Politikë

“Mbylle gojën o gore”, Bardhi shpërthen ndaj Braçes dhe Kodhelit: Ju trajton Rama si dele, o ti zonja radari…

Ndërsa deputetët kërkojnë interpelancë me të, kryeministri Edi Rama edhe sot nuk merr pjesë në seancën në Kuvend

E.K
“Mbylle gojën o gore”, Bardhi shpërthen ndaj Braçes
Erion Brace dhe Gazment Bardhi

TIRANË- Ka nisur me debate seanca e sotme në Kuvend, për shkak se kryetarja e parlamentit Lindita Nikolla, ka refuzuar kërkesën e opozitës për interpelancë me kryeministrin Edi Rama, pasi Florian Coldea, ish-këshilltar i tij është nën hetim për korrupsion dhe trafik droge në Rumani. Bardhi tha se Coldea është paguar çdo muaj 7 mijë euro për të këshilluar Ramën, dhe për këtë nuk bën asnjëlloj transparence. Gjatë fjalës së tij, Bardhi u përplas dhe me deputetët socialistë, të cilët ndërhynë nga vendi. Mes tyre ishin deputetët Erion Braçe dhe Mimi Kodheli, ndërsa Bledi Çuçi kërkoi marrjen e masave për Bardhin, për shkak të fjalorit të përdorur prej tij, në drejtim të socialistëve.  

Pjesë nga fjala e Bardhit:

Për çfarë e ka këshilluar Coldea Edi Ramën? Për çfarë i kanë paguar 7 mijë euro shqiptarët këtij personi çdo muaj? A ke një përgjigje për këtë? Mos e ul kokën, thuaje mo thuaje për çfarë e ka këshilluar? Si të lejojë trafikun ndërkombëtar të drogës, për çfarë i ka shpenzuar lekët e shqiptarëve për një person të lidhur me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës.

Ndëryhyn ti, ti që vrave dje një qytetar në dyert e SPAK-ut, ti mo ti që je zëdhënës i korrupsionit dhe krimit të organizuar.  Mbylle gojën mor gore, mbylle gojën. Cilin fjalor përdora unë zonja radari (i drejtohet Mimi Kodhelit). Të vijë këtu dhe të përballet me opozitën, dhe të thojë po e kisha këshilltar në këtë fushë, të më thotë zonja se për çfarë veprimtarie e ka këshilluar Coldea Edi Ramën. Ju ka sjellë të gjithëve ju këtu si dele, dhe ju trajton ashtu.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB