LIVE UPDATES

Krim në familje! 80-vjeçari vret me armë gruan e më pas veten, çifti prej kohësh me konflikte

➤Një ngjarje e rëndë tronditi fshatin Kuman, Fier, ku Shefit Rrapaj, rreth 80 vjeç vrau me pushkë bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj 75 vjeç dhe më pas i dha fund jetës. ➤Çifti kishte nëntë fëmijë, të gjithë në emigrim.➤ Ende nuk ka asnjë të dhënë përse Shefit Rrapaj qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj, e më pas i dha fund jetës. ➤Burime nga zona bëjnë me dije se në familje kanë ekzistuar konflikte të vazhdueshme ndër vite.

3 artikuj për këtë temë.
3 MUAJ ME PARE

Detaje nga krimi i rëndë në familje/ Djali gjeti të moshuarit pa jetë në shtëpi: Babai ishte tip konfliktual, u zumë për… (DËSHMIA)

Krim në familje! 80-vjeçari vret me armë gruan e më pas
pamje nga vendngjarja

FIER- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me krimin e rëndë brenda familjes në fshatin Kuman, ku një burrë dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas i ka dhënë fund jetës. Shefit Rrapaj, rreth 80 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri tip pushke bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj, rreth 75 vjeçe, më pas dyshohet se ka vrarë edhe veten.

Djali i çiftit Rrapaj në dëshminë e tij në Polici ka thënë se në momentin e ngjarjes së rëndë ka qenë në Fier për një konsultë mjekësore, gjë që është vërtetuar edhe nga këqyrja e kamerave të sigurisë. Ai është shprehur se i ati ishte tip konfliktual dhe zënka e fundit ka qenë para 10 ditëve, kur i ka hedhur pleh patateve të mbjella në oborrin e shtepise.

Pas kësaj, 80-vjeçari është acaruar duke i thënë djalit “Pse u hedh pleh patateve” konflikt banal që ka përfunduar në komisariatin e Roskovecit, ndërkohë që nëna e tij Dashuria, i dilte gjithmonë në krah të birit. Pasi është kthyer nga Fieri, djali i ka gjetur të pajetë në banesë, ku fillimisht ka telefonuar një kushëri dhe më pas Policinë.

Bëhet me dije se arma e përdorur në krim është tip i vjetër dhe dyshohet të ketë qenë e fshehur nën tokë që prej vitit 1997, pasi ishte me dhe, ndërkohë që ishte shkrepur dy herë, një plumb i ka shkaktuar vdekjen Dashurisë dhe plumbi tjetër ka shkaktuar vdekjen e 80-vjeçarit teksa është vetëvrarë./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

I moshuari vrau bashkëshorten dhe më pas veten, Policia ndërhyu disa ditë më parë për të “shuar” sherrin

Krim në familje! 80-vjeçari vret me armë gruan e më pas
pamje nga vendngjarja

FIER- Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Kuman, ku një burrë dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas i ka dhënë fund jetës.  Shefit Rrapaj, rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri tip pushke bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj, rreth 75 vjeçe, brenda banesës së tyre. Më pas, ai dyshohet se ka vrarë edhe veten.

Mësohet se 4 ditë më parë, në banesën e tyre kishte ndërhyrë edhe policia për të sqaruar mosmarrëveshjet mes çiftit. Ndërsa, i moshuari rreth 10 viteve më parë, kishte tentuar t’i jepte fund jetës me armë zjarri.

Çifti Rrapaj kishte rreth 20 vite që jetonte në këtë zonë, pasi ishin zhvendosur nga Levani i Beratit. Ata ishin prindër të 7 fëmijëve, 3 vajza dhe 4 djem, shumica e të cilëve jetojnë në emigracion. Vetëm njëri prej djemve banonte me ta dhe është shoqëruar në komisariat për të dhënë dëshminë e tij lidhur me ngjarjen.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e këtij rasti të rëndë./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Krim në familje në Fier, burri vret me armë gruan e më pas veten, policia jep detajet (EMRAT)

Krim në familje! 80-vjeçari vret me armë gruan e më pas
Foto ilustruese

FIER- Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Kuman, ku një burrë dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas i ka dhënë fund jetës. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 14:30, brenda në banesës së çiftit. 80-vjeçari Shefit Rrapaj dyshohet se  ka qëlluar për vdekje me armë zjarri gruan 75-vjeçare Dashuri Rrapajn, dhe më pas ka vrarë edhe veten.

Nga hetimet paraprake mësohet se krimi është kryer me armë zjarri pushkë, por rrethanat dhe motivet nuk janë zbardhur ende.

Njoftimi:

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë), në banesë, bashkëshorten e tij, shtetasen D. Rr., rreth 75 vjeçe, dhe më pas ka vrarë veten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit

 

 

 

 

Poll

MOS HUMB