
TIRANË- Një video topless e një vajze ka shkaktuar një furtunë në gotë.... Pamjet, që redaksia i posedon nuk përbëjnë në asnjë rast interes publik, por kjo s'ka mjaftuar që media t’i injorojë.
Që prej mbrëmjes së djeshme, u njoftua se në pamje ishte një moderatore e njohur me një personazh të shpallur në kërkim, telefoni i të cilit ndodhej në duart e prokurorëve të SPAK. Lidhja u bë me Ervis Martinajn, edhe pse jo zyrtarisht.
Por çfarë ka ndodhur? Si është e vërteta?
Janë disa gazetarë që mohojnë që pamjet të kenë dalë nga SPAK, ndërsa mohojnë edhe dërgimin e tyre përmes aplikacionit SKYECC.
Gazetari Artan Hoxha sqaron në një postim se aplikacioni përmes të cilit komunikonte Ervis Martinaj nuk të lejonte dërgimin e videove. Sipas tij, kjo gjë tregon se ato pamje nuk kanë dalë nga celulari i tij. Hoxha shton se ky version përforcohet nga fakti që celularët e Martinajt që rezulton i zhdukur prej 9 gushtit të vitit 2022 janë dorëzuar nga vetë familjarët e tij në Policinë e Kurbinit dhe jo SPAK.
Ndërsa gazetari Klodian Tomorri shton se nëse të tilla pamje kanë rrjedhur vërtet nga prokurorët e hetuesit, atëherë SPAK është shndërruar në kërcënimin më të madh të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut në Shqipëri.
Postimi i Artan Hoxhës:
Aplikacioni i kriptuar SkyeCC, nuk perdorte video. Nje lajm i bujshem u shpernda dje ne mbremje. U tha se, SPAK ka çkoduar telefonin me programin e kriptuar skyeCC, te nje personazhi te rendesishem te krimit te organizuar. Brenda ketij telefoni jane gjetur video te personazheve shume te njohur te televizioneve shqiptare dhe shoëbizz. U aludua se behet fjale per telefonat e nje personazhi shume te njohur, i cili rezulton i zhdukur, duke patur parasysh Ervis Martinajn.
Nje sugjerim, se pari: Telefonat qe kane perdorur aplikacionin e kriptuar skyeCC, nuk mund te perdornin komunikim ne video, madje nuk mund te benin transferim videosh nga nje telefon ne tjetrin. Pra, keto video qe aludohet se jane gjetur ne telefonin skyeCC, thjeshte nuk mund te gjenden ne keto lloj paisjesh, pasi ky aplikacion nuk e lejonte perdorimin apo transferimin e video-ve.
Se dyti: Keto video nuk ka mundesi te kene “rrjedhur” nga zyrat e SPAK apo nga oficeret e BKH-se, pasi hetimin per zhdukjen e Martinajt po e kryen prokuroria e Kurbinit dhe telefonat e personazhit ne fjale behet me dije se jane dorezuar aty nga te aferm te viktimes. Jeta vazhdon….
View this post on Instagram
Postimi i Klodian Tomorrit:
Nese keto fotot apo videot qe po dalin lart e poshte me vajza topless kane dale me te vertete nga zyrat e SPAK, atehere SPAK-u eshte shnderruar ne kercenimin me te madhe te lirive dhe te drejtave themelore te njeriut ne Shqiperi. Ketu shoqeria ka mbyllur syte perpara shkeljeve qe vijne nga organet e drejtesise me idene se politika e ka tepruar aq shume sa qe e meriton cdo gje. Por ka nje kufi. Se kush i con video kujt eshte pune e tyre personale dhe e familjes se tyre. Po pse prokurori morali si ne Iran do bejme ne ketu? Ku eshte interesi publik se kane gjetur keta foto nudo neper telefonat e personave me rekorde? Nese personat ne fjale jane te implikuar arrestohen, por se kane foto dhe video per qejfin e tyre kjo nuk eshte pune drejtesie. Ka nje precedent Shqiperia per kete pune kur prokuroria shperndau nje video te ngjashme neper gazeta para ca vitesh dhe e pane si shkoi. Dhe me per te vene duart ne koke eshte fakti tjeter. Ne bote profesorat dalin ne intervista per te thene qe kjo eshte shkelje e ligjit. Ketu tek ne dalin e japin lajme se jane gjetur video erotike neper telefona. Nje cmendine e madhe. Ore ju nxirrini te gjitha. Po do t’ju diskretitojne si institucion pastaj. Jo per gje, por na keni vajtur gjysme miliarde euro deri tani.
Sqarim: Zëri.ai disponon pamjet, por ka vendosur që të mos i publikojë për një sërë arsyesh. E para sepse është një informacion totalisht i paverifikuar, e dyta, shashka të tilla ulin profesionalizmin e hetimeve për persona të caktuar, nëse ka dhe sepse të tilla pamje, në fakt, nuk përbëjnë interes publik. Por, nëse vërtet pamjet kanë rrjedhur nga SPAK, situata vërtet është e rëndë!