LIVE UPDATES

PËRPLASJE në Tiranë! Iu zbulua zyra, Braçe sherr me demokratët, del me kokoshka në duar...Policia: S'gjetëm asgjë të paligjshme

➤ Një zyrë elektorale është zbuluar në njësinë numër 5, në rrugën "Marko Boçari" në Tiranë. ➤ Zyra, e përdorur nga Erion Braçe (siç e pranoi ai vetë), u zbulua nga qytetarë. ➤ Në zonë shkuan mediat dhe të gjithë të pranishmit u larguan me vrap. ➤ Një prej tyre ishte Enkeljda Imeraj, drejtore e agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës. ➤ Më pas, në zyrë mbërriti kandidati për deputet në listën e hapur të Tiranës, Erion Braçe i cili u përplas me gazetaren Ambrozia Meta dhe me kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike. ➤ Në zonë erdhi Policia dhe nisën hetimet. Raportohet se ka 3 persona të shoqëruar, por s'ka njoftim zyrtar. ➤ Pas kontrollit të Policisë, Braçe doli nga zyra, por refuzoi t'ju përgjigjej gazetarëve duke u shprehur se duhet të merren me kontratën e lobingut të PD-së. ➤ Nga ana tjetër, kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Adriana Kalaja pretendoi se socialisti kishte tentuar ta qëllonte me karrige. ➤ Në krah të saj ishte dhe Belind Këlliçi, i cili tha se personi pranë Braçës ishte Genc Lulja, një person me rekorde të theksuara kriminale. ➤ Sipas tij, socialisti nuk kishte kontratë qeraje dhe as nuk i njihte personat që ishin në zyrë, për të cilët Braçe tha se i kishte "shokë". ➤Policia bëri me dije në njoftim zyrtar se gjatë kontrollit të ushtruar në prani të përfaqësuesve të të dyja subjekteve politike, në atë ambient nuk u gjetën materiale kompromentuese apo të kundërligjshem. ➤Personat e pranishëm u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, ku janë marrë deklarime dhe kallëzime penale nga të dyja palët përfaqësuese të dy subjekteve politike. ➤Efektivët kanë sekuestruar edhe pamjet filmike për të zbardhur ngjarjen.

8 artikuj për këtë temë.
1 MUAJ ME PARE

Përplasja Braçe-Belindi në Tiranë, Policia: Nuk gjetëm asnjë material kompromentues apo të kundërligjshëm në zyrën e socialistëve

PËRPLASJE në Tiranë! Iu zbulua zyra, Braçe sherr me
Belind Këlliçi

TIRANË- Policia e Tiranës ka dalë me njoftim zyrtar përsa i përket përplasjes së regjistruar në rrugën "Marko Boçari" mes socialistit Erion Braçe dhe demokratit Belind Këlliçi. Policia bën me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në prani të përfaqësuesve të të dyja subjekteve politike, në atë ambient nuk u gjetën materiale kompromentuese apo të kundërligjshem. Personat e pranishëm u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, ku janë marrë deklarime dhe kallëzime penale nga të dyja palët përfaqësuese të dy subjekteve politike. Efektivët kanë sekuestruar edhe pamjet filmike për të zbardhur ngjarjen. 

Njoftimi: Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore, për dokumentimin e një rasti të pretenduar sot, më datë 11.05.2025, në një ambient në rrugën “Marko Boçari”, Tiranë, ku eshte pretenduar për veprimtari të paligjshme zgjedhore.

Rreth orës 17:50, pas një njoftimi të bërë nga Belind Këlliçi, përfaqësues i Partisë Demokratike, shërbimet e Policisë shkuan në vendin e pretenduar dhe konstatuan disa shtetas pranë dhe brenda nje ambienti privat, që sipas kallëzuesve funksiononte si zyrë elektorale, pa shenja identifikuese, për Partinë Socialiste.

Gjatë kontrollit të ushtruar në prani të përfaqësuesve të të dyja subjekteve politike, në atë ambient nuk u gjetën materiale kompromentuese apo të kundërligjshem. Personat e pranishëm u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, ku janë marrë deklarime dhe kallëzime penale nga të dyja palët përfaqësuese të dy subjekteve politike. Përfaqësuesi i Partisë Socialiste, z. Erion Braçe, ka kallëzuar se përfaqësues të Partisë Demokratike kanë ushtruar forcë ndaj tij dhe personave të tjerë me të cilët ishte i shoqëruar.

Grupi hetimor po administron pamjet filmike dhe çdo provë tjetër me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë.

Në përfundim të veprimeve procedurale, do të jepet një njoftim i plotë mbi rezultatet e hetimit.

1 MUAJ ME PARE

Meta nga qelia: SPAK të reagojë për përplasjen në Tiranë, ‘horrat’ ia futën vrapit

PËRPLASJE në Tiranë! Iu zbulua zyra, Braçe sherr me
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për manovra nga ana e maxhorancës për të prishur standartin e zgjedhjeve. Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se SPAK dhe të gjithë institucionet duhet të reagojnë për përplasjen e ndodhur në Tiranë, ku protagonist ishte kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Erion Braçe. Nga ana tjetër, Meta fton të gjithë numëruesit për të ruajtur qetësinë, vendosmërinë dhe për të mbrojtur çdo vote.

Postimi:

Edhe në oret e fundit që Narkoshteti po jep shpirt, po bën gjithçka për të prishur standartin e zgjedhjeve. Banditizmi elektoral i qëllimshëm dhe për orë të tëra në Vorë dhe kriminaliteti elektoral te zyra ilegale e “Rilindjes” në Tiranë, ku horrat që blinin vota ja mbathën vrapit dhe që u zbulua falë “Task Force” të Syri TV, si dhe mosreagimi i SPAK dhe gjithë insitucioneve që bënin paradë përbetimi për të parandaluar krimet zgjedhore, janë pasqyra e fytyrës së vërtetë kriminale të Edi Ramës. Por asgjë nuk e ndal dot fitoren dhe verdiktin e popullit dhe një ndëshkim shumë i rëndë i pret banditët “rilindas”, shkatërrues të demokracisë. Dua të falenderoj me mirënjohje të gjithë qytetarët, në veçanti ata që votuan Ndryshimin pavarësisht nga presioni dhe përpjekjet për frikësim sistematik. Në këtë fazë të procesit zgjedhor, i ftoj të gjithë numëruesit për të ruajtur qetësinë, vendosmërinë dhe për të mbrojtur çdo votë për të garantuar FITOREN e pastër të koalicionit “PD-ASHM”.

1 MUAJ ME PARE

Incidenti në “Petro Nini”, Këlliçi: Krim zgjedhor! Kalaja: Braçe tentoi të më qëllonte me karrige

PËRPLASJE në Tiranë! Iu zbulua zyra, Braçe sherr me
Belind Këlliçi

TIRANË- Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka folur sërish pas përplasjes me deputetin socialist, Erion Braçe. Sipas Këllicit, socialistët kishin marrë një zyrë elektorale me qira të padeklaruar në “Petro Nini”. Ai shprehet se mori një raportim se në këtë zyrë po kryhej një krim elektoral, ku po jepej para në këmbim të votës. Më tej, Këlliçi shton se në momentin kur ka mbërritur aty, disa persona që ndodheshin në atë zyrë janë larguar me vrap.

“Jemi këtu para një skeme krimi ku ditën e sotme reth orës 17.00 pasdite kemi marrë sinjalizim se kjo, u provua si e tillë ishte një zyrë elektorale e palosura dhe e padeklaruar e PS. Kemi marrë një reportim që në këtë ambient kryhej krim elektoral krim zgjedhor duke dhënë para në këmbim të votave dhe duke qenë se e kemi marrë këtë indicje kemi ardhur personalisht kanë ardhur edhe simpatizantë të PD për të bërë këqyrjen e në ven për të parë a kishte njerëz apo jo. Në momentin e parë që kanë mbërritur, ka qenë dhe gazetarje, zonja Ambrozia Meta që ka asistura live pamte pasi dera ka qene e hapur dhe brenda kanë qenë punonjës të shtetit deri, deri tani kemi identifikuar tre prej tyre. Kemi kërkuar informacion çfarë po bënin, kanë mbyllur derën menjëherë. Janë paketuar të gjitha dokementet. Me çanta kanë dalë rreth 6 apo 7 persona duke ikur me vrap. Kemi pasur indicie që zyra ka qenë e një personi i quajtur Gjovalin Loka”, tha Këlliçi.

Nga ana tjetër, përfaqësuesja e PD-së Adriana Kalaja u shpreh se teksa debati ka degraduar me Erion Braçen, ky i fundit ka tentuar ta godasë atë me karrige. Kalaja shprehet se për këtë ngjarje ishin prezentë edhe forcat e Policisë. Më tej, ajo shton se një nga personat në atë zyrë u fsheh në një frigorifer.

“Po e pasyqroj para mediave atë gjë të turpshme të pamoralshme që ndodhi aty brenda se në çfarë niveli ka degraduar një deputet, ka degraduar gjithë sistemi që drejton këtë vend fatkeqësisht. Ndërkohë që unë futem brenda me punonjësit e policisë, për të bërë këqyrjen e materialeve që ndodheshin aty, zotria ngrihet dhe thotë mbaroni punë shpejt se unë nuk kam kohë të merrem me qelbësirat. Ndërkohë, unë i kthehem dhe ai tenton të më gjuaj me karrige. Për këtë janë prezent të gjithë forcat e Policisë, sepse ai bën si trim kur ka njerëz rreth e rrotull. Në momentin e dytë, sipas diskutimeve që bëra me forcat e rendit, në momentin që në këtë ambient është futur gazetarja Ambrozia Meta, një person, një grua, është futur në një frigorifer. Këto janë gati të vdesin për partinë. Është futur në një frigorifer dhe prandaj Ambrozia Meta nuk e ka gjetur. Ju ftoj ta shikoni është frigoriferi brenda. Është nga ato frigoriferët që përdorte mafia dikur, që i vriste njerëzit dhe i fuste. Këto frigoriferë ka ky, tek zyra që deklaron se është e vetja”, tha Kalaja./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Braçe përplaset fizikisht me gazetaren Ambrozia Meta

PËRPLASJE në Tiranë! Iu zbulua zyra, Braçe sherr me
Ambrozia Meta dhe Erion Braçe

TIRANË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në rrugën “Marko Boçari” këtë mbrëmje, ku kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Erion Braçe është përplasur fizikisht me gazetaren e Syri TV, Ambrozia Meta. Meta ka konstatuar një zyrë me punonjës të administratës, për të cilët shprehet se ishin në rolin e patronazhistëve dhe duke punuar për vota bashkë me Braçen.

Nga ajo zyrë, të gjithë personat kanë dalë dhe janë larguar duke vrapuar, ndërsa deputeti Braçe është përplasur me gazetaren Meta. Në këtë vendngjarje kanë mbërritur një nga një të gjithë kandidatët e Partisë Demokratike, si Belind Këlliçi, Adriana Kalaja dhe Albi Jahelezi. Më vonë janë parë edhe efektivët e forcave “Shqiponja”. Megjithatë, Kalaja dhe Këlliçi pretendojnë se ardhja e policisë ka qenë shumë e vonuar dhe se çdo material zgjedhor dhe paratë që mund të kenë qenë në atë zyrë, janë ‘zhdukur’ nga vetë socialistët. Braçe nga ana tjetër pretendon se është zyra e tij personale.

1 MUAJ ME PARE

Braçe del nga zyra me kokoshka në dorë: Belindi thoshte se ka para brenda

PËRPLASJE në Tiranë! Iu zbulua zyra, Braçe sherr me
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, kandidat në listën e hapur të qarkut Tiranë, Erion Braçe ka folur për mediat pas incidentit në ‘zyrën elektorale’. Pasi është bërë kqyrja e vendit të ngjarjes nga OPGJ-të, Braçe ka dalë nga zyra e tij me një qese kokoshka. Me qesen në duar ka ironizuar duke u shprehur se këtu demokratët pretendonin që ishin fshehur paratë për blerjen e votave të qytetarëve. Sipas tij, të gjithë personat që u gjetën brenda janë shokët dhe shoqet e tij, e jo punonjës të administratës duke theksuar se sot është ditë e dielë, ditë pushimi.

PRONONCIMI I PLOTË I BRAÇES:

Braçe: Ishte vetë aty brenda kur u kqyr vendngjarja, është këqyrur cep më cep dhe gjeti vetëm këto. Kërkova unë që të hapej kjo sepse Belindi pretendonte se kishte lekë këtu brenda. Kishte lekë...kishte lekë këtu brenda. Ju që nuk jeni interesuar për 6 mln euro po interesoheni për një zyrë pune? Pas 60 ditësh në KQZ ua deklaroj unë nga mëngjesi në darkë. Prisni rezultatin tani që ta marri vesh Belindi dhe gjithë Belindët. A doni ndonjë kështu? *tregon nga kokoshkat

Gazetarët duan përgjigje dhe jo kokoshka?

Braçe: Çfarë përgjigje do ti? Personat brenda janë të gjithë shokët e mi! Është një përpjekje e një bande kriminale, e një grupi të struktruar kriminal që është shfaqur edhe pardje, edhe dje, edhe sot, në të gjithë territorin e Bashkisë Tiranë.

Gazetari: Mos prek me dorë! Po pas kamerave çfarë të bëni ju?

Braçe: Është pjesë e një grupi kriminal që ka tentuar të mbyllë socialistët në shtëpi. E pyetja Belindin 'a ke ndonjë pretendim që unë ty të kam blerë një votë të vetme?'. Jo më tha për ty nuk ka asgjë. Është ditë e dielë, nuk ka punonjës të shtetit./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

ME VIDEO/ Braçe përplaset fizikisht dhe kërcënon gazetaren Ambrozia Meta: Mu zhduk po të them! Ti dhe ky banditi

PËRPLASJE në Tiranë! Iu zbulua zyra, Braçe sherr me
Ambrozia Meta dhe Erion Braçe

TIRANË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në rrugën “Marko Boçari” këtë mbrëmje, ku kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Erion Braçe është përplasur fizikisht me gazetaren e Syri TV, Ambrozia Meta. Meta ka konstatuar një zyre me punonjës të administratës, për të cilt shprehet se ishin në rolin e patronazhistëve dhe duke punuar me vota bashkë me Braçen. Nga ajo zyrë, të gjithë personat kanë dalë dhe janë larguar duke vrapuar, ndërsa deputeti Braçe është përplasur me gazetaren.

Në këtë vendngjarje kanë mbërritur një nga një të gjithë kandidatët e Partisë Demokratike, si Belind Këlliçi, Adriana Kalaja dhe Albi Jahelezi. Më vonë janë parë edhe efektivët e forcae “Shqiponja”. Megjithatë, Kalaja dhe Këlliçi pretendojnë se ardhja e policisë ka qenë shumë e vonuar dhe se çdo material zgjedhor dhe paratë që mund të kenë qenë në atë zyrë, janë ‘zhdukur’ nga vetë socialistët.  

1 MUAJ ME PARE

SHERR në TIRANË! Braçe PËRPLASET me kandidatët e PD, Këlliçi i tensionuar edhe me Policinë: Kemi konflikt, ejani urgjent!

PËRPLASJE në Tiranë! Iu zbulua zyra, Braçe sherr me
Pamje nga përplasja

TIRANË- Situata në Tiranë ka arritur pikën e vlimit! Në Tiranë, në njësinë numër 5 u zbulua një zyrë, ku dyshohet se ishin duke punuar zyrtarë të shtetit që siguronin vota për Partinë Socialiste. Zyra u denoncua nga një qytetar dhe më mbërritjen e kamerave, të gjithë të pranishmit u larguan me vrap. Pak minuta më pas, në zyrë i shoqëruar nga Genci Lulja, mbërriti edhe kandidati për deputet në listën e hapur të Tiranës, Erion Braçe, i cili pati disa momente përplasje me gazetaren Ambrozia Meta dhe të anëtarët e tjerë të ekipit të medias.

Ekipit të medias i janë bashkuar edhe kandidatë të tjerë të opozitës për deputetë: Belind Këlliçi, Grigles Muçollari, Adriana Kalaja dhe Tedi Blushi. Edhe këta të fundit kanë pasur përplasje me deputetin socialist.

"Mos i jep më gojës,"-i thotë në një moment Këllici-Braçes.

DEBATI MES TYRE:

Genci Lulja: Ik ore copë mishi mos të të shoh këtu. Gangester ti!

Këlliçi-Policisë (telefonata e katërt): Kemi kapur një krim zgjedhor. Unë jam këtu në vendngjarje, është duke u transmetuar live gjithçka!

Braçe: More hiqe dorën ti! Hajde pak, hajde pak!

*një grua: Erion nuk ia vlen! Nuk ia vlen!

Këlliçi: Lëre të rrijë brenda, lëre, lërë!

Këlliçi-Policisë (telefonata e gjashtë): Kemi një konflikt fizik dhe krim elektoral. A do vijë patrullë apo jo? Ça keni njoftu? Fundërrina. Mos i jep gojës më oooo. Qepe gojën.

*futet Sali Lushaj

Genci Lulaj e sqaron: Ke besim tek mua? Më erdhën 3 çuna këtu. Më kanë rraf çunat. Unë jam burrë nuk jam kalama. Erdhën nja 3-4 çuna këtu dhe janë zënë. Nuk i ka prek njëri pra.

Këlliçi: Ti ça ke? Kush je ti? E di shumë mirë kush je. E di për çfarë kë ardhur. As nuk të llogarit njeri ty.

MOMENTI ME VIDEO: 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Policia ka mbërritur me vonesë, edhe pse është telefonuar disa herë.

“Jam Belind Këllici është telefonata e gjashtë. Kemi një konflikt fizik dhe krim elektoral në flagrancë. Rruga ‘Marko Bocari’. Është telefonata e gjashtë në 1 orë,"-dëgjohet teksa flet në telefonatë Këlliçi.

Disa minuta më vonë, kandidati Belind Këlliçi foli për mediat duke ngritur pyetjen përse duhet të ikin njerëz me vrap, kur janë duke kryer punën e tyre. Po ashtu, shtoi se për rastin ka telefonuar dy herë Task Forca e SPAK-ut, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

“Nëse dikush që s’ka shkelur ligjin s’ka pse të vendosë kapuç në kokë dhe t’ia fusë me vrap. Z.Braçe ka pretenduar se është zyra e tij e punës, zyra e tij elektorale. Kam gjetur një situatë të tensionuar mes aktivistëve tanë dhe një personi me precedentë që mbronte z.Braçe. Kemi telefonuar 6 herë Policinë e Shtetit, nuk vinte patrulla! Pasi kam telefonuar drejtorin e Policisë së Tiranës, pas 30 minutash ka ardhur Policia e Shtetit. Kam kërkuar këqyrjen e skenës kriminale. Zyra elektorale është e padeklaruar, pa logo. Në rastin më minimal kemi të bëjmë me një zyrë të padeklaruar, përdorim të administratës publike. Kemi telefonuar dy herë Task Forcën e SPAK-ut, s’më është përgjigjur asnjëri. Cila është arsyeja që z.Braçe thotë s’i njoh kësaj individë, nëse janë stafi i tij. Pse ishin hartat në mur, dhe pse ishin laptopat?!,”-tha Këlliçi.

Policia mbërriti në vendngjarje rreth orës 18:55, ndërkohë që pas mbylljes së procesit të votimit, në zyrë kanë shkuar edhe dy OPGJ, të cilët kanë nisur kontrollin e zyrës dhe marrjen e denoncimeve nga palët./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Zbulohet zyra te 'rruga e Kosovarëve'! Sapo shohin kamerat, marrin laptopët dhe ikin me vrap...

PËRPLASJE në Tiranë! Iu zbulua zyra, Braçe sherr me
Pamje nga zyra

TIRANË- Një zyrë e paligjshme elektorale është zbuluar në rrugën "Marko Boçari" në Tiranë! Pamjet janë publikuar nga media "Syri.net", të cilët pretendojnë se kanë zbuluar një zyrë të patronazhistëve, të cilët vepronin në Tiranë. Brenda në zyrë ishin disa persona, të cilët me kompjutera dhe harta në mure, dyshohet se punonin për të siguruara vota për Partinë Socialiste.

PAMJET BRENDA ZYRËS:

PËRPLASJE në Tiranë! Iu zbulua zyra, Braçe sherr mePËRPLASJE në Tiranë! Iu zbulua zyra, Braçe sherr me

Një prej tyre ishte Enkeljda Imeraj, drejtore e agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës.

Në momentin që qytetari i ka hapur derën për të zbuluar se çfarë po ndodhte brenda, personat e kanë përzënë. Ndërsa në momentin që kanë parë kamerën e televizionit, kanë marrë mjetet e punës dhe janë larguat me vrap. Madje, të gjithë vendosën kapuçët e xhupave në kokë që të mos identifikoheshin nga kamera./ZËRI

Poll

MOS HUMB