Ekonomi

Rritet sërish çmimi i karburantit

Kujtojmë se Bordi i Transparencës u shfuqizua në datën 7 qershor, ndërsa vendimi i tij i fundit i përket datës 26 maj, ku çmimi tavan i tregtimit me pakicë të naftës ishte 176 lekë, dhe i benzinës 179 lekë.

r.d
Rritet sërish çmimi i karburantit
Çmimet e hidrokarbureve

TIRANË- Pas shkrirjes së Bordit të Transparencës është rritur për të disatën herë çmimi i karburantit në vend.

Sot në pikat e furnizimit me pakicë, 1 litër naftë është shitur 214 lekë, ndërsa benzina 216 lekë për litër. 

Ndërkohë çmimi i gazit është 58 lekë për litër.

Nga fotot e siguruara nga LSA, shihet qe çmimi i karburanteve ndryshon në varësi të pikave.

Kujtojmë, se Bordi i Transparencës u shfuqizua në datën 7 qershor, ndërsa vendimi i tij i fundit i përket datës 26 maj, ku çmimi tavan i tregtimit me pakicë të naftës ishte 176 lekë, dhe i benzinës 179 lekë.

 

Poll

MOS HUMB