurinë e pasagjerëve. Fluturimet janë rikthyer në ritmin e tyre të zakonshëm dhe në këtë moment, po realizohen ulje avionësh me destinacione në vendet fqinje”, thuhet në reagim./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

Stuhia në Tiranë shkakton lëndime te njerëzit, 20 persona paraqiten te ‘Trauma’

Shqipëria në 2 orë/ STUHIA godet vendin, pemë të
Tiranë

TIRANË-Stuhia e fortë me erë dhe reshje të dendura shiu që përfshiu ditën e sotme Shqipërinë, veç dëmeve materiale dhe pemëve të rrëzuara, ka lënduar edhe qytetarët. Në spitalin e Traumës janë paraqitur 20 persona, me dëmtime të ndryshme, si pasojë e stuhisë që përfshiu në pak minuta kryeqytetin. 10 prej tyre vijojnë të jenë ende në spital, duke marrë shërbim të specializuar.

Era e fortë preku Tiranën, duke marrë çdo gjë para. Pemët janë shkulur në disa zona të kryeqytetit, te Treni, Shkolla e Bashkuar apo tek zona e Oxhakut, duke bllokuar qarkullimin rrugor. Ndërkohë objekte në ambientet e jashtme si çadra, karrige dhe të tjera janë rrëzuar. Nga stuhia janë shkëputur edhe disa pjesë të grilave të dritareve./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

STUHIA godet Shqipërinë/ Era 'e çmendur' merr çdo gjë para në Tiranë! Përmbytje në Lezhë e Durrës, jugu i vendit pa drita

Shqipëria në 2 orë/ STUHIA godet vendin, pemë të
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË-Stuhia tropikale e paralajmëruar që do të prekte sot vendin ka goditur Tiranën, Durrësin, Vlorën, Lezhën dhe Shëngjini. Era e fortë ka prekur Tiranën, duke marrë çdo gjë para. Pemët janë shkulur në disa zona të kryeqytetit, te Treni, Shkolla e Bashkuar apo tek zona e Oxhakut, duke bllokuar qarkullimin rrugor.

Ndërkohë objekte në ambientet e jashtme si çadra, karrige dhe të tjera janë rrëzuar. Nga stuhia janë shkëputur edhe disa pjesë të grilave të dritareve.

Nga ana tjetër Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore përmes një njoftimi në rrjetet sociale u bën apel kanterëve të ndërtimit që duhet të marrin masat e nevojshme parandaluese në rastet e motit të keq. Ata theksojnë se mbrojtja e punonjësve është thelbësore, dhe në kushtet e një stuhie puna duhet të ndërpritet. Një qytetar për JOQ ka ndarë edhe momentin se si dukej stuhia në një kantier ndërtimi. I alarmuar ai raporton se s’ka asnjë kat skelë sigurie të montuar dhe nëse do kishte punëtorë në këtë moment në ndërtesën në video, do fluturonin të gjithë në tokë.

Stuhia e shoqëruar me reshje të dendura ka shkaktuar probleme edhe në qytetin e Lezhës. Përmbytjet kanë prekur disa zona kryesore, mes tyre bulevardin “Gjergj Fishta” dhe bllokun e banimit “11 Janari” në lagjen Besëlidhja. Situata e rënduar nga moti i keq ka sjellë edhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në Shëngjin. 

OSHEE bën me dije probleme me energjinë elektrike kryesishst ka në zonat rurale, ku janë linjat ajrore dhe të shtrira me gjatësi disa dhjetëra kilometra. Zonat më të prekura janë Lushnja, Kuçova dhe Vlora. Punonjësit janë në terren por nuk mund të ndërhyjnë kur moti është i keq.

Edhe Durrësi është goditur sot nga një stuhi e fuqishme, e shoqëruar me erë të fortë dhe reshje të dendura shiu. Rrugët e qytetit janë përmbytur duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve. Stuhia ka detyruar pushuesit të kërkojnë strehim në ambiente të mbyllura. Gjithashtu dëme të mëdha raportohen në portin e Durrësit ku era e fortë ka këputur litarët që lidhin tragetet dhe duke krijuar kaos në zonën e anijeve.

Ndërkohë në Vlorë janë raportuar erëra shumë të forta që kanë sjellë një stuhi rëre, duke mbuluar qytetin bregdetar. Stuhia ka shkaktuar dukshmëri të ulët në rrugë, e cila ka krijuar vështirësi për qytetarët. Situata është shoqëruar edhe me trafik të rënduar, pasi shumë pushues kanë zgjedhur të largohen me shpejtësi nga qyteti.

Edhe qyteti i Berat është goditur nga një stuhi e fortë ere dhe reshje shiu. Era e fortë ka ngritur pluhurin ë qytetit në ajër ndërsa mjegulla ka mbuluar vendin./ZËRI

Poll

MOS HUMB