
TIRANË- Ashtu siç dhe ka paralajmëruar Kryeministri Edi Rama, Inteligjenca Artificiale do të përdoret edhe për realizimin e tenderave dhe për këtë është gati propjektligji në Kuvend. Ky i fundit u diskutua këtë të hënë në Komisionin e Ekonomisë, i cili u zhvillua online. E pranishme në komision, ministrja Elisa Spiropali u shpreh se ndryshimet në Prokurimin Publik do të shtojnë transparencën dhe do të ulin korrupsionin. Spiropali tha se të gjitha dokumentet do të gjenerohen automatikisht ndërmjet komunikimit të institucioneve. Një tjetër ndryshim i rëndësishëm sipas ministres, është fakti se shtohen masat për konfliktin e interesit edhe nëse kontrata ka nisur zbatimin.
Elisa Spiropali: Rritet transparenca dhe eficenca në procedurat e prokurimit. Projektligji synon përdorimin e digjitalizimit dhe zhvillimit teknologjik në disa elementë të procesit. Përllogaritja e fondit limit, vlerësimi i ofertave, apo studimi i tregut. Prezanton për herë të parë përdorimin e inteligjencës artificiale dhe proceseve të robotizuara në sistemin dinamik të blerjes dhe ankandit elektronik. Dokumentet do të gjenerohen automatikisht ndërmjet komunikimit të institucioneve. Ligji i ri shikon edhe konceptin e konfliktit të interesit, duke parashikuar marrjen e masave edhe gjatë zbatimit të kontratës, deri tani nuk ka qenë në ligj. Kur nuk deklarohen pronarët përfitues s’kualifikohet.
Ncdërkohë një tjetër socialist, deputetit Erion Braçe pyeti relatorët dhe përfaqësuesit e Agjencisë së Prokururoimit Publik nëse është bërë “një rregullim që i jep fund pjesëmarrjes së kompanive në tendera me 1 ose 2 punëtor, dhe që janë gjobëvënës sepse nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë punë. Por ndodh që fitojnë edhe gara”?
E pranishme në Komisionin e Ekonomisë, drejtuesja e APP, Reida Kashta tregoi se pjesëmarrja në garë do të jetë me pagesë, ndërsa ndryshime janë bërë dhe në shqyrtimin e ankesave.
Reida Kashta: Pagesa do vendoset kur sistemi i ri do të jetë në funksion. Kemi bërë një studim të kostove paraprake dhe ekzaktet dalin pasi të futet në fuqi sistemi. Pagesa do të aplikohet vetëm për të ofertuar në një garë të caktuar. Sistemi elektronik i shqyrtimit të ankesave është ngritur, por tani është vullnetar sepse ankesat bëhen edhe me shkresa. Me hyrjen në fuqi të ligjit do të bëhen vetëm online ankesat dhe kjo do të na ndihmojë të ndjekim më tej ecurinë e ankesës.
Po ashtu në ligjin që pritet të kalojë në Kuvend, pasqyrohen dhe rastet e kompanive offshore.
Aida Kashta: Nëse janë të regjistruar në vende offshore dhe nuk e kanë detyrim deklarimin e pronarëve përfitues, ne nuk mund ti s’kualifikojmë. Ne s’kualifikojmë vetëm operatorët që nuk deklarojnë pronarët sipas legjislacionit tone. Ofertat që janë më shumë se 25% të ulta se fondi limit, oferta konsiderohet anomalisht e ulët dhe nëse nuk argumentohet nga operatori, ndryshe ajo s’kualifikohet./ZËRI