Ekonomi

Nxitoni...Banka e Shqipërisë vendos afat për kartëmonedhat e vjetra të lekut

Vendimi është marrë në mbeldhjen e kësaj të marte të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

E.K
Nxitoni...Banka e Shqipërisë vendos afat për kartëmonedhat e
Foto ilustruese

TIRANË- 31 dhjetori është afati i fundit që Banka e Shqipërisë u ka lënë të gjithë qytetarëve që kanë ende kartmonedha të emetuara gjatë viteve 90’ për ti këmbyer në bankat e nivelit të dytë, pasi në janar 2024 ato do të jenë të pavlefshme. Vendimi është marrë në mbeldhjen e kësaj të marte të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Lekët që do të dalin të pavlefshëm nga janari i vitit 2024:

100 Lekë, emetim i viteve 1993, 1994, 1996, imazhi i Luftëtarit Kombëtar;

100 Lekë, emetim i vitit 1996, imazhi i Fan S. Nolit;

200 Lekë, emetim i viteve 1992, 1994, 1996, imazhi i Ismail Qemalit;

500 Lekë, emetim i viteve 1991,1992,1993,1996,1997, imazhi i vajzës me lule dielli;

500 Lekë, emetim i viteve 1992, 1994, 1996, imazhi i Naim Frashërit;

1000 Lekë, emetim i viteve 1992,1994,1995,1996, imazhi i Skënderbeut./ZËRI

Poll

MOS HUMB