Ekonomi

Hapet skema e subvencioneve, aplikimet nga 20 maji: Më shumë financim për tufat, por s’ka më naftë pa taksa

Skema me një buxhet fillestar prej 5.2 miliardë lekësh synon forcimin e sektorit bujqësor përmes zgjerimit të numrit të përfituesve dhe përafrimit gradual të tij me standardet e Bashkimit Evropian.

zh.ll
Hapet skema e subvencioneve, aplikimet nga 20 maji: Më shumë financim
foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Bujqësisë do të hapë aplikimet për subvencionet e miratuara nga qeveria, pas një vonese prej 1 muaji e gjysmë. Skema me një buxhet fillestar prej 5.2 miliardë lekësh synon forcimin e sektorit bujqësor përmes zgjerimit të numrit të përfituesve dhe përafrimit gradual të tij me standardet e Bashkimit Evropian.

Nga buxheti i përcaktuar:

-27 milionë lekë shkojnë për Skemën Kombëtare.

-25 milionë lekë për Skemën e Investimeve, ku 20 milionë euro i takojnë fermerëve që kanë fituar që në vitin 2025, por nga të cilët është dhënë vetëm 30% e paradhënies.

Megjithatë, nga AZHBR janë dhënë vetëm 30% e paradhënies, ose rreth 6 milionë euro. Për vitin 2026, buxheti për të njëjtat investime është tkurrur me 75%, dhe ministria e financave ka dhënë vetëm 5 milionë euro për fermerët që duan të zgjerohen.

Skemë Kombëtare e këtij viti, ndryshimet më të mëdha i ka pasqyruar në sektorin e blegtorisë duke përgjysmuar numrin e krerëve për të qenë përfitues, ku për herë të parë do të marrin mbështetje financiare edhe fermerët që rrisin derra.

Sipas skemës së re, numri i bagëtive që duhet të ketë një blegtor për të përfituar:

-12 mijë lekë për çdo krerë lopë do të marrin ata blegtorë që kanë tufa jo më të më të vogla se 5 bagëti (vjet ishte 10 mijë lekë për tufa jo më të vogla se 10 krerë);

-tek të imtat financimi është rritur nga 1200 lekë në 1.500 lekë për krerë për tufa jo më të vogla se 50 krerë (100 krerë që ka qenë me skemën e vjetër);

-për herë të parë financimi do ketë edhe për dosat në 7 mijë lekë për krerë, kush ka tufë jo më pak se 5 krerë;

-për bletarinë, financimi dyfishohet në 20 mijë lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 25 koshere (50 koshere që ka qenë detyrimi deri në vitin e kaluar).

Ndryshe nga një vit më parë, kësaj here fermerët nuk do të përfitojnë naftën falas, me pretendimin se lënda djegëse jo gjithmonë përdorej për traktorët që punojnë tokën. Ministria e Bujqësisë vlerësoi se kjo skemë nuk ka funksionuar plotësisht, dhe ka pasur abuzime.

Kjo skemë synon të mbështesë fermerët e vegjël, të rrisë efikasitetin e financimeve dhe të sigurojë përdorim më të drejtë të subvencioneve.

Aplikimet do të kryhen online, por fermerët do të mund të marrin asistencë pranë zyrave të Agropikave në të gjithë vendin, dhe ta kryejnë aplikimin për të marrë financim edhe fizikisht.

Poll

MOS HUMB