Ekonomi

RAPORTI- Mungesa e parave, pronarët dhe konfliktet në familje, shqiptarët të pasigurtë për strehimin

Shqipëria renditet e 5-ta në Europë, me 20% të të rriturve që ndihen të pasigurt për strehimin e tyre.

Redaksia Zëri
RAPORTI- Mungesa e parave, pronarët dhe konfliktet në familje,
Foto ilustruese

TIRANË- Një raport i fundit mbi pronën, e liston Shqipërinë si një nga vendet me pasiguri të lartë mbi pronësinë. Konkretisht, Shqipëria renditet e 5-ta në Europë, me 20% të të rriturve që ndihen të pasigurt për strehimin e tyre.

Anketa, tregon se arsyeja më e përhapur e kësaj pasigurie është mungesa e parave, 8% ndjekur nga mundësia e largimit nga pronari i shtëpisë me 7%. 4% janë të pasigurtë për shkak të marrëdhënive konfliktuale familjare dhe 4% kanë shqetësimin e konfiskimit të pronës nga autoritetet.

Shqipëria ka pasigurinë më të lartë në rajon.

RAPORTI- Mungesa e parave, pronarët dhe konfliktet në familje,

Në të gjithë kontinentin, Mbretërinë e Bashkuar, Turqia dhe Greqia kryesojnë listën si vende me nivele të pasigurisë mbi 35%.

Perceptimet më të ulëta të pasigurisë janë vërejtur në Lituani (6%), e ndjekur nga Bullgaria dhe Moldavia, të dyja me 7%. Ndërkohë, kjo shifër është 8% në Poloni, 11% në Itali dhe 12% në Hungari dhe Kroaci.

Raporti gjen se nga 2020-a në 2024-n pasiguria mbi pronën është reduktuar dhe globalisht, burrat janë më të pasigurtë 24% se sa gratë 23%. Shifrat përmbysen kur ndarja bëhet sipas ekonomive dhe sa më i varfër të jetë një vend, aq më pak garanci ka një grua për strehim.

Në rang global, humbja e të drejtës së pronës nga një divorc është shqetësim më i madh se mungesa e parave, 33% me 27%./GazetaSi

Poll

MOS HUMB