Energji & Mjedis

73 milionë euro për 7 km/ Projekti i ri për rrugën Kashar-Vaqarr nis në 2025

Segmenti nga Kashari në Nyjën e Vaqarrit është pjesë e Bypassit të Tiranës. Ai kalon në gjurmën Kashar-Vaqarr dhe përfundon në Mullet.

f.g
73 milionë euro për 7 km/ Projekti i ri për rrugën
Foto ilustrueses

TIRANE- 73 milionë euro ose 7.3 miliardë lekë, kjo është kostoja e segmentit më të ri rrugor që pritet të ndërtohet në vitin e ardhshëm. Bëhet fjalë për ndërtimin e segmentit rrugor nga Kashari në Vaqarr dhe ky pritet të jetë investimi më i madh publik që do të kryhet tashmë. Në listën e investimeve, pritet që qeveria të paguajë 14.6 milionë në vitin e parë, 22 milionë euro në 2026 dhe 22 milionë të tjera në vitin 2027.

Segmenti nga Kashari në Nyjën e Vaqarrit është pjesë e Bypassit të Tiranës. Ai kalon në gjurmën Kashar-Vaqarr dhe përfundon në Mullet.

Kjo rrugë pritet gjithashtu të lidhet me autostradën e kaltër. Segmenti do të ketë një gjatë prej 7 kilometrash, ndërkohë që ende nuk është bërë përzgjedhja e kompanisë apo bashkimit të kompanive që do të merret me ndërtimin e saj dhe më pas mirëmbajtjen./ZËRI

Poll

MOS HUMB