Ekonomi

Treguesi i besimit në ekonomi u përmirësua në tetor, i shtyrë nga industria, tregtia dhe ndërtimi

Treguesi i besimit në ndërtim u rrit me 2.4 pikë përqindje në muajin tetor.

Redaksia Zëri
Treguesi i besimit në ekonomi u përmirësua në tetor, i
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Treguesi i ndjesisë ekonomike iu kthye rritjes në tetor, pas dy muajsh radhazi në rënie. Sipas Bankës së Shqipërisë, ky tregues shënoi rritje me 1.9 pikë.

Niveli i tij qëndron rreth 9 pikë mbi mesataren historike. Rritja e treguesit të ndjesisë ekonomike në tetor u ndikua nga rritja e besimit në sektorin e tregtisë, industrisë dhe ndërtimit. Nga ana tjetër, treguesit e besimit në sektorin e shërbimeve dhe atë konsumator shënuan rënie krahasuar me një muaj më parë.

Treguesi i besimit të industrisë u rrit me rreth 6 pikë përqindje në muajin tetor, duke kompensuar pjesërisht rënien e fortë të dy muajve të kaluar. Niveli i tij u ngjit përsëri mbi mesataren historike me rreth 1 pikë përqindjeje. Rritja u përcaktua nga vlerësimet e përmirësuara për kontratat porositëse të bizneseve nga eksportet.

Gjithashtu, bizneset dhanë vlerësime më të mira edhe për prodhimin industrial aktual. Pritjet për çmimet dhe punësimin në të ardhmen kanë shënuar rritje krahasuar me muajin e kaluar.

Treguesi i besimit në ndërtim u rrit me 2.4 pikë përqindje në muajin tetor. Ky tregues qëndron rreth 15 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë. Rritja për tetorin u përcaktua nga të dy komponentët përbërës, vlerësimet për aktivitetin aktual ndërtues, si dhe niveli i porosive të reja.

Treguesi i besimit në tregti regjistroi rritje me 7 pikë përqindje në muajin tetor. Niveli i këtij treguesi qëndron aktualisht rreth 11 pikë përqindje mbi mesataren historike. Besimi në tregti u ndikua në kahun rritës si nga vlerësimet më të mira për ecurinë e biznesit aktual, ashtu edhe nga pritjet për nivelin e punësimit në të ardhmen. Pritjet për çmimet në të ardhmen u vlerësuan në rritje nga bizneset e këtij sektori.

Treguesi i besimit në shërbime shënoi rënie me 2 pikë përqindje në muajin tetor. Megjithatë, niveli i tij aktualisht qëndron mbi 15 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rënia për tetorin u përcaktua kryesisht nga balancat më pak pozitive të ecurisë aktuale të aktivitetit të tyre dhe nivelit aktual të kërkesës. Bizneset kanë rishikuar për poshtë ecurinë e pritur të çmimeve në të ardhmen.

Treguesi i besimit konsumator regjistroi një rënie të lehtë me 1 pikë përqindje. Ky nivel është 0.3 pikë përqindje mbi mesataren historike. Konsumatorët vlerësuan me rënie si situatën ekonomike të vendit, ashtu edhe gjendjen e tyre financiare në të ardhmen.

Treguesi i besimit në ekonomi u përmirësua në tetor, i

Treguesi i besimit në ekonomi u përmirësua në tetor, i

Vlerësimi i tyre për blerjet në shuma të mëdha, aktuale dhe në të ardhmen, gjithashtu ranë në muajin tetor. Pritjet për nivelin e përgjithshëm të çmimeve në të ardhmen janë rishikuar për lart./Monitor

Poll

MOS HUMB