Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi të martën se Evropa mund të përballet me "javë më vdekjeprurëse" përpara, me një valë tjetër të nxehtë intensive që do të formohet mbi Atlantik. Temperaturat në Portugali dhe Spanjën jugore pritet të rriten në 43 gradë Celsius (109 gradë Fahrenheit) në ditët në vijim, shkruan Reuters.
Drejtori Rajonal i OBSH-së për Europën, Hans Kluge zhvilloi një telefonatë emergjente të hënën me përfaqësues nga 41 vende të rajonit, Komisionin Europian dhe grupet e shoqërisë civile për të diskutuar mësimet nga vala e fundit e të nxehtit dhe përgatitjet për atë të radhës.
Kluge tha në një deklaratë se vendet me plane veprimi për shëndetin me nxehtësinë reaguan më shpejt dhe mbrojtën më mirë popullsinë e tyre gjatë valës së të nxehtit të qershorit. Megjithatë, ai tha se më pak se gjysma e shteteve anëtare evropiane të OBSH-së kishin një plan të tillë në vend.
Ekspertët kanë thënë se vala e të nxehtit e 20-28 qershorit ishte më e rënda e regjistruar në Europë, duke shkaktuar ndërprerje në prodhimin e energjisë, duke dëmtuar infrastrukturën dhe duke mbingarkuar sistemet e kujdesit shëndetësor.
Nxehtësia ekstreme pothuajse me siguri u shkaktua nga ndryshimet klimatike, thanë shkencëtarët. Franca, Holanda dhe Belgjika regjistruan 3,700 vdekje shtesë, me autoritetet që paralajmërojnë se numrat janë paraprakë dhe mund të rriten./ZËRI