Ekonomi

Çmimi i banesave u dyfishua në 20 vite në Tiranë

Në vitin 2003, një apartament në Tiranë mund të blihej për 600 euro/m2. Sot cmimi mesatar ka mbërritur në 1200 euro.

F.m
Çmimi i banesave u dyfishua në 20 vite në Tiranë
Ndërtime

TIRANË- Në 20 vitet e fundit, vlera e pronës është dyfishuar në kryeqytet. Në vitin 2003, një apartament në Tiranë mund të blihej për 600 euro/m2. Në vitin 2019, cmimi mesatar i shitjes së pronës në kryeqytet arriti në 1000 euro m2 dhe me vrullin e madh të ndërtimeve dhe ofertës së lartë në treg, sot cmimi mesatar ka mbërritur në 1200 euro.

Agron Haxhimali, nga instituti për bashkitë e Shqipërisë, i ftuar në emisionin Money në Euronews Albania tha se është rritur çmimi i referencës në Bashkinë Tiranë dhe jo në qarqet e tjera.

“Qytetarët e bashkisë Tiranë, jo të qarkut, dhe jo të bashkive të tjera, do t’i nënshtrohen zbatimit të VKM që ka propozuar ndryshimin e cmimeve kadastrale në 5 njësi adminsitrative. Kjo do të thotë se çmimi i referencës në këto zona është rritur,”- tha ai.

Zhvendosja e popullsisë drejt Tiranës, mundësitë dhe zhvillimi i tregut, kanë prodhuar një realitet të ri demografik, me rreth 1/3 e banorëve të vendit, të cilët punojnë dhe paguajnë taksa e kontribute në kryeqytet. Shumë prej tyre janë pronarë banesash dhe shumë të tjerë, paguajnë qira, e bashkë me to edhe faturat mujore për pronën ku janë strehuar. Taksa e pasurisë së paluajtshme prek edhe njësi të tjera përveç banesave. Shtrirja e saj është kombëtare, por Tirana mban peshën më të madhe në të ardhurat që vjel, të ardhura këto që ndër vite janë rritur në mënyrë të moderuar.

Marrë nga Euronews

Poll

MOS HUMB