
FRANCË-Seanca e parë stërvitore e triatlonit e programuar për sot në lumin Sena në Paris është anuluar për shkak të ndotjes, bënë të ditur organizatorët e Lojërave Olimpike. The Guardian shkruan se më shumë se një muaj para fillimit të Lojërave Olimpike 2024 të planifikuara për në Paris, rruga ujore për garë kishte nivele shumë të larta të “Escherichia coli”, “enterokokëve” dhe “acidit trifluoroacetik”.
Pas një mbledhjeje të zhvilluar sot midis organizatorëve të olimpiadës dhe federatës botërore të triatlonit u vendos që stërvitja e sotme të anulohej dhe mbeten me shpresën që ujërat të pastrohen deri më 30 korrik, kur nis gara e triatlonit. Në të kundërt, konkurrimi do të jetë dygarësh, me vrapim e çiklizëm. Organizatorët kanë konfirmuar se do të marrin një vendim, megjithatë këmbëngulën se prioriteti ishte "shëndeti i atletëve".
Triatloni është konkurrim trigarësh, ku atletët konkurrojnë në gara vrapimi, çiklizmi dhe noti dhe gara e notit është e programuar të zhvillohet pikërisht në Senë. Autoritetet franceze kanë investuar 1.4 miliardë euro (1.5 miliardë dollarë) gjatë dekadës së fundit për të pastruar Senën./ZËRI