
ANTARKTIDË- Për jetën e egër në Antarktidë, ekspozimi ndaj rrezeve të dëmshme të Diellit është rritur gjatë viteve të fundit. Një vrimë në shtresën e ozonit po u rrezikon jetën kafshëve të egra. Studimi i publikuar në revistën "Global Change Biology", kafshët po ekspozohen ndaj rrezatimit të dëmshëm të rrezeve "UV" të diellit. Nëse trupi u mbrohet nga gëzofi, problem janë sytë që po i vuajnë të gjitha pasojat.
Disa lloje të rrezatimit ultravjollcë nga Dielli, të quajtura rrezet UV-B, rrisin rrezikun e kancerit të lëkurës dhe kataraktave tek njerëzit, por studiuesit nuk e dinë ende nëse e njëjta gjë vlen edhe për gjitarët dhe zogjtë e Antarktidës.
Ekzistojnë gjithashtu prova se krijesat detare të vogla, të cilat janë themeli i zinxhirit ushqimor të Antarktikut - lëvizin më thellë në oqean për të shmangur rrezet UV. Por mund të ndikojnë te mënyra e ushqimit tek balenat, fokat, pinguinët, por edhe tek zogjtë që ushqehen me to./ZËRI