
TIRANË- Tentativa për të marrë pak më shumë klikime duke shtrembëruar të vërtetën, apo në rastin më të mirë pakujdesia e kanë një risk; humbjen e besueshmërisë. Një video e publikuar në "Infront.al", ku një zonjë shfaqet duke marrë para, e 'shesin' si ish-ministren e Arsimit, Evis Kushi. Në video, personazhi në fjalë, merr para nga një zarf, ndërsa thotë: Po ti po tall ****** me mua?!
Videoja është postuar me përshkrimin "Kjo është ministrja e Edi Ramës, ministre e Arsimit mbi të gjitha", ndërsa i kanë vendosur edhe një kartmonedhë prej 100 eurosh. Mirëpo Zëri.ai bëri verifikimet e duhura duke sqaruar se gruaja në video nuk është ish- ministrja Evis Kushi, por një zonjë tjetër, të cilës i është keqpërdorur imazhi me siguri për të dëmtuar imazhin e një figure publike siç është ministrja e Arsimit. Gjithashtu dhe shumë lexues e kanë pikasur ngjashmërinë mes 2 personazheve, ndaj dhe nuk e kanë kursyer kritikën.
DISA NGA KOMENTET KRAHAS VIDEOS:
View this post on Instagram
1- Kjo mund të jetë kush të dojë por jo ish-ministrja e Arsimit, Evis Kushi. Ka ngjashmëri por nuk është ajo, mos i ngatërroni njerëzit kot.
2- Nuk është ish-ministrja ajo.
Por ka edhe nga ata që e kanë besuar se në video është vërtet ish-ministrja Kushi. Videoja është postuar prej 20 orësh, e përveçse po përdor imazhin e një personi që nuk ka asnjë lidhje dhe nuk mund mban asnjë post publik, nuk është hequr deri më tani. Vetë ish-ministrja nuk ka bërë asnjë koment, duke zgjedhur që të injorojë postimin, ndërsa as vajza në fjalë, e cila shfaqet në video dhe po i keqpërdoret imazhi, gjithashtu ka zgjedhur që të mos flasë. Ndërkohë që nga ana e faqes nuk mbahet asnjë përgjegjësi, qoftë edhe një ndjesë për pakujdesinë e treguar në verifikimin e videos dhe personazheve që janë pjesë e saj...
Megjithatë ky fenomen nuk është shfaqur me ministren Kushi për herë të parë, pasi më herët, po faqe anonime, pasi më herët viktima kanë qenë edhe ish-kryedemokrati Lulzim Basha, por edhe ish-ministri i Mjedisit, Blendi Klosi. Për të dy, u gjetën personazhe që ngjanin fizikisht me ta. Në video, të dy personazhet shfaqeshin duke kryer marrëdhënie seksuale, ndërsa për qëllim ishte pikërisht prishja e imazhit të tyre. Për më tepër që momenti gjatë të cilit u shpërndanë, ishte fill pas zhurmës së bërë nga skandali i ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, të cilit i doli një video duke kryer marrdhënie intime në zyrë, në këmbim të një tenderi.