Energji & Mjedis

Shifra alarmante, 50% e popullsisë po përballet me mungesë të ujit

Uji është i ndotur nga kimikatet e lëshuara në aktivitetet tregtare dhe industriale.

I.F
Shifra alarmante, 50% e popullsisë po përballet me mungesë
Foto ilustruese

SHBA- Mungesa e ujit të pijshëm, por edhe tharja e lumenjve apo liqeneve po merr përmasa të frikshme. Sipas një studimi të revistës Science, të paktën 4.4 miliardë njerëz, pra 50% e popullsisë së botës, nuk mund të pijnë më ujë të pijshëm. Ky numër është më shumë se dyfishi i atij të publikuar në vitin 2020, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe UNESCO.

Por edhe ky numër mund të mos pasqyrojë përmasat e vërteta të problemit, siç thekson udhëheqësja e hulumtimit Esther Greenëood. Ajo tha se shkencëtarëve iu mungojnë disa informacione, por studimet tregojnë nivele të mëdha të ndotjes në ujin e pijshëm. Sipas saj, shifrat mund të jenë edhe më të larta.

Në këtë studim u përfshi gjithashtu edhe ndotja e ujit për shkaqe natyrore, siç është morfologjia e tokës. Kjo ndodh, për shembull, në 80% të rasteve të kontaminimit me arsenik. Megjithatë, në raste të tjera, uji është i ndotur nga kimikatet e lëshuara në aktivitetet tregtare dhe industriale.

Problemi sa vjen e përkeqësohet në vendet më të varfra

Shifrat e mbledhura deri më tani janë një "këmbanë" alarmi për 2/3 e popullsisë me të ardhura të mesme dhe të ulëta. Sipas hulumtimit, rreth 1.2 miliardë njerëz në vendet aziatike (Indi, Pakistan, Afganistan, Bangladesh, Butan, Iran, Maldive, Nepal, Sri Lanka) janë të detyruar të pijnë ujë të ndotur. Akoma më dramatike janë përmasat e problemit në Afrikën Sub-Sahariane, ku 80% e popullsisë nuk ka akses në ujë të pijshëm të pastër. Mungesa vërehen edhe në Oqeani, me përjashtim të Australisë dhe Zelandës së Re.

Siç shpjegon Esther Greenëood, studiuesit morën parasysh të dhënat e mëparshme nga OBSH dhe UNESCO-s.

“Këto të dhëna mblidhen, si rregull, çdo 5 ose 10 vjet. Kur flasim për ‘qasje të sigurt’ në ujin e pijshëm ka një problem. Duhet të bëjmë analiza të vazhdueshme për në ujin e pijshëm, pasi një ditë mund të marrim rezultatin se mund të konsumohet, por një dite tjetër, mund të rezultojë se është i kontaminuar”, tha ajo.

Një nga baketeret më të shpeshta të hasur në ujë janë E.coli (Escherichia Coli), i cili nëse konsumohet nga të rriturit e ndjeshëm nga uji i kontaminuar ose ngrënia e ushqimit të kontaminuar zakonisht ka simptoma të lehta, të cilat zhduken shpejt. Megjithatë, për fëmijët e vegjël, të moshuarit ose personat me probleme të tjera shëndetësore, infeksioni mund të shkaktojë komplikime serioze, madje edhe në dështim të veshkave.

*Escherichia coli është një bakter, fakultativ anaerobik, në formë shufre, që gjendet zakonisht në zorrët e organizmave me gjak të ngrohtë. Ky bakter shkakton infeksion të traktit urinar, infeksion abdominal dhe legenit, pneumoni, bakteremi dhe meningjit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB