Ekonomi

Raporti i KLSH për rrugët: Vlerësimi i tenderave s’ka nxitur konkurrencë, para për punime të pakryera

Ndërkohë duke kaluar nga vlerësimi tek zbatimi i kontratave audituesit kanë shprehur rezerva për mënyrën sesi janë bërë pagesat në disa raste duke dërguar tek sipërmarrësit para për punime të pakryera.

Redaksia Zëri
Raporti i KLSH për rrugët: Vlerësimi i tenderave s’ka
Foto ilustruese

Metodat e vlerësimit për procedura të ndryshme prokurimi të lidhura me ndërhyrje në akse rrugore sipas praktikës “me çelësa në dorë” apo edhe të tjera nuk kanë nxitur konkurrencë për të shtuar interesin e më shumë operatorëve pjesëmarrës. Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) publikoi së fundmi në auditim të kryer pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar duke vënë në dukje se vlerësimet nuk kanë arritur të sigurojnë përdorimin me efikasitet të parasë publike.

Ky i fundit sheh si problem jo të vogël çështjen e detyrimeve të prapambetura që akumulohet si efekt i vendimit të gjykatave. “Nga dokumentacioni i vënë në dispozicion për periudhën objekt auditimi, duke ju referuar vendimeve të Gjykatave, ARRSH rezulton të jetë palë debitore në 18 raste me subjekte të ndryshme në vlerën 373,116,044 lekë. Në dy nga këto raste, nga ana e debitorëve është vendosur urdhër sekuestro në llogaritë e Thesarit me vlerën 41,942,661 lekë” thuhet në dokument.

Ndërkohë duke kaluar nga vlerësimi tek zbatimi i kontratave audituesit kanë shprehur rezerva për mënyrën sesi janë bërë pagesat në disa raste duke dërguar tek sipërmarrësit para për punime të pakryera.

Më gjerësisht raporti ndalet në dy akse të rëndësishme ku është investuar duke shprehur rezerva në disa aspekte. Investimi i parë është ai “Ndërtim rruga mbikalimi TEG dhe rrugët lidhëse të tij. KLSH konstaton se verifikimi i kryer në terren në prezencë të përfaqësuesve shtetërorë të KLSH dhe Konsulentit (supervizori i punimeve) rezultuan se janë përfshirë në librezat e masave volume pune të pakryera në fakt në vlerën prej 12,131,741 lekë pa TVSH.

Ndërkohë lidhur me projektin e Unazës, pjesa “Rehabilitimi i Segmentit Rrugor Mbikalimi Pallati me Shigjeta – Rreth rrotullimi Shqiponja Loti1 nga dokumentet e vëna në dispozicion por edhe nga verifikimi në terren rezultuan se janë përfshirë në librezat e masave volume pune të pakryera në fakt në vlerën prej 8,490,090 lekë pa TVSH. Marrë nga Monitor 

Poll

MOS HUMB