Ekonomi

Nga 1 Tetori do të bëhet indeksimi i pensioneve, rritja që përfitojnë të moshuarit

Indeksimi i pensioneve në fakt ishte paralajmëruar që në pranverën e këtij viti nga ministrja e shkarkuar Delina Ibrahimaj.

E.K
Nga 1 Tetori do të bëhet indeksimi i pensioneve, rritja që
Indeksimi i pensioneve

TIRANË- Nga data 1 Tetor do të bëhet indeksimi i pensioneve, në shifrën e 8.6%. Një rritje kjo që sipas deputetit socialist Erion Braçe do të mbulojë plotësisht normën e rritjes së inflacionit dhe se do të sjellë për 3 muajt në vijim 32 milionë dollarë më shumë në xhepat e të moshuarve.

“Që nga 1 tetori, e gjithë masa e pensionistëve do të marrin rritje 8.6 %, që mbulon plotësisht normën e rritjes së inflacionit. Do të sjellë për 3 muajt në vijim 32 milionë dollar më shumë në xhepat e tyre.

Ndërkohë që kjo rritje për vitin e ardhshëm do të transferohet tek pensionistët 121 mln dollarë, kjo është fatura e plotë. Nga dhjetori që shkoi deri në 1 tetor janë 11.7 mln lekë më tepër që janë transferuar në buxhetet e tyre, që do t’i shtohet edhe bonusi i dhjetorit.

Janë para por që nuk mjaftojnë, pensionistët meritojnë jo rritje të copëzuar por unike”, deklaroi Braçe në Kuvend.

Indeksimi i pensioneve në fakt ishte paralajmëruar që në pranverën e këtij viti nga ministrja e shkarkuar Delina Ibrahimaj.

Po nga Kuvendi deputeti Erion Braçe kërkoi finalizimin sa më parë të një marrëveshje me Greqinë, për njohjen e sigurimeve shoqërore, nga e cila do të përfitonin të paktën 500 mijë emigrant shqiptarë që jetojnë dhe punojnë atje.

“Sa kohë kanë punuar ligjshëm dhe kanë paguar sigurime shoqërore atje. Vetëm nga Greqia duhet të përfitojnë 500 mijë shqiptarë, brenda tyre 200 mijë janë larguar në drejtim të Anglisë, Gjermanisë, Suedisë, Kanadasë, Amerikës dhe Anglisë. Secili prej tyre ka kontribuar në Greqi me sigurime dhe duhet të jenë pjesë e një marrëveshje që garanton pagesën e sigurimeve edhe për ta.

Deri më sot të gjitha qeveritë i kanë lënë barrën kësaj qeverie, e cila ka kryer dy cikle diskutimi por nuk është në negociata. Sepse vendi ynë fqinj që është në BE ende nuk bie dakord me qeverinë shqiptare për të negociuar një marrëveshje për sigurimet shoqërore.

Kjo nuk është një çështje e marrëdhënieve bilaterale, por është një çështje drejtësie për të gjithë ata shqiptarë që kanë kontribuar në Greqi. Është një çështje e drejtësisë sociale që një vend i BE si Greqia duhet ta garantojë për punëtorët shqiptarë. Unë mendoj se këta shqiptarë e meritojnë këtë marrëveshje me Greqinë, kjo do jetë një përfitim legal edhe për shtetasin Fredi Beleri. Edhe ai ka punuar në Greqi në punë të ndryshme, po flas për punë të ligjshme, jo për ato që ka bërë në errësirë në Greqi”, tha nder të tjera Braçe.

Poll

MOS HUMB