LIVE UPDATES

Kosova voton për zjedhjet lokale, Kurti dhe Osmani thirrje qytetarëve për të dalë në votime!

➤ Në Kosovë mbahen sot zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe përfaqësues të kuvendeve komunale. ➤ Mbi 2 milionë votues u janë drejtuar këtë të dielë kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e 38 komunave. ➤ Këto janë zgjedhjet e dytë brenda një viti në Kosovë, pas atyre të 9 shkurtit. ➤ Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti votoi rreth orës 9:00 në një qendër votimi në Prishtinë. ➤ Pas votimit, Kurti u ndal për mediat dhe u bëri thirrje qytetarëve që të dalin për të votuar. ➤ Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka votuar në Fakultetin Teknik në Prishtinë për zgjedhjet lokale që po zhvillohen në vend. ➤ Osmani ftoi qytetarët të dalin në votim, duke theksuar e sa më masive të jetë dalja në votim, aq më e fortë është demokracia në vend.

7 artikuj për këtë temë.
9 MUAJ ME PARE

Rritet pjesëmarrja, denoncohen 3 raste të fotografimit të votës...Si paraqitet procesi zgjedhor në Kosovë deri tani?

Kosova voton për zjedhjet lokale, Kurti dhe Osmani thirrje qytetarëve
Foto ilustruese

KOSOVË- Në Kosovë po mbahen zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe përfaqësues të kuvendeve komunale. Deri më tani, raportohet se procesi ka vijuar pa probleme, përveç 3 rasteve të dyshuara të fotografimit të votës që po trajtohen nga Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë në rajonin e Prishtinës.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahemti, ka deklaruar për mediat se kanë pranuar 3 informata për fotografim të votës, një rast në Podujevë, në Drenas dhe në Prishtinë. 

“Një në Podujevë, një në Drenas dhe një në Prishtinë, ku dyshohet se janë fotografuar fletëvotimet. Informacionet po trajtohen në koordinim me prokurorinë”, ka thënë Ahmeti.

Fotografimi i votës është vepër penale, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërkohë, sa i përket të dhënave të fundit të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri në orën 15:00, 25.21% e qytetarëve me të drejtë vote kanë votuar nëpër komunat përkatëse.

KQZ-ja ka njoftuar se rezultatet e zgjedhjeve do të publikohen brenda 48 orëve pas mbylljes së votimit. Në komunat ku asnjë kandidat për kryetar nuk arrin mbi 50% të votave, rundi i dytë do të mbahet më 9 nëntor. 

Zgjedhjet lokale mbahen në të gjitha komunat e Kosovës, përfshirë edhe ato me shumicë serbe në veri të vendit. Për më shumë se dy vjet, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviçi u udhëhoqën nga kryetarë shqiptarë./ZËRI

9 MUAJ ME PARE

"Më e rëndësishme se shkelmimi i një topi"/ Vuçiç: Pjesëmarrja e serbëve në zgjedhje më e lartë se e shqiptarëve

Kosova voton për zjedhjet lokale, Kurti dhe Osmani thirrje qytetarëve
Aleksandër Vuçiç

KOSOVË- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar për votimet në Kosovë në lidhje me zgjedhjet vendore që po mbahet këtë të dielë. Vuçiç deklaroi për mediat serbe se ka një pjesëmarrje të lartë në votime të serbëve në Kosovë, duke mos sqaruar se në cilat të dhëna bazohet.

“Deri në orën 10:00, pjesëmarrja ishte më e madhe në mjediset serbe sesa në ato shqiptare. Shpresoj në fitoren e Listës Serbe, shpresoj që një pjesë e pushtetit të mund të kthehet në duart e saj”, tha Vuçiç për gazetarët në Beograd.

Vuçiç nuk la pa përmendur edhe humbjen e hidhur të Serbisë, teksa e lidhi atë me zgjedhjet lokale, duke thënë: "Shpresoj që sonte të festojmë për një çështje më të rëndësishme sesa shkelmimi i një topi”.

“Shpresoj se ata do të jenë në gjendje të marrin përsëri një pjesë të pushtetit. Shpresoj që sonte të festojmë për një çështje më të rëndësishme sesa shkelmimi i një topi”, u shpreh Vuçiç./ZËRI

9 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ: Deri në orën 11 kanë votuar 7.84%, ka pasur tentativa për...

Kosova voton për zjedhjet lokale, Kurti dhe Osmani thirrje qytetarëve
Foto ilustruese

KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës (KQZ), njoftoi se pjesëmarrja në votime deri në orën 11:00 ishte 7.84 për qind. Kryekomisioneri Kreshnik Radoniqi deklaroi se nuk është raportuar për ndonjë parregullsi që mund të rrezikonte votimin ose mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

“Duke u mbështetur në të dhënat preliminare që kemi marrë nga rreth 94 për qind e vendvotimeve numri i qytetarëve me të drejt vote që kanë votuar deri në orën 11:00 është 158 mijë e 619 votues apo 7.84 për qind nga dy milionë e 25 mijë e 105 votues”, tha ai.

Ndërkohë, anëtari tjetër i KQZ-së, Alban Krasniqi deklaroi se ka pasur tentativa qe të votohet në procesin e këtij 12 tetori me karta identiteti serbe. Ndërsa, anëtari i KQZ Sami Kurteshi ka saktësuar se kjo gjë është bërë për shkak se në kërkesat e tyre ka pasur parregullsi dhe në disa raste kërkesat nuk njihnin shtetin e Kosovës./ZËRI

 

9 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Serbët në veri të Mitrovicës shkojnë në grup për të votuar (VIDEO)

Kosova voton për zjedhjet lokale, Kurti dhe Osmani thirrje qytetarëve
mitrovicë e veriut

KOSOVË- Mbi 2 milionë votues u janë drejtuar këtë të dielë kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e 38 komunave. Këto janë zgjedhjet e dytë brenda një viti në Kosovë, pas atyre të 9 shkurtit. Në garë janë 93 subjekte, ndërsa votimi po zhvillohet edhe në komunat me shumicë serbe në veri.

Situata mbetet shqetësuese sipas mediave vendase, ku Lista Serbe ka organizuar votimin në grup. Qytetarët së bashku me zyrtarë të Listës Serbe kanë shkuar kolektivisht për të votuar në qendrat e Mitrovicës së Veriut. Lista Serbe u prin qytetarëve serbë drejt qendrave të votimit, në shkollën teknike në Veri të Mitrovicës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Zgjedhjet lokale mbahen në të gjitha komunat e Kosovës, përfshirë edhe ato me shumicë serbe në veri të vendit. Për më shumë se dy vjet, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviçi u udhëhoqën nga kryetarë shqiptarë.

9 MUAJ ME PARE

Voton presidentja Osmani: Sa më e lartë pjesëmarrja, aq më e fortë demokracia jonë

Kosova voton për zjedhjet lokale, Kurti dhe Osmani thirrje qytetarëve
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka votuar në Fakultetin Teknik në Prishtinë për zgjedhjet lokale që po zhvillohen në vend. Një ditë e rëndësishme për demokracinë, e ka quajtur Osmani, duke bërë thirrje për qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e votës. Presidentja thekson se sa më masive të jetë dalja në votim, aq më e fortë është demokracia në vend.

“Është ditë e rëndësishme për demokracinë tonë dhe sa më masive pjesëmarrja në procese zgjedhore aq më e fortë do jetë demokracia jonë. Shpresoj që ky do jetë proces me rezultat në të mirën tonë… Është shumë me rëndësi që qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe përmes saj të vendosin për shërbimet që do t’i shfrytëzojnë dhe mënyrën si do udhëhiqen komunat e tyre”, ka thënë Osmani. 

Më herët votoi edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Pas votimit, Kurti gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që të dalin për të votuar.

Mbi 2 milionë votues u janë drejtuar këtë të dielë kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e 38 komunave. Këto janë zgjedhjet e dytë brenda një viti në Kosovë, pas atyre të 9 shkurtit. Zgjedhjet lokale mbahen në të gjitha komunat e Kosovës, përfshirë edhe ato me shumicë serbe në veri të vendit. Për më shumë se dy vjet, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi u udhëhoqën nga kryetarë shqiptarë./ZËRI

9 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Hedh votën Albin Kurti, fton qytetarët për të votuar

Kosova voton për zjedhjet lokale, Kurti dhe Osmani thirrje qytetarëve
albin kurti voton

KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka votuar në Prishtinë për zgjedhjet vendore. Kurti votoi rreth orës 9:00 në një qendër votimi në Prishtinë, ku menjëherë pas votimit u ndal për mediat dhe u bëri thirrje qytetarëve që të dalin për të votuar.

“Sot është një ditë shumë e rëndësishme. Votojmë për të vendosur për katër vitet e ardhshme në komunat tona, për çerdhen, për shkollën, për ujin, për shëndetin, për shërbimet dhe për infrastrukturat në lagjet e qyteteve dhe fshatrave ku jetojmë. Përveç se qytetarë të Republikës së Kosovës, jemi edhe banorë të komunës. Prandaj ftoj të gjithë qytetarët, pa dallim, që ta përdorin mundësinë, ta shfrytëzojnë të drejtën për t’u bërë hisedarë në zgjidhjen e problemeve që kanë për të plotësuar nevojat e tyre”, u shpreh Albin Kurti.

Këtë mesazh ai e dha edhe në gjuhën serbe e angleze. 

Mbi 2 milionë votues u janë drejtuar këtë të dielë kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e 38 komunave. Këto janë zgjedhjet e dytë brenda një viti në Kosovë, pas atyre të 9 shkurtit. Zgjedhjet lokale mbahen në të gjitha komunat e Kosovës, përfshirë edhe ato me shumicë serbe në veri të vendit. Për më shumë se dy vjet, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi u udhëhoqën nga kryetarë shqiptarë./ZËRI

9 MUAJ ME PARE

Kosova voton, mbahen sot zgjedhjet lokale

Kosova voton për zjedhjet lokale, Kurti dhe Osmani thirrje qytetarëve
foto ilustruese

KOSOVË- Në Kosovë mbahen sot zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe përfaqësues të kuvendeve komunale. Mbi 2 milionë votues u janë drejtuar këtë të dielë kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e 38 komunave. Këto janë zgjedhjet e dytë brenda një viti në Kosovë, pas atyre të 9 shkurtit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se vendvotimet në të gjitha komunat e Kosovës do të jenë të hapura nga ora 7:00 deri në 19:00. Sipas të dhënave të KQZ-së, në mbarë vendin janë organizuar 938 qendra votimi me gjithsej 2.625 vendvotime. Ndërkohë, dje ka qenë afati i fundit i votimit të zgjedhësve nga diaspora, ku gjithsej janë regjistruar 44 mijë votues nga jashtë vendit. Procesi ka nisur më 17 shtator dhe ka përfunduar më 11 tetor.

Zgjedhjet lokale mbahen në të gjitha komunat e Kosovës, përfshirë edhe ato me shumicë serbe në veri të vendit. Për më shumë se dy vjet, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi u udhëhoqën nga kryetarë shqiptarë.

Numri i subjekteve të regjistruara për këto zgjedhje është 93, prej të cilave: 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur. 205 kandidatë janë për kryetar komune dhe 5,419 synojnë të jenë anëtarë në Kuvendet Komunale.

Institucionet e Kosovës dhe misionet ndërkombëtare u kanë bërë thirrje qytetarëve të votojnë lirshëm dhe pa ndikime të jashtme./REL

Poll

MOS HUMB