LIVE UPDATES

15 vatra në gjithë Shqipërinë! Digjet parku i Prespës dhe Lurës, riaktivizohet zjarri në Dukat

➤ Shqipëria është zgjuar edhe sot nën pushtetin e zjarreve! ➤ Gjatë natës, flakët janë vendosur nën kontroll disa fshatra të bashkisë së Himarës, në Sasaj, Lukovë dhe Shën Vasilit. ➤ Ndërkohë që në të gjithë vendin janë 15 vatra aktive. ➤ Edhe sot vazhdon zjarri në parkun kombëtar të Lurës dhe Prespës, në Mat e Bulqizë, në jug, ka edhe disa vatra në Tropojë. ➤ 50 banorët e fshatit Sasaj që u evakuuan mbrëmjen e djeshme kanë qëndruar në qendër të fshatit pasi flakët janë afruar banesave të tyre. ➤ Aktualisht, në terren për fikjen e zjarreve janë forcat zjarrfikësve, Policia, FNSH, emergjencat civile, ndërkohë që nuk mungon as ndërhyrja nga ajri.

5 artikuj për këtë temë.
10 MUAJ ME PARE

Reuters: Zjarrfikësit luftojnë me flakët në Turqi, Greqi dhe Shqipëri

15 vatra në gjithë Shqipërinë! Digjet parku i Prespës
pamje nga zjarret

TIRANË-Zjarret vazhdojnë të përhapen në pjesë të Turqisë, Greqisë dhe Shqipërisë, ndërsa zjarrfikësit përpiqen të përmbajnë flakët që përhapen me shpejtësi, të nxitura nga erërat e forta dhe nxehtësia ekstreme që kanë përfshirë rajonin e Mesdheut prej ditësh.

Sipas Reuters, në Turqi , zjarret po digjen në tre provinca, me flakët më intensive të raportuara në provincën malore të Detit të Zi, Karabuk , afërsisht 200 kilometra në veri të Ankarasë. Zjarri i egër, tani në ditën e tij të gjashtë, ka detyruar evakuimin e më shumë se një duzine fshatrash dhe ka shkatërruar zona të gjera pyjore. Tymi i dendur po përhapet në të gjithë rajonin, duke krijuar kushte të rrezikshme ajri.

Ndërkohë, në provincën veriperëndimore të Bursës , tragjedia ndodhi të dielën kur tre zjarrfikës humbën jetën pasi automjeti i tyre u rrëzua ndërsa ishin duke shkuar drejt zonës së zjarrit, thotë Ministria Turke e Pyjeve. Ekipet e emergjencës po punojnë pa ndërprerje për të kontrolluar dy zjarre të ndara në provincë.

Zjarret kanë shkaktuar gjithashtu evakuime në shkallë të gjerë në provincat jugore të Mersinit dhe Antalias , ku më shumë se 3,600 njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të përhapjes së flakëve dhe përkeqësimit të kushteve.

Në Greqinë fqinje , autoritetet po i përgjigjen shpërthimeve të reja të zjarreve në pyje, ndërsa temperaturat vazhdojnë të rriten ndjeshëm dhe erërat mbeten të forta. Alarme emergjence janë lëshuar në disa rajone, me avionë zjarrfikës dhe ekipe tokësore të vendosura për të parandaluar përhapjen e mëtejshme pranë zonave të banuara dhe rezervave natyrore të mbrojtura.

Në Shqipëri , një zjarr i madh ka shpërthyer pranë një vendpushimi të njohur turistik , duke ngritur shqetësime për sigurinë publike dhe ndërprerjet e mundshme gjatë sezonit të festave. Brigadat lokale të zjarrfikësve po punojnë me autoritetet kombëtare për të kontrolluar flakët, pasi erërat e forta dhe bimësia e thatë nxisin përhapjen e shpejtë të zjarrit.

Rajoni i Mesdheut po përjeton një nga valët më të ashpra të të nxehtit të vitit, duke krijuar kushte ideale për ndezjen dhe përhapjen e zjarreve. Autoritetet në të gjithë rajonin po u bëjnë thirrje banorëve të qëndrojnë vigjilentë, të ndjekin urdhrat e evakuimit dhe të shmangin çdo aktivitet që mund të shkaktojë zjarre të tjera.

Zyrtarët paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet në ditët në vijim, pasi parashikimet tregojnë temperatura të larta të vazhdueshme dhe mungesë reshjesh të konsiderueshme shiu.

10 MUAJ ME PARE

Riaktivizohet zjarri në Dukat! Flakët u afrohen banesave, mbërrin helikopteri

15 vatra në gjithë Shqipërinë! Digjet parku i Prespës
pamje nga Dukati

VLORË-Situata me zjarret vijon të jetë problematike në jug. Një vatër e madhe zjarri është aktivizuar këtë pasdite në fshatin Dukat i Ri, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore. Flakët, të favorizuara nga era e fortë, janë duke u përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar zonat e banuara.

Sipas informacioneve paraprake, ndërhyrja nga toka është tepër e vështirë për shkak të terrenit të thyer dhe intensitetit të flakëve. Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në terren. Ndërkohë, në ndihmë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve ka shkuar edhe helikopteri./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

Situata e zjarreve në vendin tonë, 15 vatra ende aktive! Rreth 1 mijë forca zjarrfikëse në terren

15 vatra në gjithë Shqipërinë! Digjet parku i Prespës
Pamje nga operacioni

TIRANË- Vendi ynë ndodhet në luftë me flakët, teksa Ministria e Mbrojtjes bën me dije se forcat e Armatosura, strukturat e AKMC dhe të emergjencave civile vendore vijojnë të jenë në terren dhe në operacione nga ajri për përballimin e vatrave aktive. Ministria e Mbrojtjes njofton gatishmërinë e plotë, ku të angazhuar sot me 953 forca, 56 mjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe në mbështetje një avion Canadair italian.

Operacionet po zhvillohen në këto zona:
Parku Kombëtar i Lurës – Dibër
Zall Gjoçaj – Mat
Qafë Buall – Bulqizë / Plan i Bardhë – Klos
Kalasë – Delvinë
Markat – Konispol
Piqeras & Sasaj – Himarë
Fang & Kulme – Rrëshen
Dishnicë – Korçë
Parku i Prespës – Pustec
Fushëbardhë & Skërficë – Gjirokastër
Dragobi – Tropojë
Mali i Shkëlzenit – Tropojë
Shëngjergj – Tiranë
Kuç – Vorë / Shetel – Shijak
Bjeshka e Rahovicës – Malësi e Madhe./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

Vatra aktive në Dibër, Lura vijon të digjet, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen

15 vatra në gjithë Shqipërinë! Digjet parku i Prespës
Foto ilustruese

DIBËR- Vatra të mëdha zjarresh vijonë të jenë aktive në qarkun e Dibrës, ku në disa zona zona situata paraqitet më kritike. Bëhet me dije se aktualisht vatrat e zjarrit janë aktive në Malin e Allushit, në qafë të Buallit, në Parkun Kombëtar të Lurës dhe në Zall Gjocaj. Në këto zona forcat e zjarrfikëses dhe forcat e ushtrisë po operojnë në terren, por ndërhyrjë është bërë mjaft e vështirë për shkak të terrenit të thyer dhe temperaturave të larta.

Parku Kombëtar i Lurës prej ditësh është në ‘luftë’ me flakët, ku vijojnë të jenë aktive dy vatra të mëdha, ajo në kahun nga Fusha e Pelave nga Mas Deja ndërsa tjetra në kahun lindor të Gurë Lurës. Zjarri vijon të jetë aktiv edhe në Bulqizë, aty ku vetëm pak ditë më parë u dogjën qindra hektar pisha, shkurre./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

Zjarre në të gjithë Jugun/ Vatra aktive në Himarë, Skërficë e Lukovë

15 vatra në gjithë Shqipërinë! Digjet parku i Prespës
Foto ilustruese

HIMARË- Vatrat e zjarrti e kanë marrë përmasa të mëdha në disa fshtara të Himarës, teksa situata është përkeqësuar gjatë natës për shkak të erës që ka favorizuar përhapjen e flakëve. Aktualisht janë një vatër e madhe zjarri mbi fshatin Sasaj, tre vatra në Lukovë dhe një vatër në Shën Vasil.

Flakët tashmë i janë drejtuar zoave të banuara, ndërsa mbrëmjen e djeshme janë evakuuar 50 banorë në fshatin Sasaj, pasi banesat e tyre rrezikohen të përfshihën nga flakët. Po ashtu, në rrezikshmëri të lartë vijojnë të jenë edhe Lukova dhe Shën Vasili, ku pritet edhe ndërhyrje nga ajri me helikopter.

Bëhet me dije se forcat zjarrfikëse kanë punaur gjatë natës për të shmanguar djegien e banesave. Ndërkohë, forca të shumta të zjarrfikësve, Policia, FNSH, emergjencat civile kanë më shume se 60 orë që po qëndrojnë në terren për të mbajtur flakët nën kontroll.

Ndërkohë, vatra e zjarrit në Delvinë po ashtu vijon të jetë aktive prej disa ditësh, duke rrizikuar tashmë edhe territorin e bashkisë së Gjirokastrës. Bëhet me dije se forcat e shërbimit zjarrfikës janë në terren për izolimin e flakëve në malin e Skërficës, ku gjithashtu kanë shkuar në ndihmë 6 punonjës të MZSH dhe 15 punonjës të shërbimeve publike. Situata më e qetë paraqitet në zonën e Kalasës, ndërsa raportohet se nga zjarri i djeshëm është djegur vetëm një shtëpi./ZËRI

Poll

MOS HUMB