LIVE UPDATES

"Korrupsioni nuk është shumë i madh..."! Negociatat me BE-Rama: U refuzuam, një vend anëtar nuk na do

➤Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me studentët për për ecurinë e procesin e negociatave të Shqipërisë në Bashkimin Europian. ➤Kreu i qeverisë mohoi të ketë një ngadalësim në procesin e integrimit, teksa nënvizoi se faza e parë varet kryesisht nga Shqipëria, kurse e dyta, procesi politik, nga BE. ➤Rama njoftoi se Komisioni Europian e ka propozuar tre herë Shqipërinë por u refuzuan. ➤Shkak i refuzimit sipas Ramës u bë një vend anëtar, pasi kishte një problem të krijuar me shqiptarët.

4 artikuj për këtë temë.
3 MUAJ ME PARE

“T’i çojmë në ferr...”, Rama për korrupsionin: Nuk mjafton që autorët vetëm të dënohen

"Korrupsioni nuk është shumë i madh..."! Negociatat me
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama u pyet në takimin me të rinjtë lidhur me korrupsionin në vend, ku u shpreh se perceptimi i tij është më i madh sesa realiteti. Sipas kreut të qeverisë vetëm kapja e anjë personi nuk e çliron një vend nga korrupsioni, por ky i fundit s’duhet të jetë shërbim alternativ.

Edi Rama: Korrupsioni është shumë më i madh në perceptim sesa në realitet. Jo se në realitet nuk është problem sepse akoma institucionet janë në formësim sepse çfarë e bën korrupsionin aktiv dhe të suksesshëm në të keq, është hapësira që ai gjen si alternativë për personin ose subjektin që kërkon të marrë një shërbim, të fitojë një të drejtë që institucionet nuk ia garantojnë. Shpesh e ngatërrojnë korrupsionin me persona të këqinj që duhen çuar në ferr dhe të shpëtojmë. Patjetër që ata që kapen duke bërë korrupsion, duhen dënuar. Kjo nuk e çliron një vend nga korrupsioni. Duhet që korrupsioni të mos jetë një shërbim alternativ i suksesshëm.

3 MUAJ ME PARE

A është ngadalësuar procesi i integrimit në BE! Rama: Jemi refuzuar 3 herë, kishte një problem të krijuar me politikë...

"Korrupsioni nuk është shumë i madh..."! Negociatat me

TIRANË-Kryeministri Edi Rama u shpreh para të rinjëve dhe studentëve se Shqipëria aktualisht nuk po përballet me ngadalësim në procesin e integrimit drejt Bashkimit Europian. Sipas tij ngadalësimi në procesin e integrimit krijohet nga media pasi nuk i verifikojnë gjithmonë informacionet dhe shpesh garojnë për vëmendjen e publikut. 

Rama deklaroi se Shqipëria është propozuar tre për të hapur negociatat, por jemi refuzuar, si shkak i një vendi anëtar që nuk dëshiron, por nuk dha një emër.

Edi Rama: Unë besoj që prokuroja e ka krijuar këtë idenë ngadalësimit nga pasqyrat mediatike, të cilat për fat të keq, përgjithësisht janë shumë të dyshimta për ato që thonë, shkruajnë dhe flasin. Sepse është bërë kaq e shpejtë bota dhe kaq ritmike koha e informacionit, edhe është bërë kaq frenetike dëshira për të marrë vëmendje saqë nuk ka as kohë dhe as interes për t’i verifikuar gjërat që shkruhen dhe thuhen. Por, vetëm hidhe vetëm për të marrë vëmendje, sepse edhe pasqyrat janë në garë më njëra-tjetër. Këto janë gjëra që paralizojnë shumë cilësinë e informacionit. Ne jemi në një moment, ku për herë të parë në histori fati po i buzëqesh shqiptarëve dhe Shqipërisë. Aktualisht nuk jemi në kushtet që ka ngadalësim. Ne jemi propozuar për të hapur negociatat dhe tre herë jemi refuzuar. Na ka propozuar komisioni sepse ne kemi bërë të gjitha detyruat. Pse jemi refuzuar? Sepse një vend anëtar nuk na ndodhte. Nuk kishte asgjë me Shqipërinë, por kishte një problem të krijuar me shqiptarët…politikë. E vetmja gjë që kërkojnë forcat politike, kërkojnë një armik, sepse armiku motivon votuesit.

3 MUAJ ME PARE

"Shqipërisë i ka buzëqeshur fati"! Rama me studentët: Fatin e të vegjëlve e vendosin të mëdhenjtë!

"Korrupsioni nuk është shumë i madh..."! Negociatat me
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me të rinjtë për për ecurinë e procesit të negociatave në Bashkimin Europian, ka deklaruar se vendi ndodhet në një moment historik, duke theksuar se Shqipëria nuk e ka pasur kurrë më parë një mundësi kaq të favorshme për të ardhmen e tij europiane. 

Edi Rama: Dua t’ju them që kurrë asnjë herë më parë Shqipëria nuk e ka pasur buzëqeshjen e fatit siç e ka sot, kur them sot në këto vitet e fundit. Asnjëherë Shqipërisë nuk i ka buzëqeshur fati në sensin e te ardhmes së mundshme të njerëzve për të qenë të lirë, të barabartë para ligjit dhe për të pasur në dispozicion jo një vend 28 mijë km katror, por një kontinent të tërë si vendas. Është dukur si buzëqeshje fati momenti kur populli shqiptar është çliruar nga pushtuesit, është dukur si momenti i ardhjes së një momenti i ardhjes së një kohë barazie dhe lumturia, dita kur populli shqiptar mori rrugën për të ndërtuar socializmin, por koha tregoi se nuk ishte rruga drejt parajsës, por rruga drejt ferrit. Në këtë rast kjo nuk është rruga drejt parajsës, askush nuk e pretendon këtë. Por është rruga e sigurt drejt një realiteti, kur për herë të parë në historinë e tyre shqiptarët do të jenë më të sigurt dhe më të mbrojtur nga çdo lloj kthese e rrethanave të historisë në dëm të tyre dhe kjo është një gjë shumë e madhe. Po na buzëqesh fati sepse janë bashkuar të gjitha yjet dhe janë vënë resht në mbështetjen e kësaj ëndrre që ka qenë shekullore e shqiptarëve që gjithmonë kanë parë nga perëndimi, por gjithmonë pamja nga perëndimi i është mbyllur.

3 MUAJ ME PARE

"Kur kaloni kufirin jeni të huaj"! Rama-studentëve: Paguani më shumë, por me antarësimin në BE kjo ndryshon

"Korrupsioni nuk është shumë i madh..."! Negociatat me
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentë dhe të rinj mbi ecurinë e procesit të negociatave të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Rama theksoi se aktualisht studentët paguajnë më shumë se bashkëmoshatarët e tyre në vendet e BE-së, ndërsa me integrimin, shqiptarët do të trajtohen si vendas në çdo universitet dhe qytet europian.

Edi Rama: Ndërkohë që po flisnin ministrat po bëja një numërim të sallës. Ka rreth 27 djem. Por më e rëndësishmja është që gjithë pjesa tjetër janë vajza. Unë besoj shumë te vajzat dhe te gratë dhe mendoj se është evidente në këtë shoqëri që jetojmë, që nëse do ketë shpëtim njerëzimi, ai do i vijë nga gratë dhe vajzat. Më vjen mirë që jemi këtu për të folur për këtë temë, që në pamje të parë duket një temë që flitet përditë, por është larg. Shumëkujt i duket që ne jemi në Europë për sa kohë mund të lëvizim lirisht, për sa kohë mund të qëndrojmë dhe të punojmë në Europë dhe të tjerat janë gjërat që nuk kanë lidhje me ne. Por ky proces është i tillë që sa më shumë ta ndjekësh, aq më shumë mëson se sa larg është një vend që nuk është brenda BE-së.

Nuk keni të njëjtat kushte si të studentëve europianë dhe pavarësisht se mund të jeni shumë të zotë, nëse regjistroheni në shkollë, paguani shumë më tepër sesa studentët europianë sepse jeni të huaj. Me anëtarësimin në BE, kjo ndryshon krejtësisht. Ju jeni vendas si këtu në Tiranë, si në një auditor në Lisbonë apo Varshavë, si në një universitet në një nga qytetet e Shqipërisë apo në cilindo nga qytetet e Europës. Nuk paguani më shumë, nuk keni asnjë vështirësi më shumë për të pasur akses në shërbime dhe nuk jeni të huaj kur vjen fjala për tregun e punës dhe mund ta zgjidhni punën jo më thjesht brenda kufijve të Tiranës, Shqipërisë apo të një qyteti që mund të njihni dikë, por mund të kërkoni punë në çdo qytet të Europës. Askush nuk ju sheh dhe t’ju thotë nga je ti se këtu është BE. Kjo është një përpjekje që ka kuptim dhe impakt të drejtpërdrejtë për gjithsecilin prej jush. Nuk ëhet fjalë për një kapërcim formal, por për një ndryshim thelbësor të pozicionit dhe raporteve mes vendit e popullit shqiptar dhe popujve të tjerë europianë.

Poll

MOS HUMB