
TIRANË- Shërbimi i pullave fiskale do të kryhet nga shteti duke nisur nga janari i vitit 2025. Ministri i Financave Ervin Mete në Komisionin e Ligjeve tha se qeveria nuk do ta rinovojë koncesionin për prodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale. Procesi shtoi Mete do të kryhet nga një person i autorizuar nga Këshilli i Ministrave dhe shërbimi do të ofrohet me kosto më të ulëta.
“Deri në vitin 2012 pullat janë prodhuar nga një shoqëri aksionere që ishte shtypshkronja e letrave me vlerë. Është shtypshkronja e letrave me vlerë dhe përsëri aty do të shtypen. Ligji autorizon këshillin e ministrave që të përcaktojë personin juridik publik. Pra, shtypshkronja e letrave me vlerë do të jetë personi që do të prodhojë pullat fiskale. Aksionar i letrave me vlerë është Ministria e Financave. Në ligjin e akcizave ka qenë i përcaktuar në disa nene koncesionari i pullave por duke qenë se koncesioni mbaron në 31 dhjetor të këtij viti dhe do ti kalojë shtetit. Janë bërë ndryshimet në ligj që si koncesionari, si procedurat që lidhen me të, do hiqen nga ligji dhe theksohet që pullat fiskale janë tashmë monopol shtetëror dhe Këshilli i Ministrave do të autorizojë një person juridik publik për të prodhuar pullat fiskale. Është ngritur grupi i punës për të përcaktuar procesin e daljes, ka një bord për këtë proces”, tha Mete.
Sistemi i pullave fiskale ishte dhënë me koncesion që në vitin 2010kur në pushtet ishte Partia Demokratike. Afati i koncesionit duhet të përfundonte në vitin 2022, por kompania ngriti pretendime se nuk ishin përmbushur detyrime lidhur me pullat për produktet farmaceutike.
Në kushte të tilla, koncesioni u vendos të shtyhej përkohësisht dhe përfundon më 31 dhjetor të këtij viti. Vitin e kaluar qeveria shqiptare negocioi me kompaninëkoncesionare duke i kërkuar më pas kuvendit miratimin e një shtese kontrate ku i kërkonte kompanisë të hiqte dorë dhe sistemi ti kalonte në pronësi shtetit.