
DURRËS- Plehrat kanë mbuluar Kepin e Rodonit. Siç duket edhe nga pamjet që ka siguruar ZËRI, e gjithë zona e kalasë dhe e plazhit është e mbushur me shishe plastike dhe me mbeturina që kanë lënë pas vizitorët. Prej vitesh tashmë, Kepi i Rodonit ose i njohur ndryshe edhe si "Kepi i Skënderbeut", pasi kalaja është ndërtuar nga Skënderbeu në 1463, është kthyer në një atraksion për shqiptarët dhe turistët e huaj.
Megjithatë pas janë lënë vetëm mbetjet, si shenjë e mungesës së kulturës për këtë trashëgimni që duhet ruajtur. Nga ana tjetër, edhe pushteti lokal nuk është se ndihmon në eliminimin e këtij fenomeni, pasi në video duket se nuk ka një asnjë cep kosha për pushuesit. Le të jetë kjo video si një kujtesë që të kujdesemi më shumë për natyrën dhe historinë tonë!/ZËRI