Energji & Mjedis

Vera më e nxehtë në histori? Ekspertët zbulojnë se çfarë mund të ndodhë në Evropë

Rreziku i valëve të të nxehtit në Lojërat Olimpike të Parisit i ka lënë organizatorët të shqetësohen për sigurinë e atletëve.

f.t
Vera më e nxehtë në histori? Ekspertët zbulojnë se
foto ilustruese

Evropa po përgatitet për motin e saj të parë të nxehtë këtë verë, pasi Gjermania dhe vendet nordike janë duke pritur temperatura jashtëzakonisht të larta javën e ardhshme. Dhe rreziku i valëve të të nxehtit në Lojërat Olimpike të Parisit i ka lënë organizatorët të shqetësohen për sigurinë e atletëve.

Spanja është duke u përgatitur gjithashtu për një tjetër verë të nxehtë, duke lëshuar një hartë të re për të ndihmuar me parashikimet më të sakta të valëve të të nxehtit. Për më gjerë, qytetet në të gjithë kontinentin po përgatiten me përshtatje për nxehtësinë ekstreme, shkruan Euronews.

Deri tani, janë regjistruar 11 muaj rekord të nxehti temperatura e sipërfaqes së ujit në Atlantikun e Veriut ka mbërritur nivelin më të lartë në të paktën 40 vjet. Meteorologia Tamsin Green thotë se qershori, korriku dhe gushti do të jenë mbi mesataren për sa i përket temperaturave. Pika të nxehta, sipas saj, mund të ketë edhe në Europën Jugore dhe Lindore.

Europa Perëndimore mund të regjistrojë reshje mesatare në qershor, më pas parashikohen reshje mbi mesataren për Europën Jugore në korrik, por kushte më të thata në Lindje. Gushti, shton ajo, mund të jetë më i thatë për pjesën më të madhe të kontinentit./ZËRI

Poll

MOS HUMB