
TIRANE- INSTAT, (Instituti i Statistikave) ka analizuar shifrat e Agjencisë Evropiane të Statistikave, që ka marrë në shqyrtim normën e qytetarëve me arsim të lartë në Evropë përfshirë dhe Shqipërinë. Në vendin tonë, vetëm 20% e popullsisë mbi 25 vjeç ka mundur të sigurojë një diplomë të arsimit të lartë, ndërsa pjesa tjetër rezultojnë me arsim të mesëm apo 8 dhe 9-vjeçar.
Nga tabela e "Scan Intel", shihet se rreth 21% e femrave mbi 25 vjeç janë me arsim të lartë ndërkohë meshkujtë janë në masën e 18.3%.
Shqipëria renditet e fundit në listën e vendeve me arsim të lartë, ku rreth 37.1% e grave në BE janë të arsimuara, krahasuar me 21% të vendin tonë.
Irlanda, Suedia dhe Lituania janë tre vendet me normën më të lartë të femrave me diplomë në Europë, me shifrat 57.2%. 56.3% dhe 54.1%.
Shqipëria është e treta nga fundi për meshkujtë me arsim të lartë, ku lëmë pas Rumaninë dhe Italinë.Sipas shifrave të ‘Institutit të Statistikave’ 41.9% e meshkujve në vendin tonë kanë arsim fillor, ndërsa 39.9% kanë arsim të mesëm. Sa i përket femrave, janë 51.4% me arsim fillor dhe 27.3% me arsim të mesëm./Zëri.ai