Energji & Mjedis

Gjuetia e paligjshme në Nartë, rrezik për shpendët e rrallë

Një nga pasojat kryesore të gjuetisë së paligjshme është largimi i shpendëve të rrallë, si pelikanët, të cilët gjejnë strehim në këtë zonë.

M.M
Gjuetia e paligjshme në Nartë, rrezik për shpendët e
Gëzhojat e armëve të gjuetisë

VLORË- Gjuetia e paligjshme në lagunën e Nartës, Vlorë, vijon të jetë një problem serioz për ekosistemin e zonës. Në gjithë territorin e lagunës janë të shpërndara gëzhojat e lëna pas nga personat që vrasin shpend të ndryshëm, pavarësisht se zona është e mbrojtur. Sipas specialistëve, kjo situatë ka krijuar shqetësime të mëdha, pasi po dëmtohet habitati natyror i shpendëve.

Një nga pasojat kryesore të gjuetisë së paligjshme është largimi i shpendëve të rrallë, si pelikanët dhe flamingot, të cilët gjejnë strehim në këtë zonë. Specialistët bëjnë thirrje për marrjen e masave të menjëhershme për të ndaluar këtë aktivitet të paligjshëm dhe për të mbrojtur faunën e lagunës.

Ligji për gjuetinë:

Pezullimi i përdorimit të zonave të gjuetisë dhe pezullimi i gjuetisë në zonat e mbarështimit të faunës së egër

1. Përdorimi i zonave të gjuetisë, të dhëna për këtë qëllim nëpërmjet ofertës publike, sipas legjislacionit në fuqi për gjuetinë, pezullohet.

2. Kontratat për mbarështimin e faunës së egër janë të vlefshme, por edhe në këto zona, ku mbarështohet fauna e egër, nuk mund të ushtrohet gjuetia deri në afatin e zbatimit të këtij ligji.

 

Poll

MOS HUMB