TIRANË- Grimcat e ndotjes së ajrit kontribuan në rreth 239,000 vdekje në Evropë, por barra u ndje më shumë në disa pjesë të kontinentit se në të tjerat. Sipas Euroneës, ndotja e ajrit është e lidhur me kancerin e mushkërive, sëmundjet e zemrës dhe të frymëmarrjes, goditjet në tru, defektet e lindjes dhe në shumë sëmundje të tjera.
Të gjitha vendet e BE-së aktualisht raportojnë nivele të dioksidit të azotit mbi nivelet e rekomanduara, por disa janë më të prekura nga ndotja e ajrit se të tjerët. Sipas një raporti të fundit nga Komisioni Evropian dhe Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), Evropa Qendrore dhe Lindore kanë shkallën më të lartë të vdekjeve të lidhura me ndotjen.
Vendi në krye të listës është "zënë" nga Maqedonia e Veriut, e pasur nga Serbia, e ndjekur nga afër nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Bullgaria.
Ndotja e ajrit mund të jetë kërcënimi kryesor i shëndetit mjedisor me të cilin përballet Evropa, por ka tendencë të mbivendoset me faktorë të tjerë, si mungesa e hapësirës së gjelbër, ndotja akustike dhe nxehtësia ekstreme, të cilat kanë ndikim në shëndetin e njeriut.
Disa vende po ndërmarrin hapa për të frenuar nivelet e ndotjes, duke përfshirë Danimarkën, e cila mund të bëhet vendi i parë në botë që do të vendosë një taksë karboni për blegtorinë në vitin 2030./ZËRI