LIVE UPDATES

"Do sulmojmë centrale dhe ura"-Trump: Hapni Hormuzin! Irani: Ka vetëm një zgjidhje ose gjithë rajoni do të digjet

➤Forcat speciale amerikane kanë shpëtuar anëtarin e dytë të ekuipazhit të avionit F-15E që u rrëzua mbi Iran. Operacioni u zhvillua nga një njësi komando e specializuar me mbulim ajror intensiv dhe u monitorua në kohë reale nga Presidenti Donald Trump dhe drejtuesit e lartë të ushtrisë amerikane.➤CIA përdori taktika mashtruese për të mbrojtur vendndodhjen e oficerit dhe për të mbajtur forcat iraniane larg zonës.➤ Pas përfundimit të operacionit të kërkim-shpëtimit Trump konfirmoi se oficeri amerikan ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ai e cilësoi operacion të shkëlqyer.➤ Ndërkohë, Irani pretendon se ka rrëzuar tre mjete të tjera ajrore amerikane gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit, por këto nuk janë konfirmuar nga SHBA. Së fundmi, mediat iraniane kanë shpërndarë në X pamjet nga rrënojat e njërit prej avionëve amerikan të rrëzuar. Tensionet në Lindjen e Mesme vazhdojnë të jenë të larta pas sulmeve ajrore amerikano-izraelite ndaj objektivave iraniane që nisën më 28 shkurt.

10 artikuj për këtë temë.
3 MUAJ ME PARE

Lufta në Lindjen e Mesme, OPEC+ rrit prodhimin e naftës

"Do sulmojmë centrale dhe ura"-Trump: Hapni Hormuzin! Irani: Ka
foto ilustruese

LINDJA E MESME- Anëtarët e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët e saj (OPEC+) vendosën sot të rrisin kuotat e prodhimit të naftës, ndërsa lufta në Lindjen e Mesme vazhdon të shkaktojë trazira në tregjet ndërkombëtare të energjisë. OPEC+, që përfshin Arabinë Saudite, Rusinë dhe shumë vende të Gjirit që janë nën sulm nga Irani, vendosi të "rregullojë prodhimin e saj me 206,000 fuçi në ditë", sipas deklaratës.

Ndërkohë, OPEC+ paralajmëroi se rivendosja e infrastrukturës energjetike të dëmtuar nga sulmet e fundit është e kushtueshme dhe "do të kërkojë kohë", gjë që mund të ndikojë në furnizimet globale.

Në një deklaratë të lëshuar nga anëtarët e saj që u takuan sot, ata vunë në dukje se është thelbësore të mbrohen korridoret detare për të siguruar transportin e pandërprerë të hidrokarbureve./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Deklarata e Trump, Rusia: SHBA duhet të heqë dorë nga ultimatumet!

"Do sulmojmë centrale dhe ura"-Trump: Hapni Hormuzin! Irani: Ka
Sergei Lavrov

MOSKË- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të heqin dorë nga ultimatumet. Gjatë një bisede me homologun e tij iranian, Abbas Araghchi, Lavrov tha se “SHBA-të duhet të braktisnin gjuhën e ultimatumeve për të lehtësuar negociatat”.

“Pala ruse shprehu shpresën se përpjekjet e bëra nga një numër vendesh për të ulur tensionet do të japin fryte, të cilat do të lehtësoheshin nga braktisja e ultimatumeve nga SHBA-të dhe kthimi në diplomaci”, tha Lavrov, sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme ruse.

Të dy ministrat bënë thirrje gjithashtu për t'i dhënë fund "sulmeve të paligjshme" kundër infrastrukturës civile, siç është termocentrali bërthamor i Bushehrit, ku punonin dhjetëra rusë./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

'Hapni Ngushticën e Mallkuar...'! Irani i përgjigjet Trump: Ndalo, po i çon SHBA-të në ferr

"Do sulmojmë centrale dhe ura"-Trump: Hapni Hormuzin! Irani: Ka
Mohammad Bagher Ghalibaf

IRAN- Mohammad Bagher Ghalibaf, Kryetari i Parlamentit të Iranit ka reaguar ndaj kërcënimeve të fundit të Presidentit amerikan, Donald Trump, i cili paralajmëroi sulme ndaj infrastrukturën energjetike dhe të transportit iranian, nëse Ngushtica e Hormuzit nuk hapet deri të martën.

Sipas Ghalibaf, këmbëngulja e Trump për të ndjekur axhendën e Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, po e çon SHBA-në në ferr. Sipas tij, e vetmja zgjidhje mbetet respektimi i të drejtave të popullit iranian dhe ndalimi i përshkallëzimit të situatës.

“Lëvizjet tuaja të pamatura po i zvarrisin Shtetet e Bashkuara në një ferr të gjallë për çdo familje dhe i gjithë rajoni ynë do të digjet sepse ju këmbëngulni të ndiqni urdhrat e Netanyahut. Mos u gaboni: Nuk do të fitoni asgjë përmes krimeve të luftës. E vetmja zgjidhje reale është respektimi i të drejtave tona”-u shpreh kryeparlamentari iranian.

3 MUAJ ME PARE

Trump ultimatum Iranit: Nëse nuk arrihet një marrëveshje deri nesër, do të marr kontrollin e naftës

"Do sulmojmë centrale dhe ura"-Trump: Hapni Hormuzin! Irani: Ka
Donald Trump

SHBA-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha në një intervistë me korrespondentin e Fox News, Trey Yingst se ai e konsideron të mundur të arrihet një marrëveshje me Irani deri nesër, ndërsa paralajmëroi pasoja të rënda, në rast të dështimit të negociatave. 

CNN raporton se nëse nuk arrijnë një marrëveshje me SHBA-në, Trump i tha gazetarit se do të merrnin naftën iraniane. Trump ka deklaruar se iranianët po përpiqeshin të shtynin afatin kohor të negociatave për një marrëveshje, gjë që ai tha se shkaktoi sulmin në një urë kyçe jashtë Teheranit javën e kaluar. 

"Ne transferuam armë te protestuesit iranianë, dërguam armët përmes Kurdëve, mendoj se kurdët i mbajtën ato", tha ai, pa dhënë detaje të mëtejshme për kohën ose mënyrën e operacionit të supozuar.

Trump më parë i kishte dhënë Iranit një afat deri më 6 prill për të arritur një marrëveshje ose do të përballej me kërcënime për sulm ndaj infrastrukturës kritike, pasi e kishte zgjatur një afat të mëparshëm me 10 ditë.

Më herët, Trump e paralajmëroi Iranin se “e marta do të jetë Dita e Termocentralit dhe Dita e Urës, të gjitha të përmbledhura në një, në Iran. Nuk do të ketë asgjë të ngjashme!!!”

3 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Publikohen pamjet nga avioni amerikan i rrëzuar në Iran

"Do sulmojmë centrale dhe ura"-Trump: Hapni Hormuzin! Irani: Ka
Pamje nga vendngjarja

IRAN- Janë publikuar pamjet e avionit amerikan të rrëzuar në tokën iraniane këtë të diel. Nga videoja e publikuar nga mediat iraniane në platformën X, shihen vetëm mbeturina dhe tym.

Forcat e armatosura të Iranit njoftuan sot se kanë arritur të rrëzojnë 3 mjete fluturimi amerikane: një avion furnizimi me karburant C-130 dhe dy helikopterë Black Hawk. Ata thanë se sulmet kanë ndodhur gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit të aviatorit që ndodhej në avionin F-15E, i cili u rrëzua të premten në rajonet malore iraniane.

Megjithatë, deri më tani, SHBA nuk e ka konfirmuar se 3 mjetet e saj janë qëlluar nga Garda Revolucionare e Iranit./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

'Hapni Ngushticën e Mallkuar, ju ko*ilë të çmendur...'! Trump kërcënon Iranin: Do të jetoni në ferr

"Do sulmojmë centrale dhe ura"-Trump: Hapni Hormuzin! Irani: Ka
Donald Trump

SHBA-Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar dhe i ka bërë thirrje Iranit që të lejojë anijet të kalojnë Ngushticën e Hormuzit, ose në të kundërt do të sulmojë infrastrukturën energjetike dhe të transportit iranian. 

"E marta në Iran do të jetë Dita e Termocentralit dhe Dita e Urës, të gjitha në një. Nuk do të asgjë e ngjashme si më parë!!! Hapni Ngushticën e Mallkuar, ju kopilë të çmendur, ose do të jetoni në ferr...do ta shikoni!”, shkruan Trump.

Afati 10-ditor i Trumpit ndaj Iranit pritet të skadojë të hënën. Gjatë dhjetë ditëve të fundit, SHBA-të dhe Irani kanë zhvilluar negociata indirekte përmes Pakistanit, Egjiptit dhe Turqisë për të arritur një marrëveshje armëpushimi në këmbim të hapjes së ngushticës së Hormuzit. Deri më tani nuk është arritur ndonjë përparim i rëndësishëm.

Teherani e ka akuzuar Trumpin për planifikimin e kryerjes së krimeve të luftës dhe ka kërcënuar të hakmerret me sulme të ngjashme kundër infrastrukturës në Izrael dhe në shtetet e tjera të Gjirit./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

SHBA-ja e shpëton aviatorin e zhdukur në Iran, REL: Gjatë operacionit pati luftime tokësore

"Do sulmojmë centrale dhe ura"-Trump: Hapni Hormuzin! Irani: Ka
Avioni amerikan F-15

SHBA- Forcat amerikane e kanë shpëtuar edhe anëtarin e dytë të ekuipazhit të një avioni luftarak F-15, i cili u rrëzua ditë më parë në Iran, duke e përfunduar një mision shpëtim-kërkimi luftarak me rrezik të lartë thellë brenda tokës së armikut.

Disa media, përfshirë New York Times, raportuan se ushtari, i cili u gjet në jugperëndim të Iranit në orët e para të së dielës, u dërgua në spital në Kuvajt për shërim.

Nuk dihet tani për tani nëse ka pasur viktima gjatë misionit, megjithëse thuhet se dy avionë transporti që duhej të ishin pjesë e operacionit nuk arritën të largoheshin nga një bazë e largët në Iran. Avionët u shkatërruan për të mos rënë në duart e ushtrisë iraniane.

“E shpëtuam”, shkroi presidenti amerikan, Donald Trump, në Truth Social pak pasi u bë i ditur lajmi për shpëtimin e aviatorit.

“Ai ka pësuar lëndime, por do të jetë mirë”, shtoi Trump.

Avioni luftarak i tipit F-15E Strike Eagle u rrëzua nga mbrojtja ajrore iraniane më 3 prill, duke u bërë avioni i parë amerikan i rrëzuar mbi Iran gjatë luftës që ka hyrë në javën e pestë. Anëtari i parë i ekuipazhit u shpëtua brenda pak orësh pasi u hodh me parashutë nga avioni i dëmtuar.

“Misioni ka përfunduar”, tha një zyrtar amerikan për Radion Evropa e Lirë (REL) pas operacionit.

Forcat e SHBA-së për Operacione Speciale

Anëtari i dytë i ekuipazhit - i identifikuar si oficeri i sistemeve të armëve (WSO) - u shpëtua në orët e para të 5 prillit sipas kohës lokale, në një operacion kompleks dhe me shumë shtresa që përfshinte forcat speciale amerikane dhe njësi të tjera ushtarake.

Sipas zyrtarëve amerikanë dhe burimeve rajonale të cituara nga Fox News, si aviatori i shpëtuar ashtu edhe ekipi i shpëtimit janë larguar në mënyrë të sigurt nga Irani.

Të dy anëtarët e ekuipazhit u hodhën me parashutë pasi avioni i tyre u godit gjatë një misioni natën mbi jugperëndimin e Iranit. Sipas Axios dhe Fox News, ata vendosën shpejt kontakt me forcat amerikane duke përdorur pajisje për komunikim emergjent.

Oficeri i WSO-s thuhet se përdori trajnimet e mbijetesës, shmangies, rezistencës dhe arratisjes (SERE) për ta shmangur kapjen, duke u larguar nga rrënojat dhe duke kërkuar strehim në terren të lartë, ku u aktivizua një sinjal emergjent për t’i udhëzuar ekipet e shpëtimit.

Zyrtarët amerikanë thanë se forcat iraniane, përfshirë anëtarë të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe njësive të lidhura Basij, po e kërkonin vazhdimisht aviatorin e rrëzuar.

Ekipet amerikane të shpëtimit u përballën me përpjekje për ta ndërprerë operacionin, por forcat amerikane ndërhynë për të mos i lejuar njësitet iraniane të afrohen.

Luftimet tokësore

Fox News, duke cituar burime të informuara për misionin, raportoi se gjatë operacionit pati luftime tokësore, megjithëse asnjë personel amerikan nuk u vra. Video që po qarkullojnë nga dëshmitarë lokalë thuhet se tregojnë viktima mes forcave iraniane të përfshira në kërkim.

“Ishte një operacion shumë i ndërlikuar për ta rimarrë ushtarin e rrëzuar”, tha një burim i njohur me misionin për Fox News, duke theksuar se u përfshinë disa njësite të ushtrisë amerikane.

Operacioni përfshinte personel elitar shpëtimi të Forcave Ajrore të SHBA-së, të mbështetur nga mjete të shumta ajrore dhe tokësore. Dy helikopterë shpëtimi thuhet se u goditën nga zjarri i armikut gjatë misionit, duke bërë që anëtarë të ekuipazhit të plagosen, të cilët arritën të tërhiqen në mënyrë të sigurt nga territori iranian.

Disa orë para se të konfirmohej shpëtimi, mediat iraniane raportuan për sulme ajrore në jugperëndim të Iranit, ku besohej se po fshihej anëtari i zhdukur i ekuipazhit.

Zyrtarët perëndimorë thanë se Izraeli i shtyu sulmet e planifikuara në zonë për të shmangur ndërprerjen e operacioneve amerikane të shpëtimit. New York Times, duke cituar një zyrtar izraelit, raportoi se Izraeli ndau informacione inteligjente me forcat amerikane.

Edhe autoritetet iraniane po i kërkonin anëtarët e ekuipazhit dhe thuhet se kishin ofruar shpërblime për civilët që mund t’i kapnin dhe t’i dorëzonin ata.

Në një incident të lidhur, Fox News konfirmoi se një avion A-10 Warthog që siguronte mbulim për operacionin e shpëtimit u rrëzua më 3 prill në Kuvajt. Piloti u hodh me parashutë në mënyrë të sigurt dhe u shpëtua.

Thuhet se avioni i rrëzuar, F-15E, shkatërrua në masë të madhe kur u përplas.

Zyrtarët amerikanë kishin paralajmëruar se kapja e një anëtari të ekuipazhit amerikan nga forcat iraniane mund të përshkallëzonte ndjeshëm tensionet dhe të ndërlikonte synimet më të gjera ushtarake të Uashingtonit në këtë luftë./REL

3 MUAJ ME PARE

Shpëtohet anëtari i dytë i ekuipazhit të F-15E / Si u realizua operacioni i kërkim-shpëtimit

"Do sulmojmë centrale dhe ura"-Trump: Hapni Hormuzin! Irani: Ka
Foto nga vendngjarja

IRAN- Forcat speciale amerikane shpëtuan anëtarin e dytë të ekuipazhit të një avioni F-15 që u rrëzua mbi Iran. 

Sipas Axios, operacioni i së shtunës u krye nga një njësi komando e specializuar me mbulim ajror intensiv, ndërsa forcat amerikane përdorën zjarr të madh për të siguruar shpëtimin e tij. Të dy anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan brenda territorit iranian.

Si u realizua operacioni i kërkim-shpëtimit?

Piloti i F-15 dhe oficeri i sistemeve të armëve kontaktuan me njëri-tjetrin përmes sistemeve të komunikimit pas hedhjes të premten. Piloti u shpëtua disa orë pas rrëzimit të avionit. Shpëtimi i oficerit të sistemeve të armëve mori më shumë se një ditë.

Një zyrtar i lartë i administratës tha për Axios se para se të lokalizohej oficeri, CIA zhvilloi një fushatë mashtruese, duke përhapur brenda Iranit se forcat amerikane tashmë e kishin gjetur dhe po përpiqeshin ta nxjerrin me operacion tokësor.

Ndërkohë, CIA përdori “aftësi unike” për ta kërkuar atë. “Ishte gjemba në grurë, por në këtë rast ishte një shpirt trim amerikan brenda një çarje mali, i padukshëm përveç aftësive të CIA-s,” tha zyrtari.

Forcat e CIA-s ndanë vendndodhjen e saktë me Pentagonin, ushtrinë amerikane dhe Shtëpinë e Bardhë, ndërsa Presidenti Trump urdhëroi menjëherë një mision shpëtimi. Trump dhe anëtarë të lartë të ekipit të tij ndoqën operacionin nga Dhoma e Situatave e Shtëpisë së Bardhë./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Pas rrëzimit të avionit F-15E, Irani pretendon se ka rrëzuar tre mjete të tjera ajrore amerikane

"Do sulmojmë centrale dhe ura"-Trump: Hapni Hormuzin! Irani: Ka
Foto ilustruese

IRAN- Pas rrëzimit të avionëve luftarakë amerikanë në rajone të Iranit, duket se iranianët nuk do të ndalojnë sulmet. Forcat e armatosura iraniane kanë deklaruar se kanë arritur të rrëzojnë edhe tre mjete të tjera ajrore: një avion furnizimi C-130 Hercules dhe dy helikopterë UH-60 Black Hawk.

Sipas autoriteteve shtetërore në Teheran, rrëzimi i avionit dhe dy helikopterëve ndodhi gjatë një misioni amerikan të kërkim-shpëtimit për pilotin e avionit të rrëzuar F-15E. Garda Revolucionare Islamike ka bërë të ditur se disa “objekte fluturuese” u shkatërruan gjatë operacionit, duke lënë të kuptohet përfshirja e drejtpërdrejtë e forcave amerikane. Megjithatë, këto pretendime nuk janë konfirmuar nga Shtetet e Bashkuara.

Ende nuk është e qartë nëse mjetet e rrëzuara kanë qenë pjesë e operacionit të kërkim-shpëtimit apo e një misioni tjetër. Tensionet në Lindjen e Mesme vazhdojnë të mbeten të larta që prej 28 shkurtit, kur forcat amerikane dhe izraelite nisën një seri sulmesh ajrore dhe ushtarake kundër objektivave iraniane, duke çuar në një konflikt të gjerë në Lindjen e Mesme. Nga këto sulme mbeti i vrarë edhe një lider suprem iranian Ali Khamenei./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Gjendet oficeri amerikan i rrëzuar me avionin F-15E në Iran, Trump: Ai është mirë, ndërhyrje e guximshme e forcave amerikane

"Do sulmojmë centrale dhe ura"-Trump: Hapni Hormuzin! Irani: Ka
Donald Trump

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka konfirmuar shpëtimin e një oficeri amerikan, i cili ishte shpallur i zhdukur pas rrëzimit të avionit luftarak F-15E Strike Eagle mbi territorin iranian.

Sipas deklaratës së tij, oficeri është gjetur dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, megjithëse ka pësuar disa plagë si pasojë e rrëzimit.

Trump e cilësoi operacionin e kërkim-shpëtimit si një nga më të guximshmit në historinë ushtarake të Shteteve të Bashkuara. Ai theksoi se operacioni u organizua dhe u monitorua në kohë reale nga drejtuesit më të lartë të ushtrisë amerikane.

“Gjatë orëve të fundit, Forcat e Armatosura të SHBA realizuan një nga operacionet më të guximshme të kërkim-shpëtimit për një nga oficerët tanë më të shkëlqyer, një kolonel shumë i respektuar. Me kënaqësi ju informoj se ai është i sigurt dhe në gjendje të mirë,” deklaroi ai.

Sipas tij, oficeri ndodhej thellë në territorin armik, në zona të rrezikshme malore në Iran, ndërkohë që ishte në ndjekje nga forcat kundërshtare./ZËRI

Poll

MOS HUMB