Ekonomi

Shtrenjtohen banesat, çmimet priten të rriten deri në 15%

Sipas një studimi të fundit nga “Fitch Rating”, çmimet e banesave priten që të rriten nga 2% deri në 15% në shumë shtete.

I.F
Shtrenjtohen banesat, çmimet priten të rriten deri në 15%
Tiranë

TIRANË- Çmimet globale të banesave priten të rriten gjatë dy viteve të ardhshme. Sipas një studimi të fundit nga “Fitch Rating”, çmimet e banesave priten që të rriten nga 2% deri në 15% në shumë shtete. “Euronews” përmes një artikulli ka publikuar që edhe në Shqipëri pritet që të rriten çmimet në kryeqytet dhe në zonat bregdetare.

Çmimet e apartamenteve në Tiranë u rritën me 6% në vitin 2015 dhe në vitin 2022 me 17%. Po ashtu, gjatë vitit të kaluar çmimi mesatar për m2, në të gjitha qytetet kryesore u rrit nga 1000 lekë deri 10 000 lekë. Madje në zona të ndryshme të Tiranës apo në qytetet bregdetare, luhatja ka shkuar edhe përtej çmimit maksimal.

Lejet e dhëna për ndërtim, rrugët e reja dhe kërkesa për të blerë prona, janë arsye, që për agjencitë imobiliare do të vazhdojnë të ushtrojnë presion për rritje të çmimeve. Ndërkohë, për ndërtuesit shtrenjtimi i çmimit të banesave lidhet me detyrimet që ata kanë për taksat, çmimet e referencave dhe kostot e materialeve e punëtorëve. /ZËRI

Poll

MOS HUMB