Bota

SHBA “pushtohet” nga emigrantët, Biden: Do të mbyllja kufirin me Meksikën

Kalimet e emigrantëve shpesh i kalojnë 10,000 në ditë.

f.t
SHBA “pushtohet” nga emigrantët, Biden: Do të mbyllja
FOTO ILUSTRUESE

SHBA- Joe Biden ka thënë se do të mbyllte "tani" kufirin SHBA-Meksikë nëse Kongresi ia jepte pushtetin duke miratuar një projekt-ligj gjithëpërfshirës të imigracionit.

Planet e Biden, të zbuluara të premten, do t'i jepnin Departamentit të Sigurisë Kombëtare fuqinë për të mbyllur kufirin nëse kalimet e paligjshme i kalonin 4,000 brenda një dite dhe do ta urdhëronin atë që ta bënte këtë nëse shifra kalonte 5,000. Vetëm portet legale të hyrjes, me staf nga doganat dhe mbrojtja kufitare e SHBA, do të mbeten të hapura. 

President i SHBA-së mori detyrën duke u zotuar të menaxhojë kufirin në një mënyrë me humane. Por administrata e tij është përballur me realitetet dhe sfidat e ashpra në  kufirin me Meksikë. 

Kalimet e emigrantëve shpesh i kalojnë 10,000 në ditë. Shifrat zyrtare të lëshuara nga zyrtarët kufitarë treguan se një rekord prej 302,034 emigrantësh u përpoqën të kalonin kufirin muajin e kaluar./ZËRI

Poll

MOS HUMB